Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Sulm pranë aeroportit të Bejrutit, mediat e huaja: Objektiv ishte pasuesi i Nasrallah

4 October 2024 at 10:34

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në orët e para të së premtes pranë aeroportit të Bejrutit ndërsa sulmet izraelite janë intensifikuar. Mediat raportojnë se ka pasur bombardime pranë aeroportit ndërkombëtar të qytetit afër periferisë së Dahieh, një bastion i Hezbollahut. Megjithatë aeroporti është ende duke funksionuar.

Referuar mediave vendase në këtë aeroport ka zbarkuar ministri i jashtëm i Iranit.  “Një aeroplan iranian mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar me Ministrin e Jashtëm Abbas Araqchi në bord,” raporton agjencia e lajmeve në Liban.

Duke citua burime të sigurta, mediat raportojnë se objektivi kryesor i sulmeve të vazhdueshëm gjatë natës ishte Hashem Safieddine, i konsideruar gjerësisht si një pasardhës i mundshëm i liderit të vrarë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, Megjithatë nuk dihet ende nëse ai është vrarë.

Një rrugë kryesore që lidh Libanin me Sirinë, ku dhjetëra mijëra njerëz janë larguar, është ndërprerë nga bombardimet. Sulmi shkatërroi rrugën që çon në vendkalimin Masnaa me Sirinë, tha ministri i Punëve Publike, duke shtuar se pika e kontrollit “është ndërprerë”.

Një zëdhënës ushtarak i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit  kishte akuzuar Hezbollahun të enjten për përdorimin e vendkalimit për të transportuar pajisje ushtarake në Liban.

“Ushtria nuk do të lejojë kontrabandën e këtyre armëve dhe nuk do të hezitojë të veprojë nëse detyrohet ta bëjë këtë,” tha zëdhënësi. Këtë javë, OKB-ja tha se të paktën 130,000 njerëz vlerësohet të kenë kaluar në Siri nga Libani që nga 23 shtatori.

/abcnews.al/

Yesterday — 3 October 2024Main stream

Shpërthim i fuqishëm në pronën e ish-kryetarit të Komunës së Zubin Potokut

By: fra nc
3 October 2024 at 12:13
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në pronën e ish-kryetarit të Komunës së Zubin Potokut, Stevan Vulloviç. Banesa, që ishte në ndërtim e sipër, u përfshi nga flakët duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, pak pas mesnatës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.

Lajmi është konfirmuar për Radio Evropa e Lirë nga kreu aktual i kësaj komune, Izmir Zeqiri, i cili e dënoi shpërthimin. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për mediat se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima apo të lënduar, pasi objekti ishte ende pabanuar. Autoritetet vendase ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e shpërthimit.

“Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin, por njësitet policore janë në vendin e ngjarjes,” tha Elshani për mediat vendase.

Ditë më parë, më 29 shtator, një shpërthim tjetër u raportua në një qytet tjetër të veriut të Kosovës, në Zveçan. Asokohe, policia njoftoi se nuk kishte të lënduar, megjithatë kishte dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe automjeteve aty pranë. Edhe për këtë incident, ende nuk dihet shkaku i shpërthimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shpërthim i fuqishëm në pronën e ish-kryetarit të Komunës së Zubin Potokut appeared first on Euronews Albania.

Shpërthim në Zubin Potok, zjarri përfshin një ndërtesë të pabanuar

3 October 2024 at 08:22

Një tjetër shpërthim ka ndodhur mbrëmë në komunën e Zubin Potokut.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 23:30.

“Në Zubin Potok është raportuar një shpërthim nga i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar e të papërfunduar”, tha ai.

Elshani tutje ka shtuar se ende nuk dihet se çka ka çuar deri te shpërthimi.

“Nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet se nga çka është shkaktuar shpërthimi, por njësitet policore adekuate janë në vendin e ngjarjes”, u shpreh Elshani.

Kujtojmë se edhe javë më parë një granatë dore ishte hedhur në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok. /Telegrafi/

 

The post Shpërthim në Zubin Potok, zjarri përfshin një ndërtesë të pabanuar appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Kosovë| Shpërthim afër një pike karburanti në Zveçan

By: rom ario
29 September 2024 at 09:19

Policia e Kosovës ka thënë të dielën se një shpërthim ka ndodhur gjatë mesnatës në afërsi të një pike karburanti në qendër të Zveçanit, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

“Rreth mesnatës, në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit, ka ndodh një shpërthim”, tha për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Elshani tha se nuk ka të lënduar nga ky shpërthim dhe se njësitet policore dolën në vendin e ngjarjes menjëherë.

“Rasti cilësohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, theksoi Elshani, shkruan REL.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim, i cili shkaktoi dëme materiale në shtëpizën e pikës së karburantit dhe në disa vetura në afërsi, tha ai.

Në kohën e shpërthimit pika e karburantit kishte qenë e mbyllur për shërbim, sipas tij.

Një rast si ky nuk është i rrallë në veriun e Kosovës në vjetët e fundit.

Për hedhje të mjeteve shpërthyese dhe djegie të veturave është raportuar disa herë në këtë rajon, sidomos në kohën e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Zveçani, së bashku me Zubin Potokun, Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviqin, janë katër komunat me shumicë serbe në veri.

Tensionet në këtë pjesë të vendit kanë qenë kryesisht të larta në muajt e fundit, për shkak të atyre që Qeveria e Kosovës i konsideron si hapa për shtirje të sovranitetit në atë pjesë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosovë| Shpërthim afër një pike karburanti në Zveçan appeared first on Euronews Albania.

Iran| Shpërthim në minierën e qymyrit, raportohen 51 viktima dhe 20 të plagosur

By: Fia Nelaj
22 September 2024 at 14:31

Një shpërthim i shkaktuar nga një rrjedhje gazi në një minierë qymyri në Iranin lindor ka vrarë të paktën 51 persona.

Më shumë se 20 të tjerë u plagosën pas shpërthimit në provincën e Khorasanit të Jugut .

Bëhet me dije se  kjo ngjarje është shkaktuar nga një shpërthim gazi metani në dy blloqe të minierës në Tabas, 540 km (335 milje) në juglindje të kryeqytetit Teheran.

Guvernatori i Khorasanit të Jugut, Javad Ghenaatzadeh, tha se në momentin e shpërthimit në blloqe ishin 69 punëtorë.

Sipas agjencisë së lajmeve AP, ai tha: “Kishte një shpërthim dhe fatkeqësisht 69 persona punonin në blloqet B dhe C të minierës Madanjoo. Në bllokun C ishin 22 persona dhe në bllokun B ishin 47 persona”.

Mbetet e paqartë se sa njerëz janë ende gjallë dhe të bllokuar brenda minierës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Iran| Shpërthim në minierën e qymyrit, raportohen 51 viktima dhe 20 të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Sulmi ukrainas me dron, shpërthim i madh në depon e armëve brenda Rusisë

By: rom ario
21 September 2024 at 18:28

Një zjarr ka shpërthyer në një depo raketore ruse në rajonin Tver thellë brenda vendit, pasi ajo u shënjestrua nga një sulm me dron ukrainas, tha Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

Sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë një sulm të dytë ukrainas me dron në rajonin jugperëndimor rus të Krasnodarit, i cili gjithashtu shkaktoi një zjarr dhe shkaktoi një seri shpërthimesh.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se forcat e saj kanë rrëzuar 101 dronë ukrainas mbi territorin rus gjatë natës.

Sulmet me dron u kryen pasi udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelenskky tha se shpreson të takohet me Donald Trump javën e ardhshme, kur ai të udhëtojë për në SHBA, ku do t’i prezantojë presidentit amerikan Joe Biden një “plan fitoreje” në lidhje me luftën.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se Rusia duket se po planifikon sulme ndaj objekteve bërthamore të Ukrainës para dimrit.

Postimet në kanalet lokale Telegram thanë se një sulm me dron ukrainas goditi një depo armësh pranë qytetit Toropets, në rajonin Tver të Rusisë – që është rreth 380 kilometra (240 milje) në veriperëndim të Moskës dhe rreth 500 kilometra (300 milje) nga kufiri ukrainas.

Autoritetet ruse mbyllën një shtrirje prej 100 kilometrash (62 milje) të një autostrade dhe evakuuan pasagjerët nga një stacion hekurudhor aty pranë.

Depoja dukej se ishte vetëm disa milje larg një arsenali rus të armëve që ruan raketa, bomba dhe municione në Tver që u godit nga dronët ukrainas herët të mërkurën, duke plagosur 13 persona dhe gjithashtu duke shkaktuar një zjarr të madh.

Ndërkohë, të paktën 1,200 njerëz u evakuuan nga rajoni jugperëndimor i Krasnodarit të Rusisë pasi një depo municioni dhe arsenal raketash u goditën në sulmin e dytë me dron gjatë natës, tha guvernatori lokal.

Shumica e të evakuuarve qëndronin me miqtë dhe të afërmit, tha Veniamin Kondratyev, guvernatori i rajonit të Krasnodarit, në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima as në Tver e as në Krasnodar.

Këto zhvillime vijnë pasi Kievi po i kërkon Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe aleatëve të Ukrainës që të krijojnë misione të përhershme monitoruese në centralet bërthamore të vendit, pasi paralajmëron se ato mund të jenë në shënjestër të sulmeve ruse.

“Në veçanti, ka të bëjë me pajisjet e hapura të shpërndarjes në centralet bërthamore dhe nënstacionet e transmetimit, kritike për funksionimin e sigurt të energjisë bërthamore,” shkroi ministri i Jashtëm Andriy Sybiha në rrjetin social ‘X’.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmi ukrainas me dron, shpërthim i madh në depon e armëve brenda Rusisë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌