Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 September 2024Main stream

Shqipëri/ Rritet rreziku i përmbytjeve nga zjarret masive të këtij viti

By: M C
20 September 2024 at 20:52

Ekspertët e pyjeve dhe studiuesit e natyrës thonë se zjarret masive të këtij viti në Shqipëri pritet të rrisin rrezikun e përmbytjeve gjatë stinës së dimrit.

Zjarret që konsiderohen si më të mëdhatë e dekadës së fundit kanë djegur në shumë zona mbulesën bimore duke përshpejtuar erozionin dhe vërshimin e ujrave.

Sipas ekspertëve qeveritë vendore po tregojnë mangësi të mëdha si në mbrojtjen nga zjarri, në menaxhimin e pyjeve dhe përballimin e emergjencave.

Pamjet me dron në shumë zona të Shqipërisë tregojnë situatën që kanë lënë pas në pyje dhe kullota zjarret masive të këtij viti.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje, Shqipëria është përshkuar nga fillimi i këtij viti nga rreth 160 zjarre masive që kanë djegur rreth 46 mijë hektarë me pyje.

Dëmet nga zjarret e këtij viti janë më të mëdhatë e dekadës së fundit, thotë inxhinieri i pyjeve Abdulla Diku.

“Viti 2024 rezulton me numrin më të madh të zjarreve dhe po ashtu me sipërfaqen më të madhe të djegur në Shqipëri, një vit i cili e ka kaluar gati me 3mijë hektarë vitin 2017 që mbahej si viti rekord i zjarreve. Pasoja e parë me të cilën Shqipëria pritet të përballet gjatë këtij viti nga kjo djegie masive e pyjeve është rreziku i përmbytjeve”, thotë zoti Diku.

”Elementi i parë më negativ me të cilin ne përballemi aktualisht është shpyllëzimi i shpateve të pjerrëta. Rezultat i kësaj është degradimi i menjëhershëm i tokës, zhveshja e sipërfaqes së tokës nga bimësia pyjore. Këto janë pasojat të cilat ndihen në pjesën e Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë me përmbytje dhe erozion masiv të tokës bujqësore.”

Studiuesi i shkencave të natyrës Lulëzim Shuka flet për zjarret masive të këtij viti të ndikuara jo vetëm nga ndryshimet globale klimatike, por edhe nga kushtet e veçanta të Shqipërisë.

“Mbulesa bimore është shumë e ulët aq më tepër që mbulesa pyjore është akoma edhe më e ulët, për pasojë toka nuk ruan lagështi, avullimi është shumë herë më i madh dhe sigurisht periudha e verës është tejet e nxehtë. Kjo bëhet shkak për zjarre edhe për shkak të një mbulese bimore të mbledhur në vite si pasojë e mungesës së kullotjes së bagëtive në shumë zona të vendit.”

Rreziku i përmbytjeve rritet në disa rajone të vendit, si pasojë e dëmtimit të mbulesës bimore nga zjarret, thotë më tej zoti Shuka.

“Mungesa e mbulesës bimore nga zjarret bën që ujrat të mbërrijnë më shpejt në lumenj dhe për pasojë në det gjë që shkakton përmbytje të mëdha. Kjo e favorizuar edhe nga zhvillimi i pakontrolluar urban. Ne kemi zënë grykat e lumenjve me ndërtime. Gjirokastra, përshembull jo më kot ishte në shpatet e malit për shkak të këtyre përmbytjeve.”

Si studiuesi i natyrës Shuka edhe inxhinieri i pyjeve Diku flasin për nevojën e menjëhershme, sipas tyre, të ndryshimit të situates nga qeveritë vendore që menaxhojnë pyjet.

“Kërkohet një sjellje tjetër menaxhuese ndaj natyrës dhe ekosistemeve natyrore. Për këtë duhet të planifikohen mbjellje fidanësh. Është dicka specifike që ndodh në Shqipëri: në shumë zona të vendit kemi ecjen lart të disa llojeve halore që mund të shfrytëzohen në kushtet e e klimës së sotme për mbjelljet e reja. Po ashtu qeveritë vendore duhet të mendojnë për shuarjen e zjarreve duke forcuar kapacitetet me mjete dhe burime njerëzore,” thotë zoti Shuka.

“Për fatin e keq nuk është se ka mungesë kapacitetesh, ka mungesë organizimi më shumë. Dua të kujtoj që dhjetë vitet e fundit administrata e bashkive është shtuar me 10 mijë punonjes që do të thotë që duhet të kishim më shumë njerëz në terren për të menaxhuar, për të parandaluar, për të ulur ndikimin negative të zjarreve, por kjo nuk po ndodh”, thotë zoti Diku.

Sipas tij pajisjet teknologjike që janë të nevojshme për zbulimin e zjarreve në kohë mungojnë. Gjithashtu, mjetet për luftimin e zjarreve që nga pompat e thjeshta deri tek mjetet e motorizuara mungojnë. Vëmendje e shtuar, thonë ekspertët, duhet kushtuar edhe trajnimit të stafit që duhet të aganzhohet në terren për shuarjen e zjarreve.

“Mbi të gjitha dua të kujtoj që në shërbimin pyjor shqiptar 75% e të punësuarve nuk janë specialistë pyjesh”, thotë zoti Diku.

Ministria shqiptare e Mjedisit e shpalli vitin 2024 si viti i pyjeve në 101 vjetorin e shërbimit pyjor shqiptar me një program ku përfshihet edhe rritja e sipërfaqeve të mbjella me fidanë pyjorë.

Por ritmet e mbjelljes janë tejet të ulta, në raport me mijëra hektarë që dëmtohen cdo vit . Sipas ekspertëve ato nuk kalojnë as 100 hektarë mbjlleje të reja fidanësh pyjorë në vit.

Një vit më parë një zjarr masiv përshkoi me ditë të tëra rreth 820 hektarë në Zonën e Mbrojtur të Pishë Poro në Fier ku rreth 365 hektarë ishin me pisha të cilat u dogjën plotësisht./ voa

The post Shqipëri/ Rritet rreziku i përmbytjeve nga zjarret masive të këtij viti appeared first on Albeu.com.

Hungari| Rritet niveli i ujit të lumit Danub, arrin muret e ndërtesës së parlamentit

By: Fia Nelaj
20 September 2024 at 16:35

Lumi Danub në Budapest pothuajse ka arritur kulmin e tij dhe arriti në ndërtesën e parlamentit hungarez të premten.

Niveli i ujit pritet të rritet edhe 50 centimetra (1.64 këmbë) deri në mbrëmjen e së shtunës, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit të Ujërave.

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban bëri thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjen gjatë fundjavës.

Niveli i Danubit arriti në 780 cm (25.5 ft) të enjten në mbrëmje dhe pritet të arrijë në 850 cm (27.8 ft) të shtunën.

Fotot në rrjetet sociale dhe mediat hungareze tregojnë se urat dhe brigjet e Danubit, ku ndodhet edhe ndërtesa e parlamentit në qendër të Budapestit, janë përmbytur.

Përmbytjet e rënda morën jetë njerëzish në fillim të kësaj jave, ndërsa pjesë të Evropës Lindore dhe Qendrore po përballen me stuhinë Boris.

Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në një pjesë të Austrisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hungari| Rritet niveli i ujit të lumit Danub, arrin muret e ndërtesës së parlamentit appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Mbi 200 njerëz të vdekur nga përmbytjet në Mianmar

By: rom ario
17 September 2024 at 09:51

Numri i njerëzve që humbën jetën si pasojë e tajfunit Yagi në Mianmar u rrit në më shumë se 200, tha Qeveria ushtarake e këtij vendi.

Stuhia përfshiu Vietnamin verior, Laosin, Tajlandën dhe Mianmarin në fillim të shtatorit dhe, deri më tani, shkaktoi vdekjen e më shumë se 500 njerëzve në të gjithë rajonin, sipas shifrave zyrtare.

Ajo shkaktoi përmbytje të rënda dhe rrëshqitje dheu në Mianmar, duke lënë së paku 226 persona të vdekur.

Po ashtu, shkatërroi qindra mijëra hektarë me të mbjella dhe, për pasojë, OKB-ja tha se më shumë se gjysmë milioni njerëz kanë nevojë urgjente për ushqime, si dhe për ujë të pijshëm, strehim dhe rroba.

OKB-ja tha se përmbytjet janë ndër më të këqijat në historinë e vonë të Mianmarit.

Agjencia e saj për Reagim ndaj Fatkeqësive vlerësoi se rreth 630.000 njerëz janë prekur nga përmbytjet, për shkak të bllokimit të rrugëve, dëmtimit të urave dhe ndërprerjes së linjave të komunikimit, shkruan REL.

Mianmari edhe ashtu është i shkatërruar nga lufta civile, që ka përfshirë këtë vend qysh në vitin 2021, kur ushtria ka marrë pushtetin nga qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Që nga ajo kohë, mijëra njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, derisa grupe të ndryshme të rezistencës së armatosur luftojnë kundër juntës ushtarake që mban pushtetin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbi 200 njerëz të vdekur nga përmbytjet në Mianmar appeared first on Euronews Albania.

❌
❌