Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Si vrau Izraeli kreun e Hezbollah me 80 ton eksploziv në thellesinë 60 metra nëntokë

By: Mirgen
29 September 2024 at 22:10

Izraeli nuk fal, ata zotërojnë teknologjinë me të fundit të luftës. Të premten vranë në një bunkier 60 metra nën tokë kreun e Hezbollahut, një diçka e pa imagjinueshme. Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra të premten në një sulm ajror izraelit që synonte një bunker nëntokësor në Bejrut. Sulmi i planifikuar me përpikëri, […]

The post Si vrau Izraeli kreun e Hezbollah me 80 ton eksploziv në thellesinë 60 metra nëntokë appeared first on BoldNews.al.

Rusia bombardon një spital ukrainas, vret së paku 9 persona

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 14:58

Rusia ka kryer dy sulme të shtunën kundër një spitali në rajonin kufitar të Ukrainës, Sumi, duke  vrarë së paku nëntë njerëz dhe duke  plagosur 12 të tjerë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dënoi sulmet, duke thënë se Rusia “po kryen luftë kundër spitaleve”.

Ai shkroi në X se ekipet ukrainase të shpëtimit “janë duke bërë gjithçka për t’u ofruar ndihmën e nevojshme qytetarëve tanë”.

Ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko, fillimisht tha se gjashtë njerëz u vranë, përfshirë një zyrtar policor.

“Si pasojë e sulmit të parë, një person u vra dhe disa kate të spitalit u shkatërruan”, tha Klymenko në Telegram, duke shtuar se ekipet e shpëtimit po i evakuonin pacientët nga spitali, Rusia kreu edhe një sulm tjetër.

Më herët, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se mbrojtja e tyre ajrore rrëzoi 69 nga 73 dronët e lëshuar nga Rusia në rajonet ukrainase në mëngjesin e 28 shtatorit.

Rusia gjithashtu lëshoi dy raketa balistike dhe dy raketa lundruese në Ukrainë, thanë Forca Ajrore, duke shtuar se dy raketat e lundrimit u rrëzuan.

Administrata ushtarake e Kievi tha se 15 dronë rusë u rrëzuan në periferi të kryeqytetit ukrainas.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rusia bombardon një spital ukrainas, vret së paku 9 persona appeared first on Euronews Albania.

❌
❌