Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 October 2024Main stream

Shpërthim në Zubin Potok, zjarri përfshin një ndërtesë të pabanuar

3 October 2024 at 08:22

Një tjetër shpërthim ka ndodhur mbrëmë në komunën e Zubin Potokut.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 23:30.

“Në Zubin Potok është raportuar një shpërthim nga i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar e të papërfunduar”, tha ai.

Elshani tutje ka shtuar se ende nuk dihet se çka ka çuar deri te shpërthimi.

“Nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet se nga çka është shkaktuar shpërthimi, por njësitet policore adekuate janë në vendin e ngjarjes”, u shpreh Elshani.

Kujtojmë se edhe javë më parë një granatë dore ishte hedhur në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok. /Telegrafi/

 

The post Shpërthim në Zubin Potok, zjarri përfshin një ndërtesë të pabanuar appeared first on Telegrafi.

❌
❌