Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 September 2024Main stream

Skena surreale në derbi: tifozët e Partizanit thyejnë dritaren e dhomave të zhveshjes, plagoset trajneri

By: user 2
24 September 2024 at 20:09

Skena të çmendurisë së zakonshme në Beograd në fund të derbit mes Partizanit dhe Yllit të Kuq, i fituar 4-0 nga rivalët e ardhshëm europian të Inter. Pas fishkëllimës së fundit, disa ultras të Partizanit zbritën nga tribunat për të vandalizuar fushën e lojës dhe më pas shkuan në dhomat e zhveshjes, ku thyen një dritare dhe plagosën në fytyrë trajnerin Aleksandar Stanojevic.

Dukshëm i tronditur dhe i fashuar, trajneri i Partizanit u shfaq gjithësesi në konferencën për shtyp ku denoncoi episodin: “Tifozët e pakënaqur thyen xhamin në dhomën e zhveshjes. Xhami më goditi dhe më preu. Nuk ndodhi asgjë tjetër. Nëse do të kishte mbaruar 0-0 nuk do të kisha ardhur, por duhej të tregoja respekt. Tifozët thyen një xham që më goditi dhe humba pak gjak”.

Nuk kanë humbur mendjen vetëm tifozët, por edhe lojtarët e Partizanit që janë përleshur mes tyre në tunelin e dhomave të zhveshjes dhe ndërhyrja e policisë ka qenë e nevojshme për të qetësuar gjërat.

Lexo më tejVideo/ Champions, Bayer Leverkusen bën copë Feyenoord: Benfica pushton strofullën e Crvena Zvezda

Stanojevic foli edhe për paraqitjen e ekipit të tij, duke marrë përgjegjësinë e plotë. “Çfarë mund të them, është turp. Marr përgjegjësinë për këtë, është humbja më e keqe në karrierën time. Është faji im nëse e humbëm ndeshjen – pranoi ai -. Është turp për të gjithë, më vjen keq që humbëm ndeshjen në këtë mënyrë, pa luftuar, pa asgjë. Crvena Zvezda tregoi klas dhe u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Partizanit, sepse ne luanim në shtëpi”.

📺 Konferencija za medije posle završenog 174. ,,večitog derbija”https://t.co/fDS4Vm2EwX pic.twitter.com/EpE5BVfGZT

— FK Partizan (@FKPartizanBG) September 23, 2024

The post Skena surreale në derbi: tifozët e Partizanit thyejnë dritaren e dhomave të zhveshjes, plagoset trajneri appeared first on Lapsi.al.

Djali i Donald Trump darkë me biznesmenë në Beograd, diskutime për investimet

By: rom ario
24 September 2024 at 15:17

Donald Trump Jr., djali i kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka organizuar një darkë pune me biznesmenë nga Serbia më 23 shtator në Beograd, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë.

Sllavko Cariq, ish-kryetari i bordit ekzekutiv të Erste Bank, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka marrë pjesë në darkë, ku, sipas tij, temë ishin “investimet dhe atraktiviteti i mjedisit të biznesit në rajon dhe në Serbi nga perspektiva e investitorëve nga Shtetet e Bashkuara”.

Sipas tij, u diskutua lidhur me atë se “cilat janë ngjashmëritë dhe dallimet e investimit në rajonin e Evropës Juglindore dhe në SHBA, cilat janë avantazhet e këtij rajoni dhe si të realizohet potenciali i plotë në bashkëpunimin e ndërsjellë biznesor”.

Partnerja e Donald Trumpit Jr, Kimberly Guilfoyle, publikoi në Instagram një fotografi të tyre nga darka në Beograd.

Trump Jr., është nënkryetar ekzekutiv në Trump Organization.

Në këtë kompani përfshihen qindra firma dhe partneritete që zotërojnë ose menaxhojnë ndërtesa biznesi, hotele, kulla rezidenciale, klube golfi, të drejta të markës, marrëveshje të licencimit dhe pasuri të tjera në mbarë botën.

Trump Jr. gjithashtu merr pjesë dhe mbështet babanë e tij në fushatën presidenciale për zgjedhjet e nëntorit.

Ai dëshmoi në një gjykim më 2023 kur familja Trump u akuzua për vepra penale të lidhura me tatimet. Akuzat përfshijnë edhe mashtrimin tatimor dhe falsifikimin e dokumenteve të biznesit.

“Trump Organization”, sipas aktakuzës, kishte ekzagjeruar pasurinë e tij dhe ka falsifikuar të dhënat e biznesit.

Në gjykim, Trump Jr. tha se nuk kishte punuar në raportet financiare të fushatës, ka raportuar BBC.

Djali më i madh i Donald Trumpit kishte marrë pjesë edhe në fushatën presidenciale të babait të tij më 2016.

Ai u mor në pyetje nga Senati amerikan lidhur me hetimin e përfshirjes së supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Trump Jr. u takua në qershor të vitit 2016 me avokaten ruse, Natalia Veselnitskaya, pasi iu tha se ajo mund t’i ofronte informacione komprometuese për kundërshtaren e atëhershme të babait të tij, Hillary Clinton.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Djali i Donald Trump darkë me biznesmenë në Beograd, diskutime për investimet appeared first on Euronews Albania.

Djali i Trumpit në darkë me biznesmenë në Beograd

By: user 4
24 September 2024 at 15:46

Donald Trump Jr., djali i kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka organizuar një darkë pune me biznesmenë nga Serbia më 23 shtator në Beograd, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë.

Sllavko Cariq, ish-kryetari i bordit ekzekutiv të Erste Bank, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka marrë pjesë në darkë, ku, sipas tij, temë ishin “investimet dhe atraktiviteti i mjedisit të biznesit në rajon dhe në Serbi nga perspektiva e investitorëve nga Shtetet e Bashkuara”.

Sipas tij, u diskutua lidhur me atë se “cilat janë ngjashmëritë dhe dallimet e investimit në rajonin e Evropës Juglindore dhe në SHBA, cilat janë avantazhet e këtij rajoni dhe si të realizohet potenciali i plotë në bashkëpunimin e ndërsjellë biznesor”.

Partnerja e Donald Trumpit Jr, Kimberly Guilfoyle, publikoi në Instagram një fotografi të tyre nga darka në Beograd.

Trump Jr., është nënkryetar ekzekutiv në Trump Organization.

Në këtë kompani përfshihen qindra firma dhe partneritete që zotërojnë ose menaxhojnë ndërtesa biznesi, hotele, kulla rezidenciale, klube golfi, të drejta të markës, marrëveshje të licencimit dhe pasuri të tjera në mbarë botën.

Trump Jr. gjithashtu merr pjesë dhe mbështet babanë e tij në fushatën presidenciale për zgjedhjet e nëntorit.

Ai dëshmoi në një gjykim më 2023 kur familja Trump u akuzua për vepra penale të lidhura me tatimet. Akuzat përfshijnë edhe mashtrimin tatimor dhe falsifikimin e dokumenteve të biznesit.

“Trump Organization”, sipas aktakuzës, kishte ekzagjeruar pasurinë e tij dhe ka falsifikuar të dhënat e biznesit.

Në gjykim, Trump Jr. tha se nuk kishte punuar në raportet financiare të fushatës, ka raportuar BBC.

Djali më i madh i Donald Trumpit kishte marrë pjesë edhe në fushatën presidenciale të babait të tij më 2016.

Ai u mor në pyetje nga Senati amerikan lidhur me hetimin e përfshirjes së supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Trump Jr. u takua në qershor të vitit 2016 me avokaten ruse, Natalia Veselnitskaya, pasi iu tha se ajo mund t’i ofronte informacione komprometuese për kundërshtaren e atëhershme të babait të tij, Hillary Clinton./Radio Evropa e Lirë

The post Djali i Trumpit në darkë me biznesmenë në Beograd appeared first on Lapsi.al.

Debati/ Kryebashkiaku i Beogradit kërkon zhvarrosjen e Titos

By: user 2
24 September 2024 at 14:34

Nga Nemanja Rujevic DW/ Nxjerrja e trupit të Titos dhe largimi nga Beogradi? Këtë ide nuk e mbështet gati askush në Muzeun e Jugosllavisë, por në Beograd është hapur një debat i madh, pas kërkesës së kryetarit të bashkisë së Beogradit, Aleksandar Shapiq, që mbetjet mortore të Titos të largohen nga Serbia.

Muzeu ku bën pjesë edhe Shtëpia e Luleve me varrin e Mareshalit jugosllav dhe presidentit të përjetshëm të Jugosllavisë Josip Broz Tito, nuk dëshiron t’i përgjigjet zyrtarisht pyetjeve të gazetarëve për këtë temë. Por shitësi që ofron kapele partizane, flamuj dhe simbole të tjera jugosllave para muzeut në Dedinje mendon se ideja është një marrëzi. Të njëjtën gjë mendon edhe roja në këtë muze. Por edhe të gjithë vizitorët.

Të huajt që gazetari i Deutsche Welles i takoi në këtë muze gjatë vizitës së tyre atje – nga Gjermania, Filipinet, Japonia dhe Kroacia – as që kishin dëgjuar për të gjitha këto diskutime. Ndërsa vendasit kanë dëgjuar për këtë ide dhe kjo nuk u pëlqen. Miodrag Elezoviq (70), një piktor që vizitoi muzeun me vajzën e tij dhe dy mbesat, bëri kryq para varrit të Titos. Ai mbrojti të drejtën e Brozit për të vazhduar të pushojë aty ku është.

“Heqja e varrit do të ishte përdhosje. Në ortodoksi, varri është i shenjtë dhe nuk duhet prekur. Kërkesat e (kryetarit të bashkisë së Beogradit) Shapiqit janë politike, por ky komb duhet të respektojë varrin dhe traditën”, tha Elezoviq për DW.

“Ne nuk do t’i zhvendosim të gjitha varret tani, apo jo? Kushdo që dëshiron të vizitojë varrin e Brozit le të vijë. Nëse nuk do, nuk është e domosdoshme”, thotë ai duke shtuar se Tito dhe Jovanka Broz kanë shkruar historinë e Jugosllavisë dhe se trupat e tyre duhet të mbeten në Dedinje.

Qëndrimi i Vuçiqit

Zhvarrosja e Titos nuk do të sillte asgjë të mirë për Serbinë. Disa ditë më parë presidenti Aleksandar Vuçiçi tha Politikos se ai “kurrë nuk ishte tifoz i komunistëve dhe regjimit komunist”, por se “Tito është pjesë e historisë”. “Ai ka jetuar këtu, është varrosur këtu dhe do të mbetet pjesë e historisë jugosllave dhe serbe”, tha Vuçiq, duke hedhur poshtë idenë e Shapiqit.

Kryebashkiaku i Beogradit, Shapiq ndan neverinë e tij ndaj “regjimit komunist” me presidentin Vuçiq. Por ai me iniciativën e tij do të ngjallë vëmendjen e të gjitha mediave serbe, rajonale dhe evropiane – sepse të gjtiha ato e konsiderojnë Titon si një prej figurave më të rëndësishme të kohës së tij.

Shapiq thotë se zhvarrosja dhe zhvendosja do të paguhej nga Beogradi. Ndërsa njëkohësisht ai kërkon që ish-drejtuesit të çetnikëve Dragoljub (Drazha) Mihailoviq t’i ngrihet një monument në parkun afër Terazije, në qendër të Beogradit. E kjo temë ka shkaktuar edhe përçarje politike në Serbi. Kreu i Partisë Socialiste, Ivica Daçiq, tha ai sigurish që është kundër, ndërsa Serbia ka më shumë sfida dhe gjëra të tjera, sesa t’i hapë temat e vjetra.

Lojërat politike

Shapiqi vetë kritikohet shumë kohët e fundit për drejtimin e keq të Beogradit – për shkak të privatizimeve dhe ndërtimeve pa leje, si dhe kaosit në trafikun e qytetit. “Kur bie rejtingu i partive dhe personave, ata hapin ndonjë temë të tillë për t’u treguar patriotë, por këto tema polarizojnë dhe përçajnë edhe më shumë opinionin dhe elektroratin”, thotë Stefan Radojkoviq në një intervistë për DW.


Muzeu i udhëheqësit të çetnikëve Drazha MihailoviqFotografi: Nemanja Rujevic/DW

Ai kujton se autoritetet e partisë SNS të Vuçiqit po përpiqen që edhe me tema të tilla të përfitojnë në zgjedhje. “Zhvendosjet dhe ngritjet e monumenteve nuk kushtojnë shumë, ndërsa njerëzve u dërgohet mesazhi – shihni, ne po kujdesemi për historinë tonë'”, thotë Radojkoviq.

Por kjo temë me Titon dhe Drazha Miailoviqin është për shumë njerëz në Beograd një temë me interes, sepse fansat e Drazhës mendojnë se ai duhet të zërë një vend më të rëndësishëm në Beograd dhe jo të ketë vetëm një dhomë përkujtimore në një hapësirë të vogël që nuk është në qendër të qytetit.

Hapja e këtij “muzeu” në tetrin e vitit të kaluar tërhoqi rreth dy mijë njerëz që kishin shkuar për të nderuar liderin e çetnikëve. Por kur gazetari i DW-së vizitoi këtë vend këto ditë, atje nuk ishte askush. “Nuk besoj se së shpejti do të ngrihet ndonjë monument publik Drazha Mihailoviqit”, thotë Radojkoviq. Ai mendon se presidenti Vuçiq – pa miratimin e të cilit nuk ka aventura të tilla ideologjike – thjesht nuk ka interes të merret me Titon dhe Mihailoviqin tani.

Muzeu i Jugosllavisë dhe Shtëpia e Luleve janë ndër destinacionet më të shpeshta të turistëve që vijnë në Beograd. Vitin e kaluar u thye një rekord me më shumë se 120 mijë vizitorë.

Nemanja Rujevic, me mjekër, xhaketë dhe bluzë gri, duke parë në drejtim të kamerës.Nemanja Rujevic, me mjekër, xhaketë dhe bluzë gri, duke parë në drejtim të kamerës.

Nemanja Rujevic /DW

The post Debati/ Kryebashkiaku i Beogradit kërkon zhvarrosjen e Titos appeared first on Lapsi.al.

❌
❌