Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 30 September 2024Main stream

Ndihmojnë në rigjenerim dhe forcim, ja vajrat më të mirë për hidratimin e plotë të flokëve

By: I K
30 September 2024 at 21:57

Nëse keni flokë dëmtuar nga tharsja, pjastra, stresi, faktorët stinorë apo kimikatet e ndryshme e vetmja gjë që mund të bëni është kujdesi maksimal.

 

Për këtë ju duhet si gjithnjë të ktheni sytë nga produktet natyrale që shpesh gjenden jo më larg se kuzhina juaj.

Ekspertët rekomandojnë vajrat vegjetalë për hidratim dhe shëndet të plotë.

Vaji i susamit

Megjithëse mund të mos e keni dëgjusr shpesh, vaji i susamit është një mrekulli përsa i përket shëndetit të flokëve dhe jo vetëm.

Përmban shumë yndyrë dhe kjo e bën perfekt për të hidratuar mirë si skalpin e kokës duke parandaluar kështu edhe shfaqjen e zbokthit, por edhe për të rigjeneruar fijet e dëmtuara të flokëve.

Këtë vaj të pasur me antioksidantë, vitamina e minerale, mjafton ta masazhoni mbi kokë 1-2 orë para se të laheni dhe më pas të vazhdoni me procesin e larjes së flokëve si zakonisht.

Vaji i farës së linit

Një vaj shumë i pasur me omega-3 që ndihmon në rigjenerimin e flokëve të dëmtuar.

Fara gjithashtu përmban edhe vitaminë E, proteina dhe minerale të shumta të cilat e bëjnë një kurë të mirfilltë për çdo lloj floku.

Mjafton të lyeni pjesën e dëmtuar të flokëve me të ose të gjithë kokën para dushit të paktën dy herë në javë dhe pak nga pak do të shikoni ndryshime.

Vaji i bajames

Si për lëkurën ashtu dhe për flokët vaji i bajames është një mënyrë e mirë për të hidratuar flokët e thatë e të djegur.

Ky vaj i ndihmon flokët të kenë një pamje më të shkëlqyeshme dhe t’i ndjeni ata më të butë.

Mjafton ta përdorni disa herë në javë në formën e maskës siç shpjeguam më sipër e më pas t’i lani flokët si zakonisht.

Nëse keni vërtete flokë shumë të thatë mund ta vendosni në maja edhe pasi i thani flokët tuaj në sasi të vogla.

Vaji i kokosit

Vaji i kokosit është perfekt për të kuruar jo vetëm flokët tuaj, por edhe problemet dermatolpgjike që mund të keni me to.

Këtu futen problemet me skalpin, zbokthin, rënia e flokëve apo kruarja e kokës.

Përtej aromës së mirë ai funksionon si një hidratues natyral që depërton thellë në përbërjen e flokëve.

Lyeni pjesët problematike me këtë vaj lërebi të veprojë për 1 orë e më pas lani flokët si zakonisht./AgroWeb.org

The post Ndihmojnë në rigjenerim dhe forcim, ja vajrat më të mirë për hidratimin e plotë të flokëve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

FOTO/ Vajza e vetme e ish-kampionit të botës në F1 i jep fund beqarisë, Gina Shumaker martohet në vilën luksoze të familjes

By: GSH-al
30 September 2024 at 10:46

Gina Schumacher, vajza e ish-kampionit të botës në F1, Michael Schumacher, u martua me të dashurin e saj Iain Bethke në një ceremoni spektakolare të mbajtur në vilën e familjes në Majorca.gina_schumacher

Çifti shkëmbyen betimet të shtunën pasdite në rezidencën luksoze të nënës së Gina, Corina Schumacher, e blerë në vitin 2017 nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Vila familjare në Majorka
Vila familjare në Majorka

Pritja u ndoq nga anëtarët e ngushtë të familjes, duke përfshirë vëllain e Michael, Ralf Schumacher.

Gina Schumacher (1)

Gina, e veshur me një fustan të bardhë me dantella të stilit Boho, postoi një foto në Instagramin e saj, ku shfaqej duke u përqafuar me partnerin e saj të ri, tek shkruante: “Përgjithmonë po për ty, po për përgjithmonë”.

Gina dhe Iain, zyrtarizuan lidhjen e tyre pas gati shtatë vitesh lidhje. Pavarësisht raportimeve, nuk kishte asnjë konfirmim nëse babai i Gina, Michael Schumacher, ishte i pranishëm në dasmë.

Gina Schumacher (2)

Schumacher, i cili së fundmi festoi ditëlindjen e tij të 55-të, ka mbetur jashtë jetës publike që nga një aksidenti i rëndë me ski në dhjetor 2013 në Alpet Franceze.

schumacher

Gruaja e tij Corinna ofroi një pasqyrë të rrallë mbi gjendjen e burrit të saj në një dokumentar të Netflix në vitin 2021, tek shprehej: “Më mungon Michael çdo ditë. Por ai nuk më mungon vetëm mua. Janë fëmijët, familja, babai i tij, të gjithë rreth tij. Të gjithëve u mungon Michael, por Michael është këtu. Ndryshe, por ai është këtu dhe kjo na jep forcë. Ne jemi bashkë. Ne jetojmë së bashku në shtëpi.”

Gina Schumacher (1)

PANORAMASPORT.AL

The post FOTO/ Vajza e vetme e ish-kampionit të botës në F1 i jep fund beqarisë, Gina Shumaker martohet në vilën luksoze të familjes appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Before yesterdayMain stream

Përmirëson shëndetin e lëkurës, flokëve dhe jo vetëm! Mësoni disa nga përfitimet kryesore të aloe veras

By: I K
29 September 2024 at 09:08

Një prej përdorimeve më të fuqishme të Aloe Vera është si vaj esencial me veti të shkëlqyera për organizmin. Gjethet e kësaj bime dhe xheli në veçanti ofrojnë pjesën madhore të të gjithë vlerave ushqyese. Këto dy pjesë të bimës përdoren zakonisht për përgatitjen e këtij vaji.

 

Egjiptianët e lashtë e vlerësonin shumë bimën e Aloe Verës dhe e përdornin atë si një kurë kundër infeksioneve, acarimeve të lëkurës, djegieve etj. Ata e quanin Aloe Verën “bima e përjetësisë.” Ju këshillojmë të lexoni këtë artikull për më shumë detaje mbi vlerat e vajit esencial të Aloe Verës dhe si ta përgatisni atë.

Vlerat shëndetësore të vajit esencial të Aloe Verës

Vaji i Aloe Verës përmban shumë antioksidantë, vitamina C, E, B, allantoinë, proteina, minerale, polisakaride, enzima, amino acide dhe beta karoten.

1. Shëndeti i stomakut
Vaji i Aloe Verës ka shumë avantazhe kundër inflamacionit. Ai ndihmon në oksigjenimin e gjakut dhe ndihmon qelizat që të mbrojnë sistemin tretës. Ky vaj është me të vërtetë i dobishëm për të trajtuar sindromën e zorrës së irrituar, konstipacionin dhe refluksin acid.

2. Kundër shenjave të lëkurës
Ky vaj përshpejton procesin e shërimit të lëkurës dhe parandalon formimin e shenjave. Vaji i Aloe Verës gjithashtu mundet të shërojë zgjerimin e kapilarëve duke e mbajtur lëkurën të bukur dhe të shëndetshme.

4. Sistemi imunitar
Vaji i Aloe Verës përdoret për të mbajtur nën kontroll nivelet e glukozës në gjak dhe diabetin. Ai mundet të kurojë epilepsinë, azmën dhe osteoartritin duke forcuar sistemin imunitar e në të njëjtën kohë duke luftuar infeksionet. Ky lloj vaji lufton bakteret, mykun, virozat dhe inflamacionet.

4. Deodorant natyral
Vaji i Aloe Verës ka një aromë shumë të mirë, ndaj ju mund ta përdorni si një deodorant natyral për të larguar aromat e pakëndshme të trupit. Për më tepër, ky vaj mban nën kontroll problemet me djersitjen. Atë mund ta aplikoni si vaj duke lyer zonat që djersisin më shumë ose ta përdorni si spërkatës për të njëjtat arsye

5. Shëndeti i lëkurës dhe i flokëve
Vaji i Aloe Verës përdoret si një kurë natyrale kundër akneve. Ai e zbut lëkurën dhe e mbron kundër infeksioneve. Vajin e Aloe Verës mund ta përdorni rregullisht edhe në flokë, për të parandaluar rënien e tyre.

Si të përgatisni vajin e Aloe Verës në shtëpi
Më poshtë do të lexoni disa këshilla mjaft interesante për përgatitjen e vajit esencial të Aloe Verës.

Ju nevojiten:
• Gjysmë gote me xhel aloe vera (direkt nga gjethet ose nga një dyqan i specializuar)
• Gjysëm gote me vaj arre kokosi që gjendet në çdo farmaci ose vaj ulliri ekstra i virgjër
• 2-3 pika të vajit të bajames që e gjeni lehtë në farmaci
• 1 enë e posaçme

Udhëzimet:
1. Përzieni xhelin e Aloe Verës bashkë me vajin e arrës së kokosit ose të ullirit në një enë në masën 1:1.
2. Shtoni 2 deri në 3 pika të vajit të bajames dhe përziejini mirë.
3. Ngroheni lëngun në një tenxhere në zjarr të ngadaltë për 10 minuta.
4. Lëreni vajin të ftohet.
5. Më pas mund ta përdorni. Fërkoni trupin, krahët, këmbët, kraharorin jo vetëm për të zbutur lëkurën, por edhe për të qetësuar muskujt.
6. Vajin mund ta ruani në një vend të thatë për 3 javë. Mund ta mbani edhe në frigorifer për të mbrojtur vlerat.

Kini kujdes të mos e teproni me përdorimin e këtij vaji sepse mund të shkaktojë alergji tek disa njerëz. Nëse dëshironi të shikoni nëse jeni alergjikë ndaj këtij vaji, bëni një test në trup duke hedhur një pikë në një zonë të lëkurës./AgroWeb.org

The post Përmirëson shëndetin e lëkurës, flokëve dhe jo vetëm! Mësoni disa nga përfitimet kryesore të aloe veras appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

International Fashion Week Albania: Spektakël Mode në Sarandë

3 September 2024 at 13:12

  International Fashion Week Albania: Spektakël Mode në Sarandë Saranda po bëhet gati për të pritur një nga ngjarjet më të rëndësishme të modës në Shqipëri — International Fashion Week Albania. Ky kompeticion prestigjioz, i cili tërheq vëmendjen e industrisë së modës dhe talentet më premtuese, do të kulmojë me një super spektakël televiziv më […]

The post International Fashion Week Albania: Spektakël Mode në Sarandë appeared first on Saranda Web.

❌
❌