Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 5 October 2024Main stream

Në kërkim për lëndë narkotike, arrestohet sa tenton të hyjë në Shqipëri 33-vjeçari

By: fra nc
5 October 2024 at 12:53

Një 33-vjeçar, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë për kultivim të bimëve narkotike, është kapur teksa tentonte të hynte në Shqipëri. 33-vjeçari dyshohet se është autor i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Dedaj, në njësinë administrative Qelëz.

Shtetasi në fjalë u kap në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Morinë, falë informacionit të siguruar nga Policia e Pukës dhe bashkëpunimit me Policinë Kufitare.

Materialet shtesë në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

“Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, për një shtetas të shpallur në kërkim i cili do të hynte në Shqipëri nga PPK Qafë Morinë, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Policinë Kufitare, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. B., 33 vjeç, banues në Pukë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Në kërkim për lëndë narkotike, arrestohet sa tenton të hyjë në Shqipëri 33-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

❌
❌