Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

Liri Berisha në homazhet për Gerti Bogdanin: Do e kujtojmë me shumë respekt

19 September 2024 at 11:28

Bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha ishte e pranishme në homazhet e mbajtura këtë të enjte në nder të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani i cili u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare.

Liri Berisha u shfaq e prekur para mediave ku dha një mesazh ngushëllimi fillimisht për familjarët e ish-deputetit e më pas për miqtë dhe kolegët e tij. Ajo tha se do e kujtojnë “gjithnjë me shumë dashuri me shumë respekt, me shumë mirësi”.

“Asgjë nuk ka më shumë vlerë në këto momente se sa jeta e atij që iku. Në pozicionin e nënës dua të ngushëlloj prindërit në radhë të parë dhe lutem bashkë me ta të gjejnë forcën për ta kapërcyer këtë dhimbje e këputje të rëndë.

Edlirën, para të cilës dalim sot, e presin detyra shumë të rënda e të vështira. Ngushëllime të gjithë miqve shokëve me të cilët ai bëri një rrugëtim kaq të shkurtër por të bukur. Do e kujtojmë gjithnjë me shumë dashuri me shumë respekt, me shumë mirësi”,-tha Liri Berisha.

Gerti Bogdani u nda nga jeta më 17.09.2024 në moshën 44-vjeçare pasi pësoi arrest kardiak.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Liri Berisha në homazhet për Gerti Bogdanin: Do e kujtojmë me shumë respekt appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

“Çdo që m’u përmbys, por ti ishe aty”- Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, kunati i tij, Arbër Çepani tregon historinë prekëse të 12 viteve më parë: Sot nuk të thashë dot…

18 September 2024 at 21:07
Kunati i Gerti Bogdanit, Arbër Çepani, ka bërë një tjetër status prekës për ish-deputetin e Partisë Demokratike. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Çepani ka treguar një histori të 12 vite më parë. Arbër Çepani thotë se pas një skaneri që ka bërë në atë kohë, mjekët në Shqipëri i kishin thënë se

Nga Rama e Berisha te deputetët e PS dhe PD, reagimet e politikës për Gert Bogdanin

18 September 2024 at 14:44

Gerti Bogdani u nda nga jeta papritur mesditën e kësaj të mërkure. Ish-deputeti i Partisë Demokratike pësoi arrest kardiak ndërsa ishte në ambientet e një lokali në rrugën “Dëshmorët e kombit”.

Të shumtë ishin politikanët që kanë shprehur mesazhe ngushëllimi për largimin e tij të papritur nga jeta. Kolegët e tij opozitarë janë shprehur të tronditur nga ikja e parakohshme.

“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Ky është një lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do të mbetet në memorien time, njëri nga personalitetet e reja të PD-së më të njohura, më të shquara. Ka qenë një politikan demokrat, me civilitet, me formim me përgatitje, me ndershmëri, me urtësi, në shkallën më të lartë. Kjo është një humbje e madhe për PD-në, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare”,-ka shkruar ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Edhe kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij:

“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”,-shkruan ai në Facebook.

“Eshte shokuese, miku im prej vitesh Gerti Bogdani, deputet i Partise Demokratike, ish kryetar i FRPD nje njeri me cilesi te vecanta njerezore nderroj jetë. Të gjithë jemi pa fjalë, kjo është dhimbje e madhe. Zoti i dhëntë forcë Edlirës dhe fëmijëve, prindërve dhe vëllait të Gertit në këtë moment shumë të vështirë.
Prehu në paqe miku im pranë Zotit që ti besoje aq shumë”,-shkruan Fatmir Mediu.

“Thellësisht i trishtuar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani. Gjatë gjithë angazhimit të tij politik, ai krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes”,-u shpreh ish-presidenti Ilir Meta.

Mesazhet e ngushëllimit nuk kanë munguar as nga kundërshtarët e tij politik. Ata janë shprehur të tronditur për një ikje kaq të parakohshme dhe shprehin vlerësimin për angazhimin politik të Bogdanit duke e quajtur atë “Një zë frymëzues në politikën shqiptare”.

“I keqardhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gert Bogdanit, ngushëllime bashkëshortes dhe familjes. U prehtë në paqe!”,-shkruan krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Tronditës lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut tonë Gerti Bogdani. Një zë frymëzues në politikën shqiptare, në mbështetje të të rinjve dhe profesionistëve. U prehsh në paqe, Gerti!”-shkruan Niko Peleshi.

“Nuk mund të ketë fjalë të duhura ngushëllimi për ikjen tënde të parakohshme Gert Bogdani. Thjesht, pusho në paqe!”-shprehet Mimi Kodheli.

“Lajm i kobshëm ndarja e papritur nga jeta e kolegut tonë dhe ish-deputetit, Gerti Bogdani. Zor të gjesh fjalë që zbusin peshën e rëndë të dhimbjes e të zemrave të bëra gur prej tronditjes. Ngushëllime bashkëshortes, fëmijëve e familjarëve të Gertit. U prehsh në paqe e dritë të pastë shpirti”,-shkruan nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nga Rama e Berisha te deputetët e PS dhe PD, reagimet e politikës për Gert Bogdanin appeared first on Euronews Albania.

❌
❌