Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përfundon takimi i Ramës me kryebashkiakët, gazetarja jep detaje nga diskutimet

17 September 2024 at 15:45

Për 60 minuta kryetari Partisë Socialiste dhe njëherësh kryeministri Edi Rama mblodhi në pallatin e kongreseve kryebashkiakët socialistë. Në fokus të këtij takimi me dyer të mbyllura ishte vota e diasporës.

Rama ju ka kërkuar kryebashkiakëve identifikimin e emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në territorin e bashkisë që mbulojnë.

Po ashtu ka kërkuar që vota e diasporës që aplikohet për herë të parë të shkojë në favor të partisë socialiste. Për diasporën kryesocialisti ka caktuar edhe një drejtues politik që është Taulant Balla dhe vëmendja do të jetë tek diaspora.

Gazetarja Eksiola Shehu dha më tepër detaje në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania:

“Fokusi ka qenë te vota e diasporës, duke qenë se emigrantët që jetojnë jashtë vendit do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 2025. Nga ajo që kemi mësuar, ka qenë kryeministri Edi Rama ai i cili ka folur, por gjithashtu gjatë 60 minutave mbledhje me dyer të mbyllura fjalën e ka mbajtur edhe drejtuesi politik i caktuar nga Rama për diasporën, Taulant Balla.

Kryeministri Rama ka kërkuar që secili prej kryebashkiakëve të identifikojë listën e qytetarëve që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, vendin ku ata punojnë e jetojnë, në mënyrë që të kemi data basë të saktë.

Nga ana tjetër duhet informimi, duke qenë se KQZ duhet të dërgojë me postë votën, pas regjistrimit në një platformë online të të gjithë qytetarëve që duan të votojnë, e pasi të shkojë fleta e votimit në zarf, kur ta kthejnë pas do duhet të paguajnë ata”,-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përfundon takimi i Ramës me kryebashkiakët, gazetarja jep detaje nga diskutimet appeared first on Euronews Albania.

❌
❌