Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 October 2024Main stream

Gjermania mirëpret heqjen e kufizimit ndaj mallrave të Serbisë në Merdare, Rohde: Hap i rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s

7 October 2024 at 23:15
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hequr kufizimin ndaj mallrave të Serbisë, në pikën kufitare në Merdare. “Ky është një hap i rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s. Ne do ta mbështesim Qeverinë e Kosovës, për të garantuar që plotësohen kërkesat e saj të
Before yesterdayMain stream

“S’ka not, por takime me jetën e egër” – ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

7 October 2024 at 08:51

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde po vazhdon me eksplorimin e bukurive të Kosovës dhe promovimin e tyre.

Ai gjatë ditës së djeshme së bashku me një grup prej disa personave kanë ngjitur majën e Kobilicës në lartësinë 2528 metra, e cila gjendet në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mbi malin e Lubinjës në Malet e Sharrit.

Në një postim në “X” ambasadori gjerman ka ndarë një video nga kjo eksperiencë të cilën e ka quajtur si të mahnitshme.

“Ecje fantastike me shoqëri të mahnitshme dje! Këtë herë nuk ka not, por kemi pasur takime të ngushta me jetën e egër dhe një shi freskues”, ka shkruar Rohde.

Në videon e publikuar ambasadori shihet teksa takon një hardhucë.

“Përshëndetje Kosovë. Sapo arritëm në majën e Kobilicës. Ishte një ngjitje e vështirë, por ne jemi një grup i mrekullueshëm. Ne kemi qenë me fat me motin deri tani” shprehet ambasadori.

Kujtojmë se para disa javëve Rohde ishte ngjitur në majën e Gjeravicës, ku kishte provuar të gatuante edhe fli. /Telegrafi/

Fantastic hike with amazing company yesterday! 😎
No swim this time, but we had close encounters with wildlife 🦎 and a refreshing rain shower 🌧.
Missed it? Join my next public hike on Saturday, 19 October – stay tuned for details! pic.twitter.com/3VxuKqcMj3

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 6, 2024

 

The post “S’ka not, por takime me jetën e egër” – ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë appeared first on Telegrafi.

❌
❌