Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Main stream

Plumb kokës shqiptarit në Spanjë, e nxjerrin nga vetura dhe e hedhin para derës së spitalit

7 October 2024 at 19:49

Një shtetas shqiptar ka ndërruar jetë në Girona të Spanjës këtë të hënë. Mediat iberike raportojnë se të shtunën rreth orës 19:00, shqiptari ende i paidentifikuar, u la para derës së spitalit Blanes në qytetin verilindor spanjoll, me një plagë në kokë të shkaktuar nga një e shtënë me armë zjarri.

Policia spanjolle ka nisur një hetim për vrasje, teksa bëhet me dije se kanë qenë të paktën tre persona në një automjet tip “Audi” të zi që e kanë lënë të ndjerin në derën kryesore të spitalit Blanes.

Divizioni i Hetimit Kriminal i rajonit të Gironas kanë nisur të analizojnë kamerat e spitalit dhe ato pranë zonës që mund të kenë regjistruar mjetin, i cili sipas disa informacioneve kishte targa të huaja.

Një nga hipotezat që hetuesit po shqyrtojnë është se mund të jetë një ngjarje e lidhur me trafikun e drogës. Sakaq, trupi i viktimës do të transferohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Girona, ku ekspertët mjeko-ligjorë pritet të kryejnë autopsinë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të identifikuar viktimën, raporton A2 CNN.

Ndërkohë, ElCaso.com raporton se 24 orë pasi shqiptari u braktis në derën e spitalit, një burrë që pretendon të ketë lidhje me ngjarjen është dorëzuar në stacionin e policisë në Lloret de Mar.

Policia ka konfirmuar se ka arrestuar një person, i cili është paraqitur në komisariat, por për momentin nuk dihet se çfarë roli ka luajtur ai në vrasjen e shqiptarit, ose nëse ka qenë një nga tre personat në automjetin tip “Audi”.

Agjentët nga DIC e Girona kanë shkuar në stacionin e policisë Lloret de Mar për ta marrë atë në pyetje, duke pritur që roli i tij të sqarohet dhe t’i dorëzohet, nëse është e nevojshme gjykatës.

Mossos d’Esquadra dyshon se kjo vrasje lidhet edhe një herë me trafikun e drogës, një biznes i rrezikshëm, i cili e ka kthyer rajonin e Katalonjës në prodhuesin më të madh të kanabisit, që eksportohet në të gjithë Evropën dhe gjeneron miliona euro përfitime.

The post Plumb kokës shqiptarit në Spanjë, e nxjerrin nga vetura dhe e hedhin para derës së spitalit appeared first on Telegrafi.

Pamje të frikshme/ “Lufta” me demin shkon keq për matadorin në Spanjë, kafsha e tërbuar e masakron me brirë

By: D Marku
7 October 2024 at 14:21

Shënohet një tjetër incident në garën me dema në Madrid të Spanjës. Një luftëtar peruan është cilësuar si ‘matadori më i keq në botë’ pasi u godit brutalisht në bark dhe këmbë nga një dem, gjatë debutimit të tij.

Nga pamjet e publikuara në internet, shihet momenti i frikshëm kur Roca Rey, 27 vjeç, sulmohet sërish nga demi, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.

Duke parë që gjendja u rëndua, disa njerëz tentuan të ndërhynin që të shpëtonin të riun dhe të qetësonin demin. Roca Rey raportohet se është plagosur rëndë dhe po i nënshtrohet një operacioni.

Sipas raportit mjekësor, thuhet se 27-vjeçari pësoi ‘një plagë të shkaktuar nga briri i demit në pjesën e pasme’.

The post Pamje të frikshme/ “Lufta” me demin shkon keq për matadorin në Spanjë, kafsha e tërbuar e masakron me brirë appeared first on Albeu.com.

KQZ paraqet pilotimin e votimit elektronik në konferencën ndërkombëtare në Spanjë

7 October 2024 at 14:19

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Eksperienca me pilotimin e votimit elektronik në Shqipëri u prezantua së fundi nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë edicionit të nëntë të konferencës kryesore ndërkombëtare për ekspertët e votimit elektronik nga e gjithë bota (E-Vote-lD), që u zhvillua në Tarragona, Spanjë, në datat 2-4 tetor.

Në këtë forum ndërdisiplinor dhe të hapur të të gjitha çështjeve që lidhen me votimin elektronik duke përfshirë, por pa u kufizuar në teknologjinë e aplikuar në qendrat e votimit, kioskat, skanerët e fletëvotimeve dhe votimin në internet, KQZ prezantoi eksperiencën e pilotimit të votimit elektronik në Shqipëri në proceset zgjedhore të vitit 2021, 2022 dhe 2023.

“Ndër të tjera, pilotimi për zgjedhjet e organeve të qeverisjes të datës 14 maj 2023 tregoi se aplikimi i votimit elektronik duhet shoqëruar me fushata edukimi dhe familjarizimi të zgjedhësve me teknologjinë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Po ashtu, KQZ vëren se koha e daljes së rezultatit në rastin e numërimit elektronik është shkurtuar shumë, ndërsa trajnimi i thelluar i stafit të qendrave të votimit të përfshirë në proces është i një rëndësie themelore.

/m.m/

The post KQZ paraqet pilotimin e votimit elektronik në konferencën ndërkombëtare në Spanjë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U qëllua me plumb pas koke dhe u braktis në urgjencë nga 3 persona me automjet të zi, vetëdorëzohet një nga personat e përfshirë në vrasjen e shqiptarit në Spanjë!

7 October 2024 at 10:10
Hetimet vazhdojnë për të zbardhur vrasjen e një shqiptari në Spanjë, i cili u braktis në spitalin e Blanes në gjendje të rëndë shëndetësore dhe iu nënshtrua plagëce të marra.  Sipas El Caso, viktima u dërgua në spital në orën 19:08 të së shtunës nga tre persona që ndodheshin në një automjet me ngjyrë të

Shqiptari qëllohet me plumb në kokë në Spanjë, autorët e lënë te hyrja e spitalit

By: fra nc
7 October 2024 at 10:03

Një shqiptar ka humbur jetën në Girona, Spanjë, pasi u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Mediat spanjolle raportojnë se viktima u qëllua nga një automjet Audi i zi të shtunën dhe më pas u braktis pranë derës së urgjencës në spitalin e Blanes. Shqiptari kishte një plagë në pjesën e pasme të kokës, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri, dhe pavarësisht përpjekjeve mjekësore, ai nuk mundi dot të mbijetonte.

Hetimet për vrasjen po udhëhiqen nga Mossos d’Esquadra, të cilët kanë nisur një hetim të gjerë për të identifikuar viktimën dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Divizioni i Hetimit Kriminal (DIC) i rajonit të Gironës ka hapur një hetim për të gjetur tre personat që e braktisën shqiptarin e plagosur, të cilët u arratisën me një automjet të zi. Sipas informacioneve parparake, policia dyshon se ngjarja lidhet me trafikun e drogës, veçanërisht atë të marihuanës.

“Në person u paraqit në stacionin e policisë së Mossos d’Esquadra në Lloret de Mar, duke vetëdeklaruar lidhjen e tij me ngjarjen e rëndë. Megjithatë, autoritetet nuk kanë zbuluar ende rolin e saktë të këtij individi, nëse ai ishte pjesë e grupit që u arratis me automjetin tip “Audi”, apo nëse ka luajtur ndonjë rol në plagosjen fatale të viktimës. Për këtë arsye, agjentët e DIC janë në pritje të marrjes së deklaratës së tij, për të sqaruar përfshirjen e tij dhe për të vendosur nëse çështja duhet t’i referohet gjykatës”, shkruajnë mediat spanjolle.

Policia spanjolle është gjithashtu e përqendruar në luftën kundër rrjeteve kriminale që kontrollojnë tregtinë e marihuanës në rajon. Organizatat shqiptare, të cilat janë përfshirë në mënyrë aktive në këtë treg fitimprurës, vazhdojnë të rriten, pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për t’i çmontuar, shkruan El Caso.

Katalonja, që është shndërruar në një nga prodhuesit më të mëdhenj të marihuanës në Evropë, ka qenë skena e një numri të madh përplasjesh të dhunshme të lidhura me këtë biznes ilegal, dhe vrasja e fundit e shqiptarit duket të jetë një tjetër episod i kësaj lufte për kontrollin e trafikut të drogës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shqiptari qëllohet me plumb në kokë në Spanjë, autorët e lënë te hyrja e spitalit appeared first on Euronews Albania.

Vritet shqiptari në Spanjë, disa persona e lanë para derës së një spitali

By: Xhen Sila
7 October 2024 at 09:44

Policia spanjolle po heton vrasjen e një shqiptari, që u la pasditen e së shtunës para një spitali në Girona të Spanjës. Mediat vendase raportojnë se shqiptari, i paidentifikuar, kishte një plagë në kokë dhe ndërroi jetë pasi tre persona me një automjet tip Audi të zi e lanë atë para hyrjes së spitalit Blanes.

Hetuesit kanë nisur të analizojnë kamerat e spitalit dhe ato pranë zonës që mund të kenë regjistruar mjetin, i cili sipas disa informacioneve kishte targa të huaja. Një nga hipotezat që hetuesit po shqyrtojnë është se mund të jetë një ngjarje e lidhur me trafikun e drogës, mes grupeve konkurruese.

Trupi i viktimës do të transferohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Girona, ku ekspertët mjeko-ligjorë pritet të kryejnë autopsinë të hënën për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të identifikuar burrin, i cili nuk kishte dokumentacion./abcnews.al

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, braktiset në derën e spitalit

By: user7
7 October 2024 at 09:50

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Spanjë, ndërsa autorët që kanë kryer krimin e kanë braktisur atë në derën e spitalit.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin Blanes, ndërsa raportohet se fillimisht personi ishte i plagosur me plagë në kokë, por më pas ndërroi jetë.

Mediat raportojnë se tre janë autorët e krimit, ndërsa njëri prej tyre është dorëzuar në polici. Viktima nuk kishte mjet identifikimi me vete dhe autopsia e tij pritet të zhvillohet të hënën.

Policia në Spanjë thotë se kanë arrestuar një person i cili është paraqitur në komisariat, por për momentin nuk dihet se çfarë roli ka luajtur ai në ngjarjet, nëse ka qenë një nga tre personat në automjet apo nëse ishte ai që e plagosi për vdekje shqiptarin e braktisur.

Autoritet dyshojnë se kjo vrasje lidhet edhe me trafikun e drogës, një biznes fitimprurës dhe shumë i rrezikshëm, i cili e ka kthyer Katalonjën në prodhuesin më të madh, e cila eksportohet në të gjithë Evropën dhe gjeneron miliona përfitime.

The post Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, braktiset në derën e spitalit appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 6 October 2024Main stream

Stadiumi më i madh në botë, arena 115 mijë vendëshe do të ndërtohet në Marok

6 October 2024 at 19:56

“Botërori 2030” duket larg, por që tani ka nisur një garë e fortë se cili vend do të presë finalen e këtij turneu.

FIFA vendosi që ai të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok, megjithëse nisja do të bëhet nga Amerika e Jugut, ku Argjentina, Paraguai dhe Uruguaji do të presion nga një ndeshje për të festuar 100-vjetorin e Kupës së Parë të Botës.

Kështu, Maroku ka vendosur të sfidojë Spanjën për organizimin e finales së madhe, me “iberikët” që kanë propozuar impianin legjendar por të rinovuar dhe modernizuar “Santiago Bernabeu”, ndërsa marokenët kanë prezantuar projektin e ri të stadiumit që do të jetë më i madhi në botë.

Ai pritet të ndërtohet në Kasablanka dhe do të ketë një kapacitet prej 115 mijë spektatorësh.

Sipas parashikimeve të qeverisë së Marokut, ky impiant do të jetë gati për të pritur ndeshje në fund të vitit 2027 ndërsa do trë marrë emrin “King Hassan II”.

Me këtë stadium që llogaritet të kushtojë më shumë se 500 milion euro, marokenët pretendojnë të kalojnë Spanjën në garën për të marrë finalen e “Botërorit 2030”. /i.m /abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Policia spanjolle kap një anije me 4 tonë kοkainë, 10 në pranga

By: user 6
4 October 2024 at 23:09

Një anije me një ngarkesë prej 4 tonë kοkainë u kap nga autoritetet spanjolle 130 milje në veri-lindje të Lanzarote në Ishujt Kanarie. Lajmin e kanë bërë të ditur agjencitë kryesore të shtypit iberik. 10 persona u arrestuan, mes të cilëve kapiteni i anijes dhe disa marinarë nga ekuipazhi. Anija “Ras” mbante flamurin e Tanzanisë. Mes të arrestuarve janë 7 shtetas turq, 2 nga Azerbajxhani dhe 1 holandez.

Anija e ngarkesave po monitorohej nga Qendra për Analizën Detare dhe Operacionet mbi Trafikimin e Drogës me seli në Lisbonë. Hetuesit e panë të dyshimtë faktin se anija e mallrave po kryente një lundrim joekonomik. Ajo ishte nisur nga Turqia, lundroi përmes Mesdheut në Oqeanin Atlantik, pastaj në Sierra Leone dhe Guinea Bissau, pa ngarkuar ose shkarkuar asnjë mall të deklaruar.

Pas kryerjes së këtyre manovrave të çrregullta, kjo anije ndryshoi drejtimin e saj drejt Gadishullit Iberik. Lënda e paligjshme ishte e fshehur në një ndarje të veçantë që fillimisht e vështirësoi gjetjen. Operacioni përfundoi këtë të premte me mbërritjen e anijes së ndaluar në port për shkarkimin e drogës dhe vënien para drejtësisë të të arrestuarve. ©LAPSI.al

The post Policia spanjolle kap një anije me 4 tonë kοkainë, 10 në pranga appeared first on Lapsi.al.

“Djali i artë” Alvaro Morata, “ylli” i sulmit është spanjolli më i kushtueshëm në histori

3 October 2024 at 19:36

Nuk është vlerësuar ndonjëherë kaq lart, madje e kanë kritikuar shumë.

Alvaro Morata është një “yll” i Spanjës të cilin u detyrua ta mbronte edhe trajneri i Kombëtares, Luis de la Fuente, por gjithsesi, ai ka një rekord të veçantë.

Kapiteni i “Furive të Kuqe”, që ngriti trofeun e Kampionatit Evropian është kthyer në futbollisti spanjoll që ka nxjerrë më shumë para nga transferimet e tij.

Ai kaloi nga Real Madrid te Juventus në vitin 2014 për 20 milionë euro, por u kthye në Madrid në 2015, pasi i eliminoi madrilenët nga Champions, dhe klubi u detyrua të paguante 30 milionë euro, mirëpo nuk mundi nuk mundi të stabilizohej në “Santiago Bernabeu” dhe në 2016 u transferua në Londër, te “Blutë” e Chelsea.

Flitet për shitjen më të shtrenjtë të kartonit të tij prej 80 milionë eurosh, dhe në atë moment ishte rekordi i transferimeve të një futbollisti spanjoll, megjithatë as Premier League nuk ishte me shumë fat për të, dhe Alvaro u kthye në Spanjë tek Atletico Madrid, rivalët e “Los Blancos”.

Fillimisht, u huazua me kusht blerjeje për 65 milionë euro, mirëpo në fund u paguan vetëm 35 milionë euro për kartonin e tij, nga spanjollët dhe pasi shënoi një numër të konsiderueshëm golash në La Liga, tashëm “bomberi” spanjoll do të transferohet te “Djajtë” e Milan, për shifërn e 13 milionë eurove.

Kështu, pas gjithë këtyre transfertave, kartoni i “Djaloshit të Artë” të futbollit spanjoll ka prodhuar plot 217 milionë euro nga aventurat nëpër Evropë dhe duket se asgjë nuk është mbyllur akoma. /i.m /abcnews.al

Numri i aplikimeve për lejen e atësisë për baballarët në Spanjë u rrit gjatë Kupës së Botës 2022

By: lia rda
3 October 2024 at 17:58

Numri i burrave që merrnin lejen e atësisë në Spanjë u rrit gjatë Kupës së Botës FIFA 2022, sipas një studimi që sugjeron se aftësia për të parë ndeshjet luajti një rol në vendimin e tyre.

Sipas një dokumenti pune nga Shkolla e Ekonomisë në Barcelonë, duke përdorur të dhëna nga Sigurimet Shoqërore Spanjolle, gjatë atij Botëror të organizuar nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor 2022 në Katar, ka pasur një “tepricë” dyshifrore të 1000 burrave me leje.

Megjithatë, gjatë asaj periudhe nuk ka pasur rritje të kërkesave për leje lehonie nga nënat, saktëson studimi me titull “Përdorimi i kohës së baballarëve gjatë pushimit të lehonisë: kujdesi për fëmijët apo koha e lirë?”.

Nuk u rrit as përdorimi i pushimit të lehonisë tek punëtorët e vetëpunësuar, të njohur për orarin e tyre më fleksibël të punës.

Në Spanjë, si baballarët ashtu edhe nënat kanë të drejtë për 16 javë pushim të paguar nga viti 2021 kur lind fëmija i tyre. Kjo leje mund të përdoret menjëherë ose me ndërprerje gjatë 12 muajve të parë të jetës së fëmijës.

Futbolli është një sport jashtëzakonisht popullor në Spanjë dhe Kupa e Botës 2022 ishte një nga ngjarjet më të ndjekura në televizion në vend./abcnews.al

Nëntë të vdekur, 48 të zhdukur pasi varka me emigrantë përmbyset pranë Spanjës

By: gaze tare
28 September 2024 at 20:07

Një varkë me emigrantë u përmbys gjatë natës në Ishujt Kanarie të Spanjës, duke çuar në vdekjen e të paktën nëntë personave, me 48 të tjerë të raportuar të zhdukur, sipas shërbimit kombëtar të shpëtimit detar.

Anija mbante gjithsej 84 persona kur u përmbys pranë El Hierro, një nga ishujt në arkipelagun Kanarie.

Ekipet e shpëtimit u dërguan pasi morën një sinjal shqetësimi pak pas mesnate. Nga 84 personat në bord, 27 u shpëtuan me sukses, ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e personave të zhdukur, sipas një deklarate të lëshuar nga autoritetet.

Kjo fatkeqësi vjen pas një tjetër ngjarje tragjike në fillim të shtatorit, ku 39 emigrantë humbën jetën kur varka e tyre u mbyt në brigjet e Senegalit.

Të dy grupet e emigrantëve po tentonin udhëtimin e rrezikshëm për në Ishujt Kanarie, i cili shpesh shërben si një portë për ata që kërkojnë të arrijnë Evropën kontinentale.

Në vitet e fundit, mijëra emigrantë kanë hyrë në kalimet e rrezikshme të Atlantikut, duke hipur shpesh në anije të mbipopulluara dhe të padenjë për det me shpresën për të arritur në Evropë. Shumë nga këto udhëtime kanë përfunduar në katastrofë, me jetë të panumërta të humbura në det.

The post Nëntë të vdekur, 48 të zhdukur pasi varka me emigrantë përmbyset pranë Spanjës appeared first on iconstyle.al.

UEFA pranon gabimin e rëndë të arbitrimit në ndeshjen e Euro 2024

By: fra nc
24 September 2024 at 11:27

UEFA ka pranuar zyrtarisht gabimin e arbitrimit në ndeshjen Spanjë-Gjermani.

Sipas UEFA-s prekja e diskutueshme me dorë e Marc Cucurella në çerekfinalen e Euro 2024 kundër Gjermanisë, duhet të ishte një penallti,

Prekja e topit me dorë brenda zonës nuk u akordua 11 metërsh për gjermanët, megjithëse përsëritjet e VAR treguan se krahu i futbollistit spanjoll ishte i shtrirë jashtë trupit, duke rritur përmasat dhe duke devijuar goditjen që po shkonte në port.

Komiteti i Arbitrimit të UEFA-s ka pranuar se vendimi i arbitrit ishte një gabim.

Ky vendim ka zemëruar shumë njerëz, përfshirë ish-futbollistin gjerman Lothar Matthäus, i cili shprehu zhgënjimin e tij, duke thënë se Gjermania ishte u eliminua nga kompeticioni për shkak të një vendimi të gabuar.

Nëse penalltia do të akordohej, fati i ndeshjes mund të shkonte ndryshe.

Gabimi kontribuoi në humbjen e Gjermanisë me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, çka i lejoi Spanjës të vazhdonte rrugën drejt fitores së turneut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post UEFA pranon gabimin e rëndë të arbitrimit në ndeshjen e Euro 2024 appeared first on Euronews Albania.

❌
❌