Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 30 September 2024Main stream

“Nuk kam luftuar me Dembelen, ai nuk respekton rregullat e ekipit” – Enrique tregon arsyet e lënies jashtë të francezit

30 September 2024 at 19:40

Më herët gjatë ditës u raportua se kishte një ‘ zënkë të madhe’ midis Ousmane Dembele dhe Luis Enrique pasi PSG mundi Rennes 3-1 në Ligue 1. 

Dembele u hoq nga skuadra e parisienëve në Ligën e Kampionëve për t’u përballur me Arsenalin të martën më 1 tetor. 

Trajneri i PSG, Luis Enrique, ka folur për këtë gjë, duke thënë se nuk ka zënka të ëmdha, por vetëm një vendim për një lojtar që duhet të respektojë rregullat në ekip. 

“Unë nuk do të bëj një sagë prej saj [pas përjashtimit të Ousmane Dembele nga skuadra për t’u përballur me Arsenalin]… kishte thjesht një problem në lidhje me detyrimet e tij ndaj ekipit”. 

“Unë dua më të mirën për skuadrën dhe e lashë jashtë. Nuk ka pasur asnjë grindje mes meje dhe Dembeles”. 

“Duket sikur nuk kemi humbur kurrë një ndeshje me Dembelen… jo, kemi humbur kundër Neëcastle, Milan, Borussia Dortmund dhe Barcelonës në shtëpi”. 

“Nëse dikush nuk respekton rregullat e ekipit, do të thotë se ai nuk është gati për një javë kyçe si kjo”, deklaroi trajneri i Paris Saint-Germain. /Telegrafi/  

The post “Nuk kam luftuar me Dembelen, ai nuk respekton rregullat e ekipit” – Enrique tregon arsyet e lënies jashtë të francezit appeared first on Telegrafi.

Luis Enrique përjashton Dembele-n, sulmuesi jashtë listës së PSG ndaj Arsenal

By: armand
30 September 2024 at 16:25

Paris Saint-Germain do të luajë këtë të martë në transfertë përballë Arsenal, sfidën e dytë të këtij sezoni të Champions League. Megjithatë situata te parizienët nuk është e qetë para supersfidës. Siç raportohet nga Franca, ka pasur një debat të fortë mes trajnerit Luis Enrique dhe sulmuesit Ousmane Dembele. Gjithçka ka ndodhur pas sfidës me […]

The post Luis Enrique përjashton Dembele-n, sulmuesi jashtë listës së PSG ndaj Arsenal appeared first on BoldNews.al.

❌
❌