Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

Siljanovska Davkova: Njerëzit janë lodhur duke pritur që shtetet e tyre të jenë pjesë e BE-së

9 October 2024 at 08:33

Kryetarja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova foli nga Procesi Brdo – Brioni në Tivat të Malit të Zi.

Ajo foli për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe tha se dhoma e pritjes e Bashkimit Evropian e quajtur Ballkani Perëndimor është bosh në dy mënyra: e para është duke integruar vendet dhe e dyta me emigrim, veçanërisht të rinjtë.

“Njerëzit janë lodhur duke pritur anëtarësimin e vendeve të tyre në Bashkimin Evropian. Procesi i Brdo Brionit duhet të na ndihmojë të ndryshojmë këtë sallë pritjeje të quajtur Ballkani Perëndimor duke integruar shtetet, jo duke migruar qytetarët. Procesi do të përmbushë qëllimin e tij kur shteti i fundit i mbërthyer në këtë rajon gjeopolitik të bëhet anëtar i plotë i Unionit dhe kur të dorëzojmë “zhargonin” e Ballkanit Perëndimor në histori, jo më vonë se 2030”, tha Siljanovska-Davkova.

“Ne presim që fqinjët tanë të respektojnë marrëveshjet, pa e keqpërdorur të drejtën e vetos”, tha ajo.

The post Siljanovska Davkova: Njerëzit janë lodhur duke pritur që shtetet e tyre të jenë pjesë e BE-së appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 8 October 2024Main stream

Pyetja për Kosovën që e tërboi Vuçiqin, e kërcënoi gazetarin dhe i tha “nuk ekziston Republika e Kosovës”

8 October 2024 at 17:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit të tij sot në Mal të Zi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ku pjesën më të madhe të konferencës e kaloi duke debatuar me gazetarët, e posaçërisht u nervozua kur e pyetën për Kosovën.

Gazetari i Televizionit të Podgoricës e pyeti Vuçiqin për situatën me Kosovën, duke përdorur termin “Republika e Kosovës”, duke i renditur atij se çfarë kishte ndodhur atje që nga ardhja e SNS (Partisë Përparimtare Serbe) [partisë së Vuçiqit] në pushtet.

Siç raporton “Nova”, Vuçiq dukshëm i nervozuar i është përgjigjur gazetarit.

“Faleminderit që e bëtë këtë. Nëse nuk do ta bënit, shumë do të dyshonin në fjalët e mia. Kështu e panë të gjithë se sa të drejtë kisha. Nuk ka Republikë të Kosovës, nuk ekziston sipas të Drejtës Publike Ndërkombëtare. Nuk ekziston sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, nuk ekziston sipas Rezolutës 1244. Nuk më shqetëson që ju jeni të lumtur dhe doni të provokoni qëllimisht duke thënë Republika e Kosovës. Imagjinoni që po flas për ‘Republikën e Gusisë’ ose ‘Republikën e Plevles’. Nuk do t’ju them sepse nuk ekziston”, tha Vuçiq, duke shtuar se “Kosova është pjesë e Serbisë”, transmeton Telegrafi.

Ai i ka kërkuar gazetarit të bëhet i kujdesshëm duke e kërcënuar me gisht.

“Hajde të bëhemi të kujdesshëm, mos më ndërprisni se e dëgjova me vëmendje. Pra, ne kemi vërtetuar se ju nuk e përkrahni Rezolutën 1244 dhe Kartën e OKB-së. Ne kemi vërtetuar se ju mbështesni ndarjen e Republikës së Serbisë dhe lëvizjet separatiste në territorin e Serbisë…”, tha Vuçiq.

Ai e përfundoi fjalimin e tij duke thënë se Serbia nuk eksporton armë në Ukrainë dhe Rusi. /Telegrafi/

The post Pyetja për Kosovën që e tërboi Vuçiqin, e kërcënoi gazetarin dhe i tha “nuk ekziston Republika e Kosovës” appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Osmani udhëton për në Mal të Zi, merr pjesë në takimin vjetor të Procesit Bërdo-Brione

7 October 2024 at 13:45

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mal të Zi për të marrë pjesë në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit, në kuadër të Procesit të Bërdo-Brione.

Ky forum, që mbledh liderët e rajonit, ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Osmani do të pritet nga nikoqiri i takimit, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, si dhe nga Presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë, Zoran Milanoviq dhe Natasha Pirc Musar, vendet bashkëthemeluese të këtij procesi.

Gjatë takimit, Osmani pritet të mbajë një fjalim në sesionin kryesor të liderëve, ku do të theksojë përkushtimin e Kosovës për integrimin e plotë në institucionet euroatlantike, si dhe për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në rajon.

Takimi vjetor do të fokusohet kryesisht në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e rajonit në këtë union.

Osmani gjithashtu do të realizojë takime dypalëshe me liderë të tjerë të pranishëm në këtë samit, duke përforcuar bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet e Kosovës për t’u integruar në BE dhe NATO. /Telegrafi/

The post Osmani udhëton për në Mal të Zi, merr pjesë në takimin vjetor të Procesit Bërdo-Brione appeared first on Telegrafi.

❌
❌