Normal view
- Nga Babagjyshët tek Talo Çela/ Vetting skanon të gjitha ngjarjet kriminale ku u përdorën “maskat e silikonit”! Institucionet s’kontrollojnë porositë online! Eksperti i IT zbulon si i humbin gjurmët ‘tregtarët’!
Pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’, Ilir Kupa kërkon të dalë nga regjimi 41-Bis
Ilir Kupa ka bërë rekurs në Gjykatën e lartë, ku ka kërkuar shfuqizimin e urdhërit të Ministrisë së Drejtësisë, që e ka vendosur atë në regjimin 41-biss.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka urdhëruar në 11 dhjetor të vitit të kaluar vendosjen e tij në regjimin e posaçëm.
Albert Kupa (alias Ilir Kupa) po vuan dënimin për 6 vepra të ndryshme penale në burgun e Peqinit.
Ilir Kupa në vitin 2014-2015, ka qenë i përfshirë në aktivitetin kriminal të grupit të bandës së “Babagjyshëve”, pjesëmarrës në disa vjedhje/grabitje, si dhe dhënien e vlerave monetare me përqindje.
Gjithashtu ai ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti grek për disa vepra të rënda penale.
LEXONI GJITHASHTU:
- Të burgosurit në regjimin 41-Biss në Peqin futen në grevë, zbardhen kërkesat e tyre
- Vrau të dënuarin në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj kërkon daljen nga regjimi 41 Bis
The post Pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’, Ilir Kupa kërkon të dalë nga regjimi 41-Bis appeared first on Euronews Albania.