Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Ndryshime në listat e ekipeve Kombëtare A dhe U-21, Silvinjo fton Feta Fetain

8 October 2024 at 14:39

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Lista e Kombëtares A pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai. Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.

Shqipëria U-21 do të luajë më 15 nëntor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00.

The post Ndryshime në listat e ekipeve Kombëtare A dhe U-21, Silvinjo fton Feta Fetain appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndryshime në listën e Kombëtares, Silvinjo fton mesfushorin e Shpresave

By: fra nc
8 October 2024 at 14:42

Lista e Kombëtares A pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai. Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.

Shqipëria U-21 do të luajë më 15 tetor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndryshime në listën e Kombëtares, Silvinjo fton mesfushorin e Shpresave appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Kualifikueset e Europianit U-17, trajneri shpall listën e lojtarëve të Shqipërisë

By: armand
6 October 2024 at 12:41

Kombëtarja shqiptare U-17 nis sot grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Trajneri i skuadrës kuqezi, Andrea Tedesco ka shpallur sot listën me emrat e 22 lojtarëve të grumbulluar për tre ndeshjet zyrtare të këtij raundi, që do të zhvillohen në vendin tonë gjatë këtij […]

The post Kualifikueset e Europianit U-17, trajneri shpall listën e lojtarëve të Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Silvinjo publikon listën e lojtarëve për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë

By: fra nc
4 October 2024 at 10:33

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, “Epet Arena”, 20:45) dhe Gjeorgjisë (14 tetor, “Mikheil Meskhi Stadium”, 20:45).

Trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me 24 lojtarë të grumbulluar për dy ndeshjet në transfertë.

Në portë janë janë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri. Në mbrojtje Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj

Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi.

Në sulm Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Silvinjo publikon listën e lojtarëve për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌