Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

SPAK: SMS-të që i mbërritën Bardhit, fabrikime, të manipuluara

By: Fia Nelaj
9 October 2024 at 13:14

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar lidhur me mesazhet kërcënuese që mberritën pak ditë më parë në telefonin e kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në aplikacionin SIGNAL.

Nga verifikimet e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme, mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC , janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme deklaroi se po monitoron nga afër këtë situatë dhe ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve me qëllim ndjekjen penale të autorëve.

Kjo strukturë i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe aktorëve publikë të tregojnë kujdes kur ndërveprojnë me mesazhe të kësaj natyre, si dhe të shmangin shpërndarjen e materialeve të paverifikuara.

Ishte vetë kreu i grupit parlamentar të PD-së ai i cili informoi  Prokurorinë e Posaçme, mbi disa mesazhe që mbërritën në telefonin e tij nga një përdorues me emrin “Mbreti Zog”.

Sipas Bardhit mesazhet i mbërritën në mbrëmjen e 28 shtatorit në aplikacion ‘Signal’.

Përmbajtja e mesazheve konsistonte në dy dokumente përgjimesh të Sky, me mbishkrimin të jesh mirë dhe poshtë saj emrat e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, të dy personazhe të botës së krimit, ku Erigers Mihasi është ekzekutuar në një atentat në zonën e Astirit.

Në shkresën drejtuar Altin Dumanit, Bardhi nënvizoi se mesazhet ishin një përpjekje për ta intimiduar atë përmes dokumenteve të falsifikuara dhe kërkoi nga SPAK hetimin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SPAK: SMS-të që i mbërritën Bardhit, fabrikime, të manipuluara appeared first on Euronews Albania.

❌
❌