Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 October 2024Main stream

Uragani Milton drejt Floridës, rrezikon të kthehet në stuhi vdekjeprurëse

7 October 2024 at 21:58

Uragani Milton rrezikon të bëhet stuhi katastofale e kategorisë së pestë për Floridën, duke kërcënuar kështu këtë shtet amerikan, i cili është përballur me një uragan tjetër vdekjeprurës vetëm pak javë më parë.

Milton, që pritet të shtrihet edhe në gadishullin Juktan të Meksikës, është intensifikuar me shpejtësi, duke nxitur evakuimin e banorëve.

Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime se banorëve mund t’iu rrezikohet jeta në brigjet perëndimore të Floridës.

Komunitetet në atë zonë janë përballur me uraganin Helene në fund të muajit të kaluar.

“Herën e kaluar makinat e njerëzve janë mbuluar prej ujit nëpër rrugë, mirëpo këtë herë më e rrezikshme do të jetë era”, ka thënë David Levitsky, një pensionist në ishullin Trezhër.

Në njoftimin e fundit të autoriteteve është thënë se uragani Milton mund të përcillet me erëra deri në 280 kilometra në orë.

Autoritetet lokale kanë lëshuar urdhra për evakuim të detyrueshëm për disa zona bregdetare, përfshirë Tampan, zonë me më shumë se tre milionë banorë.

“Nëse stuhia do të jetë me këtë ritëm, do të jetë më e keqja që ka prekur Tampan në 100 vjetët e fundit”, ka thënë Shërbimi Kombëtar i Motit, përmes një postimi në X, platformë e njohur më parë si Twitter.

Shkencëtarët besojnë se ndryshimet klimatike janë duke luajtur rol në intensifikim të uraganeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Uragani Milton drejt Floridës, rrezikon të kthehet në stuhi vdekjeprurëse appeared first on Euronews Albania.

Uragani Milton/ Florida po përgatitet për evakuimin më të madh që nga viti 2017

By: lia rda
7 October 2024 at 11:05

Shteti amerikan i Floridës po përgatitet për evakuimin më të madh të popullsisë që nga viti 2017 për shkak të stuhisë Milton.

Milton, i cili u forcua nga një stuhi tropikale në një uragan të dielën, pritet të zbresë në tokë të mërkurën në mëngjes kur ka më shumë gjasa të godasë një zonë pranë zonës së dendur të populluar të Gjirit Tampa në bregun perëndimor të Floridës, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA-së, shkruan Reuters.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, paralajmëroi se stuhia Milton mund të forcohet dhe të shkaktojë ndërprerje të energjisë për më shumë banorë sesa Uragani Helena dhjetë ditë më parë në disa shtete amerikane, raportoi Reuters.

Shtetet amerikane të Karolinës së Veriut, Florida dhe pjesa më e madhe e Karolinës së Jugut janë ende duke u rikuperuar nga efektet e uraganit Helena.

Më shumë se 200 njerëz vdiqën në gjashtë shtete të SHBA-së nga uragani Helena, duke e bërë atë më vdekjeprurësin që nga uragani Katrina në 2005 që vrau afro 1400 njerëz./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Hamilton dhe depresioni: Kam vuajtur që në fëmijëri, s’kisha me kë të flisja

1 October 2024 at 15:22
Luis Hamilton nuk është tipi i njeriut që fsheh vështirësitë e tij. Në shumë vite të Formulës 1, shtatë herë kampioni i botës ka zbuluar disa nga dobësitë e tij: marrëdhënien fillimisht problematike me babain e tij Entoni, dyshimet për vlerën e tij dhe pasojat psikologjike pas humbjes së shumëpërfolur në Botërorin 2021. Së fundmi,
❌
❌