Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Sektori publik në Kosovë pa rroga për shtatorin, SBASHK: Të gjendet zgjidhje për pagat e mësimdhënësve

By: E.K
1 October 2024 at 11:37

Pagat për zyrtarët publikë në Kosovë dhe përfitimet sociale për muajin shtator nuk janë realizuar ende, duke lënë shumë punonjës pa të ardhurat mujore. Skadimi i mandatit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit ka qenë një nga shkaqet kryesore për mos-ekzekutimin e pagave. SBASHK përmes një komunikate për media ka bërë […]

The post Sektori publik në Kosovë pa rroga për shtatorin, SBASHK: Të gjendet zgjidhje për pagat e mësimdhënësve appeared first on FaxWeb.

“Mezi po ia dalim muajit, e lëre më të ketë vonesa”, kërkohet urgjentisht zgjidhje për ekzekutimin e pagave të punonjësve publikë

1 October 2024 at 11:04

Pagat për zyrtarët publikë dhe përfitimet sociale për muajin shtator nuk janë realizuar ende, duke lënë shumë punonjës pa të hyrat mujore. Skadimi i mandatit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit ka qenë një nga shkaqet kryesore për këtë mos-ekzekutim të pagave.

Mos-ekzekutimi i pagave në afatin e paraparë është parë me shqetësim nga ish-kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës, Mursel Zymberi. Ai tha se e kanë të pamundur të veprojnë si aktivitet sindikal, pasi qeveria ka mbyllur kodet buxhetore të sindikatave.

“Me shqetësim të madh po e bisedoj këtë çështje me punëtorët dhe me opinionin. Kjo është një papërgjegjshmëri totale e qeverisë, veçanërisht e ministrit të Financave, Hekuran Murati. Ai po tenton të matë pulsin e punëtorëve, pavarësisht se për 4 vjet nuk ka pasur ngritje pagash, ndërkohë që inflacioni është kaq i lartë”, tha ai.

Tutje, Zymberi theksoi se qeveria nuk e ka hallin te punëtorët.

“Edhe këto mjete që ishin paraparë të dalin, nuk do t’i marrin sot punëtorët. Kjo nënkupton se nuk e kanë hallin e klasës punëtore. Me çdo kusht po i detyrojnë qytetarët të largohen nga vendi dhe të krijojnë kaste politike, që është shumë shqetësuese”.

Ai pohoi se mos-ekzekutimi i pagave në kohë ndikon negativisht, pasi shumë punonjës menzi e përmbyllin muajin me pagat që ata marrin.

“Dikush ndoshta nuk e merr për të madhe vonesën e pagës dy-tri ditë, por ne nuk arrijmë dot të prekim fundin e muajit me pagën që kemi. Nëse na vonohen edhe këto, disa kanë borxhe dhe kredi. Këtë problem nuk e ka qeveria, por mundohen të krijojnë skema sociale pa pyetur institucionet në terren për gjendjen e vërtetë”, potencoi ai.

Ai vazhdoi duke thënë se “qeveria po krijon politika nga njerëz amatorë, që nuk kanë fare përvojë pune dhe njohuri për terrenin, duke mos u dhënë pagat atyre që kanë punuar”, tha ai.

Për vonesat në ekzekutimin e pagave, Zymberi theksoi se këto kanë ndodhur vetëm me Qeverinë Kurti.

“Me Qeverinë Kurti ka ndodhur, ndërsa nga koha e UNMIK-ut në 2002 nuk ka pasur vonesa, përveçse pagat janë dalë më 30 ose 31 të çdo muaji. Kjo është hera e dytë që ndodh me këtë qeveri, dhe nuk ka ndodhur rastësisht. Ata e dinin që kishin ushtrues detyre dhe është dashur ta zgjidhin më herët për të mos luajtur me durimin e qytetarëve”, theksoi ai.

Ndërsa, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se punonjësit po ndëshkohen nga qeveria pa asnjë faj.

“Një pjesë e madhe e këtyre shërbyesve civilë janë punëtorë të arsimit, që nga çerdhet deri në universitet. Një pjesë e madhe mezi e lidhin fillimin e muajit me fundin e tij, dhe gjithashtu shumë prej tyre janë me kredi. Çdo vonesë mund t’i ndëshkojë ata me kamata shtesë. Ministri Murati duhet ta ketë parasysh këtë dhe të mos veprojë me ushtrues detyre si deri tani”, tha Jasharaj për Telegrafin.

Ai gjithashtu theksoi se mbi 80 mijë të punësuar jetojnë vetëm me paga dhe se kjo situatë nuk është dashur të ndodhë.

“Ministri Murati u tregua i tillë, dhe me fajin e tij dhe të qeverisë krijohen probleme te njerëzit që kanë kryer me përkushtim punën e tyre. Tani janë në pritje dhe pa paga”, potencoi ai.

Lidhur me rastin Telegrafi ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Financave, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Mos-ekzekutimi i pagave ka nxitur reagimin edhe të deputetëve opozitarë, të cilët kritikuan ashpër pushtetin./Telegrafi/

The post “Mezi po ia dalim muajit, e lëre më të ketë vonesa”, kërkohet urgjentisht zgjidhje për ekzekutimin e pagave të punonjësve publikë appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 30 September 2024Main stream

Njohja e viteve të 90-ta për pensionet e punonjësve të arsimit, SBAShk dorëzon sot peticionin me mbi 20 mijë nënshkrime

30 September 2024 at 07:40

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), do të dorëzoj sot në Kuvendin e Kosovës një peticion me 20,458 nënshkrime të mbledhura në kuadër të një nisme qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.

Ky peticion pritet t’i dorëzohet kryetarit të Kuvendit dhe Kryesisë së Kuvendit.

SBAShK synon me këtë nismë të adresojë disa prej sfidave që përballen punonjësit e arsimit dhe sektorëve të tjerë publikë që përfitojnë nga skemat pensionale, duke kërkuar ndryshime në përfitimet e pensionistëve.

Ndryshimet në Ligjin e skemave pensionale kanë të bëjnë me kërkesën që vitet e 90-ta dhe vitet pasuese deri kur ka filluar së funksionuari Trusti Pensional i Koosvës, të njihen si kontributdhënëse që do të ishte ndihmesë jo vetëm për të punësuarit e arsim, por edhe për gjithë të tjerët që të arrijnë vitet e duhura kontributpaguese dhe të gëzojnë pension të punës e jo të mbesin vetëm me pensionin e pleqërisë pas dekadave të kaluara në punë.

Kryetari i SBAShK-së, Rrahman Jasharaj, kohë më parë ka deklaruar se kërkesat e nismës kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të pensionistëve dhe sigurimin e një jetese më të denjë për ata që kanë kontribuar për vite me radhë në sektorët publikë.

Jasharaj ka bërë thirrje për mbështetje të gjerë nga deputetët dhe për një proces të shpejtë të shqyrtimit të kësaj nisme në Kuvend.

Peticioni është një prej hapave të parë në përpjekjen për ndryshimin e ligjit që rregullon skemat pensionale në vend. /Telegrafi/

The post Njohja e viteve të 90-ta për pensionet e punonjësve të arsimit, SBAShk dorëzon sot peticionin me mbi 20 mijë nënshkrime appeared first on Telegrafi.

❌
❌