Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Bllokoi integrimin për një dekadë, Rama ia faturon dështimin e tij qytetarëve

By: Ela
19 September 2024 at 10:15

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, foli për hapat e mëtejshëm drejt BE-së. Rama u shpreh se procesi i integrimit në BE nuk është thjeshtë një çështje që i përket qeverisë, por iu përket të gjithë qytetarëve shqiptarë. Njeriu që ka bllokuar për më […]

The post Bllokoi integrimin për një dekadë, Rama ia faturon dështimin e tij qytetarëve appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 18 September 2024Main stream

Rama niset për Bruksel, ka drekë me Ursula Von Der Leyen

By: user 5
18 September 2024 at 20:13

Edi Rama do të udhëtojë drejt Brukselit për t’u ulur në tryezën e thirrur nga Presidentja e Komisionit Europian. Ursula Von Der Leyen do të bëjë bashkë në një drekë pune 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të enjten e 19 shtatorit, ku në fokus të diskutimeve do të jenë “agjendat e reformave dhe rritjes”. 5 vendet, veç Bosnje-Hercegovinës, kanë dorëzuar në Komisionin Evropian agjendat e tyre për reformat të cilat synojnë të ndërmarrin, parakusht për të siguruar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga BE-ja në maj të këtij viti.

The post Rama niset për Bruksel, ka drekë me Ursula Von Der Leyen appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Mbyllet raundi i bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel, s’ka takim trepalësh

By: user 8
17 September 2024 at 16:13

Kanë përfunduar takimet e ndara të kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia në Bruksel, ndërsa pala evropiane nuk ia doli që t’i bindë ata për një takim të përbashkët.

Faktin se nuk do të ketë takim trepalësh, këtë e konfirmoi Besnik Bislimi, i cili dy herë është takuar me Lajçakun gjatë ditës. Kryenegocitorët kanë zhvilluar takime të ndara me Lajçak gjatë kësaj të marte.

Është ky një nga tentimet e palës evropiane që të organizojë një raund dialogu në nivel te kryenegociatorëve, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do të vijë deri tek takimi i përbashkët.

Një zyrtar evropian i informuar lidhur me takimet ne fjalë kë thënë se është vështirë të parashihet nëse do të ketë takim të përbashkët dhe se gjithçka do të varet nga atmosfera që do të dominojë gjatë bisedave të ndara.

Bislimi 2 orë takim me Lajçak
Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës ka përfunduar takimin e ndarë më Lajçak i cili kishte filluar në orën 9 dhe ka zgjatur gati 2 orë. Një takim të ngjashëm, me pas ai e ka zhvilluar edhe me homologun e Bislimit nga Beogradi, Petar Petkoviç, kryenegociatori serb.

Një ditë më parë, Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian kishte paralajmëruar se në raundin e radhës do të diskutohen mënyrat si të shkohet tutje me zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër në mars të vitit 2023, si dhe të gjitha çështjet tjera të cilat sipas Stanos, po ndikojnë në normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Paqartësitë lidhur me mbajtjen e takimit të përbashkët nisën qysh të premten që shkoi, kur kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi nëpërmjet rrjeteve sociale konfirmoi gatishmërinë e palës kosovare për mbajtjen e takimit trepalësh, por se Serbia e ka refuzuar agjendën e ndërmjetësit.

Se kishte keqkuptime rreth agjendës, këtë e kanë konfirmuar disa burime në Bashkimin Evropian. Por këta zyrtarë shpjeguan se të dyja palët janë përgjegjëse për dështimin eventual të mbajtjes së takimit trepalësh. Gjithnjë sipas këtyre burimeve të dyja palët u përpoqën të diktojnë agjendën e takimit trepalësh dhe nuk u dakorduan me kërkesat e ndërsjella, teksa kanë injoruar propozimin origjinal të palës evropiane. /RTK

The post Mbyllet raundi i bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel, s’ka takim trepalësh appeared first on Lapsi.al.

“Lironi Berishën”/ Çupi: E gatshme për t’iu bashkuar protestës së deputetëve në Bruksel

15 September 2024 at 21:32

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi është shprehur e gatshme për tÇiu bashkuar protestës së kolegëve të saj demokratë në Bruksel para Parlamentit Europian për të kërkuar drejtësi dhe lirimin e kreut të opozitës Sali Berisha. E ftuar në A2 CNN, Çupi deklaroi se nuk është çështje individi, por parimi, teksa sipas saj, në rastin Berisha […]

The post “Lironi Berishën”/ Çupi: E gatshme për t’iu bashkuar protestës së deputetëve në Bruksel appeared first on BoldNews.al.

❌
❌