Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

SPAK shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetajn

By: fra nc
23 September 2024 at 11:31

Prokuroria e Posaçme ka shtyrë me tre muaj hetimet për ish-zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj.

Afati i fundit i SPAK për të “kopsitur” dosjen “Ahmetaj” është caktuar në datë 22 dhjetor e këtij viti, ku me pas organi i akuzës pritet të paraqesë hetimet në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo të dosjes për gjykim.

Ndaj ish-zëvëndëskryeministrit, njëherësh ish-ministër i Financave, SPAK ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, organi i akuzës lëshoi urdhër arrest për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024 i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.

Ahmetaj dyshohet sipas SPAK se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarsve lidhjen e kontratave koncensionare.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SPAK shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetajn appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Qeverisja ka mbetur pa popull që e dëgjon

16 September 2024 at 11:05

Ndodhi para ca kohësh, para se kryeministri Edi Rama të mbante një fjalim që zgjati për mbi dy orë dhe që, në variantin e zbardhur nga zyra e tij numëronte mbi 12 mijë fjalë, që Rama, para se të mbante fjalimin, njoftoi ndjekësit e tij në Facebook dhe i sugjeroi atyre që ta dëgjonin ndërsa […]

The post Qeverisja ka mbetur pa popull që e dëgjon appeared first on Reporter.al.

‘Inceneratori’ i Fierit kthehet në një bombë ekologjike

7 August 2024 at 18:24

Në një intervistë televizive në maj 2023, pasi kishte siguruar një fitore të thellë në zgjedhjet vendore, kryeministri Edi Rama i cilësoi si parëndësi shqetësimet e ngritura  për ndërtimin e inceneratorë të mbetjeve, duke theksuar që nuk fakti nëse ato incenerojnë apo jo është një ‘histori shumë banale e thënë dhe e stërthënë.' “Kanë qenë […]

The post ‘Inceneratori’ i Fierit kthehet në një bombë ekologjike appeared first on Reporter.al.

❌
❌