Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

“Karriget e Kuvendit”/ Ambasada Amerikane flet me gjuhën e Ramës: Thellësisht të shqetësuar!

1 October 2024 at 12:43

Ambasadat perëndimore në vendin tonë filluan të reagojnë menjëherë në kor kundër opozitës për aksionin që ndërmori ditën e djeshme në Kuvend, edhe pse ato heshtën pas dënimit politik me burgosje të deputetit Ervin Salianji, pa u bazuar në prova dhe në ligj. Pas ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, së fundmi ka reaguar edhe ambasada […]

The post “Karriget e Kuvendit”/ Ambasada Amerikane flet me gjuhën e Ramës: Thellësisht të shqetësuar! appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Ambasada amerikane kujton rihapjen e selisë në Shqipëri

By: xhir jeta
1 October 2024 at 10:40

1 tetor 1991, shënoi rihapjen e ambasadës së SHBA në Shqipëri, pas më shumë se 50 vitesh mungesë të marrëdhënieve diplomatike, të cilat ishin ndërprerë gjatë Luftës së Dytë Botërore për shkak të izolimit të Shqipërisë nën regjimin komunist. Vite më pas, ambasada amerikane në Tiranë, zgjedh ta përkujtojë me një foto që shenjon këtë moment.

🇦🇱 Në vitin 1991, Ambasada e SHBA-së në Shqipëri u rihap pas më shumë se 50 vitesh mungesë të marrëdhënieve diplomatike, të cilat ishin ndërprerë gjatë Luftës së Dytë Botërore për shkak të izolimit të Shqipërisë nën regjimin komunist.

Këto marrëdhënie u rivendosën zyrtarisht më 15 mars 1991, në një ceremoni të mbajtur në Departamentin e Shtetit të SHBA, duke shënuar një moment të rëndësishëm në tranzicionin e Shqipërisë drejt demokracisë.

Rihapja e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë u bë më 1 tetor 1991, me Christopher Hill që shërbente si i Ngarkuar me Punë dhe më vonë atë vit, William Edwin Ryerson u bë ambasadori i parë i SHBA-së në Shqipëri.” thuhet në një postim të ambasadës amerikane.

❌
❌