Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Tirana në emergjencë mjedisore”, Xhixho: Një grup i strukturuar kriminal drejton sot bashkinë e Tiranës

By: D Marku
16 September 2024 at 17:05

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho ka publikuar një video në rrjetet sociale ku tregohen kazanët e mbeturinave të tejmbushura në disa rrugë të Tiranës.

Xhixho shprehet se Tirana ndodhet në emergjencë mjedisore, dhe se një grup i strukturuar kriminal drejton sot bashkinë e Tiranës.

Postimi i Xhixhos:
Nga grupi i strukturuar kriminal që sot drejton Bashkinë e Tiranës, shëndeti i qytetarëve nuk mund të jetë prioritet, pasi paratë tona po shkojnë për 5D dhe inceneratorin fantazmë. Ndërkohë, Tirana ndodhet në emergjencë mjedisore.

 

The post “Tirana në emergjencë mjedisore”, Xhixho: Një grup i strukturuar kriminal drejton sot bashkinë e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Erisa Xhixho mbi kostot e jetesës: Të ardhurat për frymë janë sa 35% e mesatares europiane, çmimet tre herë më të larta

By: E.K
16 September 2024 at 09:39

Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me koston e shtuar të jetesës së shqiptarëve. Ajo shkruan se ndërkohë që të ardhurat për frymë janë sa 35% e mesatares europiane dhe ku 60% e buxhetit familjar shkon për ushqime, Në tregun shqiptar ka produkte […]

The post Erisa Xhixho mbi kostot e jetesës: Të ardhurat për frymë janë sa 35% e mesatares europiane, çmimet tre herë më të larta appeared first on FaxWeb.

“Lekë ka, por ato shkojnë për drejtorët “5 D”” Xhixho: Ky regjim duhet ndëshkuar sa më parë

By: M C
16 September 2024 at 09:55

Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhoxho, në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me koston e shtuar të jetesës së shqiptarëve.

Ajo shkruan se ndërkohë që të ardhurat për frymë janë sa 35% e mesatares europiane dhe ku 60% e buxhetit familjar shkon për ushqime, Në tregun shqiptar ka produkte që shiten me një çmim 212% më të lartë, ose mbi 3 herë sa çmimi që shitet nga e njëjta kompani në vendin europian nga ajo vjen.

Xhixho shton se paratë nuk shkojnë në ndihmë të shtresave në nevojë apo pensionistëve, por për korrupsionin galopant me rrugët e florinjta.

Postimi i plotë:

Tirana është qyteti me koston më të lartë të jetesës, pasi ajo tashmë është kthyer në qendër të pastrimit të parave të pista dhe nuk ka asgjë nga një qytet që u shërben njerëzve.
Qytetarët udhëtojnë me km të tëra qe blejnë ushqimet dhe produktet e tjera të konsumit me lire
• Çmimi mesatar i produkteve në tregun shqiptar është rreth 80% më i lartë se çmimi mesatar i të njëjtave produkte – shitur nga të njëjtat kompani, në tregjet e BE-së
• Në tregun shqiptar ka produkte që shiten me një çmim 212% më të lartë, ose mbi 3 herë sa çmimi që shitet nga e njëjta kompani në vendin europian nga ajo vjen
E gjitha kjo në një vend ku të ardhurat për frymë janë sa 35% e mesatares europiane dhe ku 60% e buxhetit familjar shkon për ushqime.
E gjitha kjo në një kohë kur në arkën e qeverisë kanë hyrë 2.1 miliard lekë, nëpërmjet TVSH-së si rezultat i rritjes së çmimeve dhe jo nga mirëadministrimi.
Para ka por ato nuk shkojnë te shtresat në nevojë apo pensionistët, por shkojnë për korrupsionin galopant me rrugët e florinjta, për drejtorët 5 D apo inceneratorët që nuk ekzistojnë.
Ky regjim që rrjep qytetarët dhe pasuritë e vendit duhet ndëshkuar sa më parë!

The post “Lekë ka, por ato shkojnë për drejtorët “5 D”” Xhixho: Ky regjim duhet ndëshkuar sa më parë appeared first on Albeu.com.

Erisa Xhixho: Tirana e mbytur në plehra, ndërkohë që miliona euro shkojnë për inceneratorët fantazmë (VIDEO)

By: V K
15 September 2024 at 10:42

Përmes një postimi në rrjetet sociale, nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka denoncuar se Tirana është e mbytur në plehra, ndërsa milionat shkojnë për incineratorët fantazmë.

Në videon e publikuar nga Xhixho në rrjetet sociale, tregohen disa rrugë të kryeqytetit ku duken qartë kazanët e plehrave të tejmbushura.

Postimi i Xhixhos:

Tirana e mbytur në plehra, ndërkohë që miliona euro shkojnë për inceneratorët fantazmë.????

The post Erisa Xhixho: Tirana e mbytur në plehra, ndërkohë që miliona euro shkojnë për inceneratorët fantazmë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“PS iu kundërvu Kushtetueses për Xhaçkës”, Xhixho: Zgjodhën të fshehin kokën pas abstenimit

By: D Marku
13 September 2024 at 20:30

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkruan se qeveria kur është fjala që ligji të zbatohet edhe për ata si gjithë të tjerët zgjedhin që me vetëdije të shkelin Kushtetutën dhe t’i kundërvihen hapur e në mënyrë flagrante asaj.

Xhixho shton se Olta Xhaçka dhe interesat e saj korruptive të ushqyera nga prania e saj në qeveri jo rastësisht prevalojnë mbi autoritetin e Gjykatës Kushtetuese.

Xhixho: Edhe pse shumica parlamentare e Partisë Socialiste dhe Kryeministri i saj nuk lenë rast pa folur dhe pa u përgjëruar për zbatimin e ligjit dhe fundin e pandëshkueshmërisë, edhe pse ata mburren gjithkund se janë autorët e reformës në drejtësi dhe se falë tyre drejtësia e re po bën namin, kur është fjala që ligji të zbatohet edhe për ata si gjithë të tjerët zgjedhin që me vetëdije të shkelin Kushtetutën dhe t’i kundërvihen hapur e në mënyrë flagrante edhe organit të vetëm që garanton drejtësinë kushtetuese, Gjykatës Kushtetuese.

Olta Xhaçka dhe interesat e saj korruptive të ushqyera nga prania e saj në qeveri jo rastësisht prevalojnë mbi autoritetin e Gjykatës Kushtetuese, aq sa një tufë njerëzish mjeranë dhe pa fijen e integritetit zgjodhën të fshehin kokën pas kartonit të abstenimit dhe duke iu kundërvënë Gjykatës Kushtetuese.

Fakti është tashmë në sytë e të gjithëve, e vërteta është aty në sallën e Kuvendit, ku vota e turpit dhe e bashkautorësisë me investitorët strategjikë të qeverisë, bëhet bashkë me votën e klaneve korruptive e kriminale, perfaqësuesit e të cilëve nën emrin e deputetëve të popullit dëshmuan se e gjithë retorika e liderit të tyre suprem është vetëm mashtrim dhe kundërvënie ndaj Gjykatës Kushtetuese.

The post “PS iu kundërvu Kushtetueses për Xhaçkës”, Xhixho: Zgjodhën të fshehin kokën pas abstenimit appeared first on Albeu.com.

❌
❌