Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

Dyshohet se ekzekutoi Ardian Nikulajn, shtyhet seanca ndaj Ruben Saraivës! Ja çfarë kërkuan avokatët

9 October 2024 at 12:17

Seanca gjyqësore ndaj Ruben Saraivas, i cili akuzohet si autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj është shtyrë për në datën 16 tetor. Sipas avokatit te tij Kujtim Cakrani prokuroria nuk ka ecur me çështjen, sipas Cakranit provat që janë paraqitur nuk janë të mjaftueshme për implikimin e tij në këtë çështje. Saraiva vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim para togave të zeza, e po ashtu është shprehur se do të jete në gatishmëri te drejtësisë shqiptare

“Sot ishim këtu për zëvendësimin e masës së sigurisë dhe raportin 2 mujor që prokurori duhet t’ia paraqiste gjykatës.

Prokuroria nuk ka ecur me hetimet. Kërkova sot ndryshimin e masës së sigurisë sepse nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se ky person ka kryer veprën penale për të cilën hetohet, sepse e jemi në fazë hetimesh jo akuze”, shprehet avokati.

The post Dyshohet se ekzekutoi Ardian Nikulajn, shtyhet seanca ndaj Ruben Saraivës! Ja çfarë kërkuan avokatët appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e Ardian Nikulaj, shtyhet seanca ndaj Ruben Saraivës, avokati: Kërkuam ndryshimin e masës

By: Oldi
9 October 2024 at 12:17

Seanca gjyqësore ndaj Ruben Saraivas shtyhet për datën 16 tetor, pasi sipas avokatit te tij Kujtim Cakrani prokuroria nuk ka ecur me çështjen. Sipas Cakranit provat që janë paraqitur nuk janë të mjaftueshme për implikimin e tij në këtë çështje. Saraiva vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim para togave të zeza, e po ashtu është […]

The post Vrasja e Ardian Nikulaj, shtyhet seanca ndaj Ruben Saraivës, avokati: Kërkuam ndryshimin e masës appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Ardian Nikulajt, shtyhet seanca për Ruben Saraivën. Avokati: Prokuroria s’ka sjellë asnjë provë shtesë, kërkuam ndryshimin e masës

By: Xhen Sila
9 October 2024 at 12:05

Shtetasi portugez Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit lezhjan Ardian Nikulaj doli paraditen e të mërkurës para gjykatës së Lezhës, ku kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj tij. Ai kërkon masë më të butë me pretendimin se ka kaluar një afat i gjatë dhe dosja ende nuk ka kaluar për gjykim.

Seanca u shty për në datën 16 Tetor, pasi sipas avokatit të tij Kujtim Cakrani, prokuroria nuk ka ecur me çështjen. Sipas Cakranit, provat që janë paraqitur nuk janë të mjaftueshme për implikimin e tij në këtë çështje.

“Ishim në gjykatë për zëvendësimin e masës së sigurimit ndaj Ruben Saraivës dhe për raportin dy mujor që prokurori duhet t’i paraqiste gjykatës. Sjell në vëmendje që kjo është çështje shumë delikate, ku prokuroria nuk ka ecur me hetimet që prej muajit prill 2023 dhe kështu që unë si përfaqësues ligjor, i kërkova gjykatës zëvendësimin e masës së sigurimit ndaj këtij shtetasi pasi nuk ka asnjë provë dhe fakt që të vërtetojë se ky person të ketë kryer veprën penale. Kemi ngecur këtu. Kjo seancë u shty se mungonte përkthyesi dhe do të jetë me 16 në të njëjtën orë për seancë gjyqësore. Prokurori nuk ka sjellë asnjë provë tjetër shtesë dhe shpresoj që çështja të marrë zgjidhje.”, u shpreh avokati.

Saraiva vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim para togave të zeza, e po ashtu është shprehur se do të jetë në gatishmëri të drejtësisë shqiptare.

Kujtojmë që biznesmeni Ardian Nikulaj u vra me 19 prill 2023 teksa po pinte kafen në lokalin e tij në Shëngjin. Sipas hetimeve, rezultoi se vrasja është porositur nga Edmond Haxhia. Ruben Saraiva luajti rolin e ekzekutorit ndërsa britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe për Harry Simpson ishin vëzhguesit.

/abcnews.al

 

 

 

 

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj/ Portugezi Ruben Saraiva del para Gjykatës për t’u njohur me provat e reja

By: V K
9 October 2024 at 12:22

Këtë të mërkurë, portugezi Ruben Saraiva, është paraqitur sërish në Gjykatën e Lezhës, për t’u njohur me provat e reja që e implikojnë atë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Ruben Saraiva, është paraqitur disa herë në gjykatë, por pala mbrojtëse pretendon se Prokuroria nuk ka prova të reja që implikojnë klientin e tij në vrasjen e Ardjan Nikulajt në Shëngjin.

Përmes avokatit të tij, Saraiva kërkoi masë më të butë sigurie, duke pretenduar se tashmë ka kaluar një afat i gjatë dhe dosja ende nuk ka kaluar për gjykim.

Kujtojmë që biznesmeni Ardian Nikulaj, u vra me 19 prill 2023, teksa po pinte kafen në lokalin e tij në Shëngjin.

Sipas hetimeve, rezultoi se vrasja është porositur nga Edmond Haxhia.

Ruben Saraiva, luajti rolin e ekzekutorit ndërsa britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe për Harry Simpson ishin vëzhguesit.

Portugezi Ruben Saraiva, u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.

Vendimi u konsiderua i padrejtë nga avokati i Portugezit Kujtim Cakrani, sipas të cilit kur kanë kaluar më shumë se 1 vit nga ky procedim penal prokuroria ende nuk ka prova që e implikojnë.

The post Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj/ Portugezi Ruben Saraiva del para Gjykatës për t’u njohur me provat e reja appeared first on Albeu.com.

❌
❌