Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Trafikant kòkaìnè në Angli, Prokuroria kërkon kionfiskimin e pasurive të Fatjon Dautajt

By: user 8
20 September 2024 at 13:47

Prokuroria e Kukësit i ka kërkuar gjykatës konfiskimin e pasurive të Fatjon Dautaj dhe të afërmve të tij nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Më konkretisht bëhet fjalë për tre pasuri:

  • Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;
  • Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2;
  • Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2”

“Shtetasi Fatjon Dautaj, ka qenë i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”. Më datë 06.09.2013 në makinën e shtetasit Fatjon Dautaj janë gjetur 3 kg kokainë dhe më datë 05.03.2014 i janë gjetur 64 450 paund që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Fatjon Dautaj u bë i njohur për publikun kur shkelmoi një prej dyerve të selisë blu, gjatë përplasjeve në Partinë Demokratike mes dy grupimeve të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

The post Trafikant kòkaìnè në Angli, Prokuroria kërkon kionfiskimin e pasurive të Fatjon Dautajt appeared first on Lapsi.al.

Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit, bënte jetë luksoze në Angli (EMRI)

By: V K
20 September 2024 at 13:50

Prokuroria e Kukësit, ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Fatjon Dautaj, i cili ka qenë i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’.

Pasuritë që organi i akuzës ka kërkuar të konfiskohen janë:

Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe

Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

Fatjon Dautaj ka qenë arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale “Vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.

“Më datë 06.09.2013 në makinën e shtetasit F.D janë gjetur 3 kg kokainë dhe më datë 05.03.2014 i janë gjetur 64 450 paund që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës”, njofton Prokuroria.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit F.D. i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka kërkuar Gjykatës Kukës konfiskimin e pasurive të shtetasit F.D. dhe të afërmve të tij nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Shtetasi F. D., ka qenë i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”. Më datë 06.09.2013 në makinën e shtetasit F.D janë gjetur 3 kg kokainë dhe më datë 05.03.2014 i janë gjetur 64 450 paund që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës.

Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, më datë 19.09.2024 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi konfiskimin e pasurive të mëposhtme:

Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe

Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

The post Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit, bënte jetë luksoze në Angli (EMRI) appeared first on Albeu.com.

U arrestua në Londër për trafik droge e pastrim parash, kërkohet konfiskimi i pasurive të Fatjon Dautaj! E shkuara kriminale e 39-vjeçarit që shkelmoi derën e selisë së PD

20 September 2024 at 13:21
Prokuroria e Kukësit ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Fatjon Dautaj, i cili ka qenë i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’. Pasuritë që organi i akuzës ka kërkuar të konfiskohen janë: – Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2; – Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si

Berisha: Në 54 vite punë, kam në bankë një kursim rreth 100 mijë Euro

By: Oldi
19 September 2024 at 22:54

“Në 54 vite punë, kam në bankë një kursim rreth 100 mijë Euro”. Kështu ka deklaruar sonte në “Opinion” kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai theksoi se të gjitha akuzat ndaj tij për pasurim nëpërmjet postit janë mashtrime, duke theksuar se edhe apartamentin ku jeton e ka blerë bashkë me të shoqen. “Këtu më […]

The post Berisha: Në 54 vite punë, kam në bankë një kursim rreth 100 mijë Euro appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Lista/ Njihuni me njerëzit më të pasur në planet, ja kush kryeson

By: gaze tare
16 September 2024 at 12:29

Në vitin 2024, njerëzit më të pasur në planet panë që pasuria e tyre u rrit në mënyrë dramatike, me vetëm një përjashtim. Në krye të listës është Elon Musk, me një pasuri prej 245 miliardë dollarësh. Rritja prej 16.4 miliardë dollarësh në vitin 2024 i atribuohet kryesisht rritjes së vlerës së aksioneve të kompanive të tij, Tesla dhe SpaceX .

Më pas është Jeff Bezos, pasuria e të cilit arriti në 201 miliardë dollarë, një rritje prej 24.4 miliardë dollarësh. Bezos mbetet në qendër të skenës financiare globale si themeluesi i Amazon.

Në vendin e tretë është Bernard Arnault, i vetmi nga 15 që pa pasurinë e tij të ulet me 10.1 miliardë dollarë, duke arritur në 197 miliardë dollarë. Arnaud mbetet një nga lojtarët më të fortë në hapësirën luksoze me grupin LVMH.

Mark Zuckerberg renditet i katërti, pasi ka rritur pasurinë e tij me 59.9 miliardë dollarë në vitin 2024, kryesisht falë suksesit të Metës. Në vendin e pestë është Bill Gates, me një pasuri prej 158 miliardë dollarësh, i ndjekur nga Larry Ellison i Oracle, pasuria e të cilit arriti në 153 miliardë dollarë.

Lista vazhdon me emra si Larry Page i Google, Steve Ballmer i Microsoft, Warren Buffett i Berkshire Hathaway dhe Sergey Brin i Alphabet.

Jensen Huang i Nvidia bëri fitimin më të madh, me pasurinë e tij që u rrit me 69.9 miliardë dollarë në 114 miliardë dollarë.

Mukesh Ambani, Michael Dell, Gautam Adani dhe Amancio Ortega plotësojnë këtë listë mbresëlënëse, ku secili ruan ose rrit pasurinë e tyre deri në vitin 2024.

Pavarësisht dallimeve në origjinën e pasurisë së tyre, e përbashkëta e këtyre 15 njerëzve është aftësia e tyre e vazhdueshme për të investuar në mënyrë strategjike dhe për të përfituar nga tendencat ekonomike ndërkombëtare, me përjashtim të vetëm Bernard Arnault, i cili ka një rënie të lehtë të pasurisë së tij.

The post Lista/ Njihuni me njerëzit më të pasur në planet, ja kush kryeson appeared first on iconstyle.al.

Frida Krifca lundron në pasuri/ Partia Demokratike: Si përfitoi ish-ministrja fonde publike gjatë ushtrimit të detyrës

By: V K
31 August 2024 at 13:03

Ditën e sotme, në një deklaratë për mediat, zëdhënësja Anti-Korrupsion në PD Genta Vangjeli, ka bërë publike të gjitha shkeljet që janë bërë nga ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ish-drejtoresha e AZHBR në lidhje me fondet e BE-së.

“Ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ish-drejtoresha e AZHBR, pas publikimit të skandalit me shpërdorimin e fondeve të BE, nën mbrojtjen e Edi Ramës nuk lihet jashtë rradhëve të administratës shtetërore dhe as nuk dorëzohet para drejtësisë”,- thuhet në deklaratën e PD.

Gjithashtu, Partia Demokratike, deklaron se Krifca dhe bashkëjetuesi i saj kanë shtuar pasuritë e tyre gjatë kohës që karriera e ish-ministres lulëzonte.

“Bashkëjetuesi deklaron pranë ILDKPI në 2020 tokë të shtuar arë 3 mijë m2 kundrejt vlerës 10 euro m2, ose total vlera 30 mijë euro, vendndodhja Farkë.

Fitim neto si subjekt tregtar 7.5 milion lekë ndërkohë që nga data e regjistrimit të këtij biznesi privat v.2019 deri tani nuk ekziston asnjë pasqyrë financiare e publikuar pranë QKB.

Biznesi tjetër aktiv i rregjistruar në v.2020 me pronar bashkëjetuesin e znj.Krifca, Lucom Projects shpk që ka të përfshirë në objektin e veprimtarisë edhe aktivitet tregtar të lidhur drejtpërdrejt me bujqësinë ndërkohë që bashkëjetuesja Krifca mbante detyrën zyrtare të Drejtorit të Përgjithshëm të AZHBR-së.

Lucom Projects shpk rezulton përfitues i fondeve publike konkretisht:

Sipas spending data, Bashkia Tiranë, ka paguar këtë subjekt kundrejt vlerës totale 11 milion lekë për vetëm 2 projekte kulturore “moving city Tirana 2022 dhe 2023”, deklaron Vangjeli.

 

Më tej, Partia Demokratike kërkon që përveç abuzimit me fondet e IPARD, SPAK të hetojë pasuritë e ish-ministres, duke vlerësuar shkeljen e ligjit për konfliktin e interesit dhe përfitimin e fondeve publike edhe gjatë kohës së ushtrimit të detyrës shtetërore kur ishte ministre e Bujqësisë.

The post Frida Krifca lundron në pasuri/ Partia Demokratike: Si përfitoi ish-ministrja fonde publike gjatë ushtrimit të detyrës appeared first on Albeu.com.

❌
❌