Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

I la me qera apartamentin Gjicit? Malltezi: Është falsifikim, ia kam shitur në 2008

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 21:59

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, tha në emisionin Now me Erla Mëhillin se ajo nuk ka marrë kurrë pagesë qeraje nga apartamenti që i ka shitur ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Sipas saj, ajo ja ka shitur Gjicit në vitin 2010 banesën ku ajo ka jetuar, e më vonë ka blerë një tjetër shtëpi , po në të njëjtën rrugë, të cilën e ka dhënë me qera dhe ka marrë lekët e qerasë vetëm nga kjo e dyta.

“Më thanë që ishte bërë shitje apartamenti ndaj Safet Gjicit. Ky është falsifikimi i Aktit Zyrtar nga prokurorët e SPAK. Unë i kam shitur Safet Gjicit, në një kohë kur ai nuk ishte një njeri kaq i njohur sa sot, atëherë ishte biznesmen, apartamentin në 2008-ën, që unë kam banuar sepse nuk arrija ta jepja me qera. Bleva një apartament në të njëjtën rrugë dhe e dhashë me qera, për atë kam marrë qera, por s’kam marrë kurrë për apartamentin që i kam shitur Safet Gjicit, kurrë nuk ka ndodhur një gjë e tillë,” –deklaroi Malltezi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I la me qera apartamentin Gjicit? Malltezi: Është falsifikim, ia kam shitur në 2008 appeared first on Euronews Albania.

I shtruar në spital/ Vuan nga një sëmundje e rëndë, si paraqitet gjendja e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici

By: V K
12 September 2024 at 13:09

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili i ndodhet prej disa ditësh i shtruar në spital pasi vuan nga një sëmundje e rëndë, ka kaluar në gjendje stabël shëndetësore.

Ky është informacioni që jepet nga brenda spitalit ditën e sotme (12 Shtator) për ecurinë shëndetësore të ish-zyrtarit të lartë vendor, i dënuar me 3 vite burgim për korrupsion, në lidhje me aferën s**suale që pati në zyrë me Alma K., edhe kjo e fundit e dënuar me 1 vit burgim nga GJKKO.

Edhe Gjici, ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë, ku po trajtohet nga bluzat e bardha në terapi intensive.

Ish-kryebashkiaku socialist njoftohet se vuan nga një sëmundje e rëndë, por diagnoza nuk publikohet.

Safet Gjici, u dënua në qershor përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg me gjykim të shkurtuar, për aferën seksuale në zyrën e bashkisë, për të cilën u prangos më 24 qershorin e vitit 2023.

Video e skandalit u bë publike në media dhe shkaktoi reagime të shumta, deri në dorëheqjen dhe ndalimin e tij.

Gjici e mohoi akuzën e korrupsionit, por SPAK e akuzoi se ka kërkuar favore seksuale në këmbim të dhënies së tenderit të qenve endacakë tek e dënuara tjetër, prokurim që mbeti në tentativë.

Apeli i Posaçëm ndryshoi vendimin e shkallës së parë, që e kishte dënuar Gjicin me 3 vite burg për shpërdorim detyre, dhe ka dhënë dënimin tashmë me formë të prerë me 4 vite e gjysmë për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, ose i të zgjedhurve vendorë”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjicit do t’i duhet të vuajë 3 vite burg në total dhe duke llogaritur paraburgimin i mbeten edhe 1 vit e 3 muaj.

Po ashtu, Safet Gjicit i është hequr edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

The post I shtruar në spital/ Vuan nga një sëmundje e rëndë, si paraqitet gjendja e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici appeared first on Albeu.com.

I dënuar nga GJKKO, Safet Gjici lë qelinë dhe përfundon në spital

By: M C
11 September 2024 at 19:45

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici i dënuar nga GJKKO për korrupsion me arrest në burg, ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë, sipas burimeve për Top Channel.

Nuk dihet ende arsyeja pse Gjici ndodhet në spital. Ish-kryebashkiaku është dënuar me 3 vite burg për aferën seksuale në zyrën e bashkisë me Alma K., për të cilën ra në pranga më 24 qershor, 2023, për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Safet Gjicit i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

The post I dënuar nga GJKKO, Safet Gjici lë qelinë dhe përfundon në spital appeared first on Albeu.com.

❌
❌