Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

Irani deklaron se nuk do dërgojë forca ushtarake për të luftuar kundër Izraelit

30 September 2024 at 15:08

Irani tha se nuk do të dërgojë forca në Liban ose në Rripin e Gazës për të luftuar kundër Izraelit mes sulmeve të intensifikuara ndaj Hezbollahut, një grup militant dhe parti politike e mbështetur nga Irani që kontrollon pjesën më të madhe të jugut të Libanit.

Nga sulmet e Izraelit në Liban është vrarë lideri i grupit militant, Hassan Nasrallah, dhe disa nga anëtarët e tjerë të lartë të këtij grupi, duke shtuar shqetësimet se konflikti mund ta përfshijë të gjithë rajonin.

“Nuk ka nevojë të dërgojmë forca shtesë ose vullnetare nga Republika Islamike e Iranit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanani, më 30 shtator, duke shtuar se Libani dhe luftëtarët në territoret palestineze “kanë aftësinë dhe forcën për ta mbrojtur veten kundër agresionit”.

Deklarata e Kananit erdhi pasi Naim Qassem, zëvendësshefi i Hezbollahut, që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka përfshirë vetëm krahun e tij të armatosur në listën e zezë, por jo partinë politike, tha se një zëvendësues për Nasrallah do të gjendet “shumë shpejt”.

Në mesazh, ai tha se përzgjedhja do të bëhej sipas procedurave të rregullta të Hezbollahut. Ai nuk dha detaje të mëtejshme. Partia politike e Hezbollahut ka vende në parlamentin libanez.

Nasrallah u vra javën e kaluar në një sulm ajror izraelit në qendrën jugore të komandës së Hezbollahut. Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, vizitoi zyrën e Hezbollahut në Teheran më 30 shtator “për ta nderuar” Nasrallahun, sipas faqes zyrtare të qeverisë.

Sulmet ajrore të Izraelit vazhduan edhe më 30 shtator, me një goditje në qendër të Bejrutit për herë në gati një vit konflikt me Hezbollahun, që filloi pasi një grup tjetër i mbështetur nga Irani, i njohur si Hamas – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – nisi një operacion kundër Izraelit që vrau rreth 1.200 persona dhe mori peng 250 të tjerë, të cilët u dërguan në Rripin e Gazës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Irani deklaron se nuk do dërgojë forca ushtarake për të luftuar kundër Izraelit appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Josep Borrell: Askush nuk po mundet ta ndalojë Netanyahun, lufta do jetë e gjatë

28 September 2024 at 08:14

Duke folur për gazetarët në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Josep Borrell tha se kryeministri Netanyahu e kishte bërë të qartë se Izraeli nuk do të “ndalet derisa Hezbollahu të shkatërrohet”.

“Nëse interpretimi i të qenit i shkatërruar është i njëjtë si me Hamasin, atëherë ne do të shkojmë për një luftë të gjatë”, u ankua Borrell.

“Ajo që ne bëjmë është të ushtrojmë të gjithë presionin diplomatik për një armëpushim, por askush nuk duket se është në gjendje ta ndalojë Netanyahun, as në Gaza dhe as në Bregun Perëndimor”, tha ai.

Borrell tha se ai mbështeti një propozim armëpushimi të udhëhequr nga SHBA dhe Franca për një armëpushim 21-ditor në Liban, të cilin Izraeli e ka injoruar deri më tani ndërsa kryen një fushatë bombardimesh vdekjeprurëse që ka vrarë më shumë se 700 njerëz që nga e hëna.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Josep Borrell: Askush nuk po mundet ta ndalojë Netanyahun, lufta do jetë e gjatë appeared first on Euronews Albania.

Grupi i armatosur irakian ka marrë përsipër sulmin e tretë në Izrael

27 September 2024 at 08:30

Rezistenca Islamike në Irak ka marrë përsipër një sulm të tretë ndaj Izraelit, duke thënë se ka lëshuar drone në një objektiv në lartësitë e pushtuara të Golanit.

Më herët, grupi ombrellë i milicive të mbështetur nga Irani tha se gjuajti një raketë “në një objektiv jetik” në territoret e pushtuara dhe vendosi drone në një objektiv tjetër në Lartësitë Golan.

Grupi shtoi se “konfirmon vazhdimin e operacioneve në goditjen e bastioneve të armiqve me një ritëm përshkallëzues”.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Izraeli.

Të enjten vonë mbrëma, ushtria izraelite tha se ka kapur një raketë të lëshuar nga Jemeni.

LEXONI GITHASHTU:

The post Grupi i armatosur irakian ka marrë përsipër sulmin e tretë në Izrael appeared first on Euronews Albania.

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme, Biden: Një luftë totale është e mundur, por jo e pashmangshme

25 September 2024 at 18:34
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se një luftë e gjithanshme në Lindjen e Mesme është e mundur, por theksoi se ekziston mundësia e gjetjes së një zgjidhjeje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit të Izraelit me Hamasin në Gaza dhe Hezbollahun në Liban. “Lufta e gjithanshme është e mundur, por unë mendoj se ka
❌
❌