Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Pronat e pashitura/ BSH: Ka kërkesë për të blerë banesa, çmimet u rritën me 8%

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 16:33

Kërkesa për të blerë banesa dhe rritja e kostove në ndërtimi kanë ndikuar në rritjen e cmimit të pasurive të patundshme.

Konstatimi vjen nga Banka Qendrore, e cila thotë se çmimi i pronave u rrit 8% këtë vit.

Numri i pronave të pashitura ka rënë këtë vit, për shkak të kërkesës për blerje nga qytetarë vendas e të huaj.

Deklarata vjen nga Banka e Shqipërisë, e cila shkruan se kërkesa për të blerë banesa ose njësi tregtare ishte e qëndrueshme, dhe ajo u reflektua edhe nga rritja e kredisë bankare.

Në raportin e stabilitetit financiar, thuhet se edhe cmimet u rritën në këtë periudhë me 8%, në krahasim me një vit më parë, ku rritja për Tiranën ishte edhe më e fortë.

Në shtrenjtimin e cmimit të banesave kanë ndikuar edhe kostot e rritura në ndërtim, kryesisht për shkak të rritjes në shpenzimet për paga dhe energji.

Ndërkohë në krahun e ofertës, numri i lejeve të ndërtimit ishte më i vogël se një vit më parë, por jo me rënie domethënës.

Agjentët në treg presin që një ecuri e tillë të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim dhe mbeten optimistë në periudhë afatgjatë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pronat e pashitura/ BSH: Ka kërkesë për të blerë banesa, çmimet u rritën me 8% appeared first on Euronews Albania.

Stabiliteti financiar e siguria kombëtare, ish-ministri Angjeli: Banka e Shqipërisë po përmbush misionin ligjor

19 September 2024 at 17:23
Akademik, Prof. ANASTAS ANGJELI Banka e Shqipërisë, si një institucion i pavarur, nga më të rëndësishmit në vend, ka luajtur dhe luan një rol shumë të rëndësishëm për stabilitetin financiar në vend, me ndikim në zhvillimin dhe progresin ekonomik e social të tij. Kjo, përmes veprimtarisë, rolit dhe misionit të saj, të cilat kanë ardhur

“Rritja ekonomike, optimiste”/ Banka e Shqipërisë: Do vijojë dhe në pjesën e mbetur të 2024

By: lia rda
19 September 2024 at 15:18

Ecuria ekonomike në vend vlerësohet  pozitive nga Banka e Shqipërisë.Në raportin e fundit të raportit të Stabilitetit Financiar për 6 mujorin e parë  theksohet se gjendja financiare e familjeve dhe e bizneseve është përmirësuar  dhe kjo ecuri do vijoj përgjatë vitit. Faktorët që kanë ndikuar janë investimet por edhe sektori i turizmit.

Banka e Shqipërisë vlerëson gjithashtu se kreditimi ka pasur rritje sidomos për   blerjen e pasurive të paluajtshme. Ndërsa huatë e këqia vlerësohen të qëndrueshme.

Gjashtëmujori i parë i vitit është karakterizuar nga një rënie e shpejtë e normës së inflacionit. Kjo ecuri ka reflektuar efektin e normalizimit të politikës monetare, mbiçmimin e monedhës vendase dhe rënien e inflacionit të importuar./abcnews.al

 

Yesterday — 18 September 2024Main stream

Guvernatori Gent Sejko takon përfaqësuesin e Bankës Botërore, diskutohet rreth rregulloreve për mbrojtjen e konsumatorit

18 September 2024 at 15:19
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim pune me Emanuel Salinas, përfaqësues i Zyrës së Bankës Botërore (BB) në Shqipëri. Guvernatori kreu një ekspoze të panoramës ekonomike në vend të fokusuar në stabilitetin financiar, rritjen ekonomike, ecurinë e kreditimit dhe depozitave. Ai theksoi se gjysma e parë e vitit 2024 është
Before yesterdayMain stream

Euro 99 lekë, normalitet i ri? Eksperti analizon projeksionet: Kemi stok të lartë në treg

17 September 2024 at 14:38

TIRANË- Leku vijon të qëndrojë i fortë përballë euros. Monedha europiane e ka nisur këtë javë me dobësim duke shënuar nivel të ri kundrejt monedhës kombëtare lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet aktualisht me 99,28 lekë  një rekord i ri, i cili nuk është regjistruar gjatë këtij viti.

Monedha europiane është dobësuar edhe pse sezoni turistik veror ka mbaruar.

Ky është një tregues se turizmi në vend po bëhet gjithëvjetor. Po ashtu në forcimin e lekut ka dhënë efekte edhe rritja e investimeve të huaja, remitancat dhe blerja e pasurive të paluajtshme.

Nëse e krahasojmë nivelin e  monedhës europiane me të njëjtën periudhë të një viti më parë atëherë rezulton se rënia është rreth 7%.

Mesa duket tregu i brendshëm valutor është futur në një normalitet të ri,  pasi  gradualisht po zbehen edhe luhatjet sezonale në këmbimin e euros me lekun.

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Zyrave të Këmbimit, Dritan Vakaj, i ftuar në “Money Report” në ABC News, komentoi këtë realitet të ri në tregun valutor.

Ai theksoi se sasi e euros në treg mbetet  e madhe dhe kjo ka bërë që të kemi qarkullim të lartë të monedhës europiane.

“Jemi në këto nivele dhe ajo që vihet re është që në patëm një rritje të turizmit, jo ndoshta në pritshmëri tepër të larta, për padiskutim shumë herë më shumë se vitin e shkuar. Edhe pse patëm rritje të turizmit, konsumi nuk ka qenë i lartë. Oferta e euros në treg mbetet e lartë dhe kemi një frenim të lekut në treg, qeveria nuk po shpenzon dhe po mbledh shumë taksa.”, tha ai.

Eksperti vlerësoi rolin që luajti Banka e Shqipërisë, që sipas tij, arriti të krijojë një stabilitet të euros gjatë sezonit turistik veror.

“Banka e Shqipërisë luajti një rol stabilizues gjatë sezonit. Euro vazhdon të mbetët në nivele të ulëta dhe të gjithë pritshmëritë janë që do vazhdojë të jetë.  Duke e marrë në konsideratë stokun e lartë të euros”, tha ai.

Sipas tij, me këto tregues as në muajin tetor nuk duhet të presim një rritje të vlerës së euros dhe kjo lidhet me stokun e madh të saj në treg.

“Duke parë se po të rritet stoku i eurove, përdorimi i saj rritet, efektet sezonale bëhen disi më të buta, sepse amortizohen nga stoku i lartë që kemi. Nga mesi i tetorit nuk është e pritshme që euro të forcohet në mënyrë të ndjeshme, sepse nuk ka asnjë tregues që mund të na tregojë këtë”, tha ai/ abcnews.al

Kreditë tek “Final” dhe “MCA”, prokuroria liron mijëra llogari të bllokuara, nxjerr nul vendimet e gjykatave dhe përmbaruesve

By: admin
15 September 2024 at 22:49

Mijëra llogari bankare që i përkasin qytetarëve kredimarrës tek kompanitë zhvatëse “Final” dhe “Micro Credit Albania”, janë liruar në 11 banka të nivelit të dytë në Shqipëri.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno ka mësuar se lirimi i aseteve financiare të qytetarëve që qëndronin të bllokuara nga përmbaruesit privatë, për llogari të dy kompanive të mësipërme, janë liruar në fund të muajit Gusht 2024.

Vendimi për lirimin e tyre në 11 banka, mban datën 26 Gusht 2024 dhe është marrë nga prokurorja e çështjes Antoneta Sevdarasi. Por përmes një shkrese përcjellëse të firmosur nga drejtuesja e seksionit në prokurorinë e Tiranës, Suela Salavaçi, vendimi i është përcjellë bankave të ndryshme, duke dërguar informacion për heqjen e sekuestros të llogarive bankare.

Këto sekuestro ishin vendosur nga disa përmbarues që ishin kontraktuar nga “Final” dhe “Micro Credit Albania”, të cilët duke respektuar vendimet e gjykatave kanë urdhëruar 11 banka të bllokojnë llogaritë bankare të personave debitorë.

Por tashmë urdhrat e ekzekutimit të tyre kanë dalë “nul”, pasi prokuroria e Tiranës përmes vendimit të Gushtit 2024 mori kompetencat e përmbaruesve privatë, duke urdhëruar menjëherë lirimin të mijëra llogarive bankare, pa pasur asnjë vendim gjykate dhe njëherësh pa pritur të përfundojë çështja penale kundër administratorëve të shoqërive kredidhënëse “Final” dhe “Micro Credit Albania”.

“…lista emërore e qytetarëve që u është hequr sekuestrim i llogarive bankare, do i dërgohet prokurorisë së Tiranës në mënyrë elektronike në një “Hard Copy” me qëllim që në vazhdim të kryhen verifikimet nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara…”-thuhet në dokumentin e siguruar nga “Ora News”.

Nga ana tjetër prokuroria e Tiranës, nënvizon se nëse Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara, do të çmoj të nevojshme në vazhdimin, ekzekutimin e mbledhjes me forcë të atyre detyrimeve që do të rezultojnë në përputhje me ligjin (pra detyrime jo të lindura nga veprimet e kundraligjshme ë sipërcituara), në momentin që do të kryhet zëvendësimi i përmbaruesit, të kryejë veprimet përmbarimore konform legjislacionit në fuqi.

Ndërkohë pas heqjes së sekuestrove të llogarive bankare të individëve të ndryshëm, llogaritë e të cilëve janë sekuestruar me vendim të përmbaruesve, të cilëve rezulton ti jetë hequr licenca, duhet të njoftohet zyrtarisht prokuroria dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, e cila zotëron kuotat e shoqërive “Micro Credit Albania” dhe “Final”.

Kjo vendimmarrje e prokurorisë së Tiranës është marrë duke u rakorduar dhe me Ministrinë e Drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

Këto dy institucione kanë konstatuar se shumë përmbarues që kanë vepruar për llogari të shoqërive “MCA” dhe “Final” për mbledhjen e borxhit, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe u ka revokuar licencat.

Për shkak të mosdorëzimit të dosjeve dhe për shkak të problemeve të tjera teknike, nuk është bërë e mundur të vendosen përmbaruesit zëvendësues dhe për këtë arsye llogaritë e shumë qytetarëve prej vitesh kanë mbetur të bllokuara.

Nisur nga këto kushte, thuhet në dokumentin e prokurorisë me qëllimin që mos vazhdojnë pasojat e veprave penale ndaj qytetarëve, është kërkuar në 11 banka të nivelit të dytë heqja e sekuestrove të vendosura mbi llogaritë e të gjithë qytetarëve nga përmbaruesit të cilëve u është hequr licenca. Elton Qyno/Oranews

The post Kreditë tek “Final” dhe “MCA”, prokuroria liron mijëra llogari të bllokuara, nxjerr nul vendimet e gjykatave dhe përmbaruesve appeared first on Albeu.com.

Banka e Shqipërisë përgatit udhëzuesin e parë për rreziqet financiare të lidhura me klimën dhe mjedisin, ja çfarë përfshin

By: V K
4 September 2024 at 08:51

Bankat duhet të integrojnë rreziqet klimatike në kuadrin e përgjithshëm të administrimit të rrezikut, për të shmangur humbjet e papritura.

Rreziqet e lidhura me klimën dhe mjedisin mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në veprimtarinë e biznesit të bankave.

Bankat duhet të identifikojnë rreziqet që vijnë nga ndryshimet klimatike dhe degradimi mjedisor në nivel sektorësh kryesorë, apo zonash gjeografike si dhe në nivel produktesh e shërbimesh që ofron ose planifikon të ofrojë, duke marrë në konsideratë që disa nga këto rreziqe mund të materializohen gjatë një periudhe kohe afatmesme ose afatgjatë.

Rreziqet e lidhura me klimën dhe mjedisin mund të ndikojnë, për shembull, në rritjen ekonomike, punësimin ose çmimet e pronave në nivel kombëtar, rajonal ose lokal.

Ngjarjet e motit mund të shkaktojnë thatësira ose përmbytje që ndikojnë në prodhimin bujqësor të një rajoni, kërkesën për banesa ose në vlerën e kolateralit, në nivel kombëtar, rajonal ose lokal.

Paralelisht, konkurrenca ndikohet nga zhvillimi i një tregu financimi të gjelbër dhe preferencat e konsumatorëve zhvendosen nga mallrat dhe shërbimet me emetim të lartë karboni ose ndryshe ndotëse, drejt produkteve dhe shërbimeve me emetim të ulët karboni ose ndryshe “të gjelbra”.

Në identifikimin e rreziqeve, një bankë mund të kategorizojë klientët ose portofolet e saj sipas ekspozimeve ndaj rrezikut klimatik.

Për shembull, grupimi gjeografik mund të ndihmojë në identifikimin e ekspozimeve që janë të ekspozuara ndaj rreziqeve të larta fizike, si rreziku i lartë i përmbytjeve ose thatësirës.

Bankat duhet të marrin në konsideratë edhe ndikimin që mund të kenë në mjedis strategjia e zhvillimit dhe modeli i tyre i biznesit, për shembull, nëpërmjet matjes dhe kufizimit të emetimeve të gazrave serë ose efikasitetin e burimeve të portofoleve të saj kryesore, ose që rrjedhin nga aktivitetet e tyre.

Bankat duhet të vlerësojnë nëse do të zhvillojnë produkte të qëndrueshme, që konsiderohen të jenë më rezistente ndaj rreziqeve të lidhura me klimën dhe mjedisin.

Këto përfshijnë produkte të emërtuara zakonisht si “të gjelbra”.

Bankat mund të përdorin produkte të tilla, si një mjet për të arritur objektivat e saj të rrezikut të lidhura me klimën dhe mjedisin dhe të rregullojë modeline saj të biznesit dhe përbërjen e portofolit.

Për shembull, banka mund të vendosë objektiva strategjikë ose limite në lidhje me ekspozimet e saj ndaj aktiviteteve ose sektorëve të caktuar ekonomikë.

Më tej, banka duhet të ketë parasysh se vendosja e objektivave strategjik ka të ngjarë të ndryshojë profilin e saj të përgjithshëm të rrezikut, duke rezultuar në nevojën për të rishikuar oreksin e saj ndaj rrezikut.

The post Banka e Shqipërisë përgatit udhëzuesin e parë për rreziqet financiare të lidhura me klimën dhe mjedisin, ja çfarë përfshin appeared first on Albeu.com.

Raporti ‘konfidencial’: Banka e Shqipërisë ‘printoi para’ për blerjen e Hotel Dajtit

By: Ola Xama
15 August 2024 at 18:03

Shtatë vjet pas nisjes së punimeve për rikonstruksion dhe afro 1 dekadë e gjysmë pas blerjes së godinës ikonike të hotelit të famshëm “Dajti” në bulevardin qendror të Tiranës, Banka e Shqipërisë hapi dyert për të pritur punonjësit e saj në një ceremoni që kishte në fokus promovimin e turizimit. “Kam kënaqësinë t'ju uroj mirëseardhjen […]

The post Raporti ‘konfidencial’: Banka e Shqipërisë ‘printoi para’ për blerjen e Hotel Dajtit appeared first on Reporter.al.

❌
❌