Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

“Do të doja ta takoja” – Enrique flet për Artetan dhe raportin me të

30 September 2024 at 23:39

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique e ka vlerësuar Arsenalin si “një nga skuadrat më të mira në Evropë” përpara përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve në Emirates të martën. 

Enrique lavdëroi stilin e Arsenalit të bazuar në zotërimin e topit dhe qëndrueshmërinë në mbrojtje. 

“Me topin, ata janë afër nivelit të lartë evropian… pa top, ata janë një nga ekipet më të mira në botë”, deklaroi Enrique. 

Trajneri i PSG-së lavdëroi gjithashtu trajnerin e Topçinjve, Mikel Artetan, ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona. 

“Mikel është një nga trajnerët më të mirë në treg… një trajner i madh dhe një person i madh”, deklaroi spanjolli. 

Enrique shprehu dëshirën e tij për të takuar Artetën, qoftë edhe shkurtimisht, para ndeshjes së së martës. 

“Do të doja të flisja me të, që ta përshëndes… do të jetë kënaqësi”, deklaroi Enrique. 

Arsenali kërkon fitoren e parë të Ligës së Kampionëve pasi barazoi 0-0 me Atalantën. /Telegrafi/  

The post “Do të doja ta takoja” – Enrique flet për Artetan dhe raportin me të appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 30 September 2024Main stream

Përjashtoi Dembelen nga ekipi, Luis Enrike: PSG ka humbur 4 ndeshje prej tij

By: armand
30 September 2024 at 19:33

PSG do të përballet me Arsenalin në transfertë, nesër ora 21:00. Ky takim vlen për Ligën e Kampioneve dhe trajneri i PSG-së, Luis Enrike, është bërë protagonist. Tekniku spanjoll ka vendosur të përjashtojë Dembelen nga skuadra për këtë takim. Shkak është bërë përplasja me të para këtij takimi, dhe Enrike tregon kështu se nuk e […]

The post Përjashtoi Dembelen nga ekipi, Luis Enrike: PSG ka humbur 4 ndeshje prej tij appeared first on BoldNews.al.

“Nuk kam luftuar me Dembelen, ai nuk respekton rregullat e ekipit” – Enrique tregon arsyet e lënies jashtë të francezit

30 September 2024 at 19:40

Më herët gjatë ditës u raportua se kishte një ‘ zënkë të madhe’ midis Ousmane Dembele dhe Luis Enrique pasi PSG mundi Rennes 3-1 në Ligue 1. 

Dembele u hoq nga skuadra e parisienëve në Ligën e Kampionëve për t’u përballur me Arsenalin të martën më 1 tetor. 

Trajneri i PSG, Luis Enrique, ka folur për këtë gjë, duke thënë se nuk ka zënka të ëmdha, por vetëm një vendim për një lojtar që duhet të respektojë rregullat në ekip. 

“Unë nuk do të bëj një sagë prej saj [pas përjashtimit të Ousmane Dembele nga skuadra për t’u përballur me Arsenalin]… kishte thjesht një problem në lidhje me detyrimet e tij ndaj ekipit”. 

“Unë dua më të mirën për skuadrën dhe e lashë jashtë. Nuk ka pasur asnjë grindje mes meje dhe Dembeles”. 

“Duket sikur nuk kemi humbur kurrë një ndeshje me Dembelen… jo, kemi humbur kundër Neëcastle, Milan, Borussia Dortmund dhe Barcelonës në shtëpi”. 

“Nëse dikush nuk respekton rregullat e ekipit, do të thotë se ai nuk është gati për një javë kyçe si kjo”, deklaroi trajneri i Paris Saint-Germain. /Telegrafi/  

The post “Nuk kam luftuar me Dembelen, ai nuk respekton rregullat e ekipit” – Enrique tregon arsyet e lënies jashtë të francezit appeared first on Telegrafi.

Luis Enrique përjashton Dembele-n, sulmuesi jashtë listës së PSG ndaj Arsenal

By: armand
30 September 2024 at 16:25

Paris Saint-Germain do të luajë këtë të martë në transfertë përballë Arsenal, sfidën e dytë të këtij sezoni të Champions League. Megjithatë situata te parizienët nuk është e qetë para supersfidës. Siç raportohet nga Franca, ka pasur një debat të fortë mes trajnerit Luis Enrique dhe sulmuesit Ousmane Dembele. Gjithçka ka ndodhur pas sfidës me […]

The post Luis Enrique përjashton Dembele-n, sulmuesi jashtë listës së PSG ndaj Arsenal appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

27 September 2024 at 19:31

Ish-fituesi i tripletës me Barcelonën, trajneri Luis Enrique, kishte qenë i mbushur me lëvdata për ish-bashkëlojtarin e tij Xavi Hernandez kur dyshja u takuan në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Megjithatë, trajneri i PSG-së tashmë ka zbuluar mendimin e tij të vërtetë prapa dyerve të mbyllura ashtu siç u pa në dokumentarin e tij.

Ish-përzgjedhësi i Spanjës ka pasur gjithmonë një pikë të dobët për Barcelonën, ekip të cilin e udhëhoqi si kapiten pasi u largua nga Real Madridi.

Gjatë përballjes me Barcelonën sezonin e kaluar, Enrique ju tha lojtarëve të tij se ata duhet t’i mposhtin me lehtësi blaugranasit.

“Barcelona nuk është një ekip dominant dhe nuk është një ekip i mirë në mbrojtje. Ata nuk kanë kualitet në mbrojtje”, ka thënë Enrique fillimisht sipas Diario AS.

Xavi kishte marrë një numër të madh kritikash për stilin e tij të lojës tek Barcelona dhe Luis Enrique ishte në mesin e tyre.

“Ata luajnë me topa të gjatë. Ter Stegen e theu rekordin për më së shumti pasime të gjata. Ata luajnë sikur Eibari”, është shprehur ai./Telegrafi/

The post “Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit appeared first on Telegrafi.

❌
❌