Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Reagimi për ambasadat/ Gazment Bardhi: Nuk ka akt më brutal se të burgosësh fjalën e lirë!

By: user 4
1 October 2024 at 15:10

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ambasadorit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato dhe ambasadës së SHBA, lidhur me protestën në Kuvend. Bardhi thotë në reagimin e tij se mazhoranca po vepron si gjykatë duke burgosur opozitën si dhe kërcënon deputetët që denoncojnë lidhjet e qeverisë me krimin.

Reagimi

Nuk ka akt më antidemokratik sesa tentativa për të zhbërë opozitën. Nuk ka akt më brutal dhe të dhunshëm sesa të burgosesh për fjalën e lirë. Nuk ka autoritarizëm më të madh sesa të injorosh vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të refuzosh të dorëzosh para drejtësisë një deputet të mazhorancës. Nuk ka veprim më të dhunshëm sesa të marrësh hapur autorësinë e vendimeve politike të gjykatave që burgosin opozitën dhe të kërcënosh me fjalor rruge këdo që guxon të denoncojë lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe çdo qytetar i ndershëm në këtë vend, është thellësisht i shqetësuar për shkatërrimin e balancës mes pushtetetëve, asgjesimit të parimeve demokratike, shantazhit dhe dhunës ndaj opozitës e qytetarëve, rikthimit të metodave të Sigurimit të Shtetit për përndjekjen kundër opozitës dhe qytetarëve, apo ngritjes në majat e pushtetit të krimit të organizuar.

Dialogu është mjet i duhur në vende demokratike, ku mosmarrëveshjet zgjidhen në rrugë institucionale. Por një vend, ku shumica në Parlament injoron vendimet e Gjykatës Kushtetuese kur ato janë në favor të opozitës, nuk është as demokratik dhe as krijon mundësinë për ndjekjen e rrugëve institucionale. Nga protesta apo aktet simbolike nuk i rrezikohet jeta askujt, përveçse rrezikohet pushteti personal i Edi Ramës! Nga përballja me krimin e organizuar dhe qeverisjen e kriminalizuar të lidhur me të, që është mision i çdo deputeti që mbron interesin publik, i rrezikohet jeta e prona kujtdo, çdo sekond, çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë.

Për këtë arsye, reagimi, rezistenca dhe mosnënshtrimi është e vetmja formë që i mbetet opozitës për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor. Me keqardhje rikonfirmoj se e kemi të pamundur t’i nënshtrohemi dhunës së Edi Ramës, të lejojmë asgjesimin e çdo grimce lirie në këtë vend apo të pranojmë në heshtje instalimin e shtetit të tij personal.

The post Reagimi për ambasadat/ Gazment Bardhi: Nuk ka akt më brutal se të burgosësh fjalën e lirë! appeared first on Lapsi.al.

Berisha-diplomatëve: Popujt tuaj kur gjenden para një padrejtësie, i japin përgjigjen e merituar cilitdo!

By: user 4
1 October 2024 at 15:07

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka reaguar lidhur me qëndrimet e diplomatëve të akredituar në Tiranë, të cilët janë shprehur të shqetësuar lidhur me djegien e karrigeve nga deputetët demokratë, në hyrjen e parlamentit, gjatë pasdites së të hënës.

Ambasadori i BE-së në Tiranë dhe më pas Ambasada e SHBA kanë kërkuar nga palët që të ulen të dialogojnë, ndërsa theksojnë se akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik.

Por Berisha në reagimin e tij solli në vëmendje reagimet që bëjnë popujt e vendeve partnere të Shqipërisë, kur u cënohen të drejtat.

“PD ka respekt për partnerët ndërkombëtarë, por ka respekt edhe për popujt e vendeve partnere, të cilët sa herë gjenden përpara një padrejtësie, i japin përgjigjen e tyre të merituar cilitdo. Kjo është edhe përgjigjja ime.

Në qoftë se unë vërtet në fjalën time kërkova që të mos heshtin para dhunës politike që është forma më e egër e dhunës, përpara burgosjes së një njeriu, i cili edhe njëherë, nuk mbrojti vetëm interesat e shqiptarëve, por edhe të qytetarëve të BE, për aq sa është Italia një vend kryesor i BE.

Por, edhe për aq sa administrata e SHBA dhe vendeve të tjera është e interesuar për prerjen e lidhjeve të politikës me krimin dhe luftën kundër kriminalitetit. Natyrisht unë jam i vetëdijshëm për fuqinë e jashtëzakonshme korruptive, siç është faktuar, të kreut të narkoshtetit. Por prapë, interesat nuk mund t’i korruptojnë.

Thirrja ime kishte të bënte me interesat e përbashkëta, me vlerat e përbashkëta që ne ndajmë me partnerët. Por secili përcakton qëndrimin e tij”, tha Berisha.

The post Berisha-diplomatëve: Popujt tuaj kur gjenden para një padrejtësie, i japin përgjigjen e merituar cilitdo! appeared first on Lapsi.al.

Ambasada amerikane e shqetësuar për karriget e djegura të parlamentit

By: user 4
1 October 2024 at 12:54

Pas protestës së opozitës në parlament ku u dogjën disa karrige, ka reaguar ambasada amerikane që shprehet e shqetësuar për shkatërrimin që ndodhi në parlament. Sipas ambasadës, akte të tilla “dëmtuese” dhe “lënduese” nuk kanë vend në një proces demokratik.

Reagimi është në sinkron me atë të ambasadorit të Bashkimit Europian që ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe qortoi opozitën për aksionin që zhvilloi në parlament.

Megjithatë, duhet thënë se asnjë nga ambasadat nuk pati asnjë reagim për burgosjen e Ervin Salianjit për “kallëzim publik” një akuzë që nuk ekziston në kodin penal dhe që erdhi pas denoncimit që i bëri ai vëllait trafikant të ministrit të brendshëm. Deri tani nga radhët e opozitës ka pasur vetëm një reagim për ambasadorët, ai i Tomorr Alizotit që pyeti nëse ambasadat reagojnë në Greqi apo në Itali, njësoj siç bëjnë në vendin tonë kur ka protesta.

Reagimi i plotë i ambasadës amerikane

Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike.

The post Ambasada amerikane e shqetësuar për karriget e djegura të parlamentit appeared first on Lapsi.al.

Zjarri në Kuvend/ SHBA ndëshkon PD dhe dhunën: Akte që s’kanë vend në procesin demokratik

By: xhir jeta
1 October 2024 at 12:28

Ambasada amerikane në Tiranë dënon dhunën e përdorur nga deputetë të PD, një ditë më parë në seancë plenare.

Përmes një deklarate, ambasada thekson se është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlament.

“Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë.” thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike.

❌
❌