Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

Shteti i ri i Ramës/ Përplasje mes komunitetit musliman dhe urdhrit bektashi (DEKLARATA)

By: user 4
23 September 2024 at 19:38

Komuniteti Mysliman Shqiptar ka reaguar ashpër në lidhje me raportimet mbi themelimin e një mikroshteti sovran të Urdhrit Bektashi, të propozuar nga kryeministri Rama dhe të miratuar nga Baba Mondi.

KMSH u shpreh në reagimin zyrtar se Shqipëria nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit. Në një deklaratë për mediat, Komuniteti Mysliman kujton se është ai “institucioni nën ombrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate” duke iu referuar si i tillë Urdhrit Bektashi.

KMSH nënvizon më tej se kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.

Deklarata e plotë:

Nisur nga interesi i lartë i besimtarëve, mediave, dhe opinionit publik, lidhur me hapjen e diskutimit për themelimin e “Sovranitetit të Urdhërit Bektashi” në Tiranë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë deklarohet sa më poshtë vijon:
Komuniteti Myliman i Shqipërisë është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri.

Feja jonë ka tre komponentë themelorë mbi të cilët ushtron veprimtarinë e saj në Republikën e Shqipërisë për mbi një shekull, të cilat janë:

1-Kurani Famëlartë, fjala e Zotit të Gjithësisë,
2-Tradita Profetike,
3-Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Në këtë kontekst, ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me deklaratat publike ku flitet për “Islam modern” apo “Islam shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës tonë.

Këto terma nuk kanë asnjë lidhje me Islamin si fe, e cila është fe universale dhe bazohet mbi Kuranin dhe Traditën Profetike dhe respekton kushtetutat e ligjet në çdo vend ku bën pjesë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është institucioni nën ombrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate.

Ky ka qenë edhe qëllimi i dijetarëve myslimanë të cilët kanë punuar për një Shqipëri të pavarur, laike dhe multi fetare.

Komuniteti Mysliman është mazhoritar në Republikën e Shqipërisë dhe një ndër kontribuesit kryesor të dialogut e harmonisë fetare në vend.

Ky komunitet nuk e ka cilësuar kurrë harmoninë e dialogun si “domain” të tijin, pasi kjo vlerë e jashtëzakonshme që ekziston në vendin tonë është kontribut i secilit dhe i të gjithëve bashkë.

Në këtë kuptim, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

Të gjitha fetë abrahamike në thelbin e tyre kanë si qëllim t’i shërbejnë Rrugës së Zotit dhe të japin kontributin e tyre në shoqëri, siç bëjnë prej mijëra vjetësh.

Kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.
Sa më lart sqaruam, ne sigurojmë besimtarët myslimanë në Republikën e Shqipërisë se do t’i përfaqësojmë ata dhe çdo besimtar të cilitdo tarikati, ashtu siç kemi bërë deri më sot, edhe në vijim.

Ne do të vijojmë ta ndjekim me vëmendje këtë çëshjte dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.

The post Shteti i ri i Ramës/ Përplasje mes komunitetit musliman dhe urdhrit bektashi (DEKLARATA) appeared first on Lapsi.al.

Ideja e Ramës për një “shtet bektashi” kritikohet si ‘narciziste dhe e rrezikshme’

23 September 2024 at 17:07

Në fjalën e tij përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të dielën, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ishte e gatshme që të transformonte Urdhrin Botëror Bektashi në “një shtet sovran brenda kryeqytetit shqiptar”, të ngjashëm me Vatikanin. Kjo ide e padëgjuar më parë u paralajmërua më herët nga Rama […]

The post Ideja e Ramës për një “shtet bektashi” kritikohet si ‘narciziste dhe e rrezikshme’ appeared first on Reporter.al.

“Do jetë shteti më i vogël në botë”- Mediat turke: Rama do ndërtojë modelin e Vatikanit në Tiranë! E paqartë se cilat vende do ta njohin sovranitetin

23 September 2024 at 13:02
Krijimi i shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave turke, ku e kanë pasqyruar gjatë këtë çështje. Hurriyet shkruan se “kryeministri shqiptar Edi Rama planifikon të krijojë një mikroshtet sovran islamik për bektashinjtë në kryeqytetin Tiranë”. Sipas një nga mediave më të mëdha në Turqi, nëse gjithçka shkon sipas
❌
❌