Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 September 2024Main stream

“Turizëm me shpejtësinë e anijes”- Kumbaro: Jemi vend tërheqës, duam cilësi

By: rom ario
27 September 2024 at 17:19

Me 8.5 mln pushues të huaj deri më tani, Shqipëria po ofron shërbime cilësore në turizëm. Por, për minstren Mirela Kumbaro edhe e ardhmja duhet të garantojë qëndrueshmëri në këtë sektor.

Turizmi në Shqipëri duhet të ndërtohet me hapa të kujdesshëm, në mënyrë që në të ardhmen të mos prodhojë probleme me mbipopullimin si ato që po përjetojnë disa vende në Europë sot. Me këtë deklaratë, ministrja Mirela Kumbaro shton se po punohet për një turizëm cilësor e të qëndrueshëm.

“Ka filluar që Shqipëria të marrë shpejtësinë e krocieres, për të mos patur fenomene që i shohim në Barcelonë, kur turizmi po dëmton komunitetin lokal”, tha Kumbaro.

Kërkesa e shtuar për pushime në vendin tonë, ka afruar deri në gusht 8.5 mln vizitorë të huaj, e cila në shifra shkon përshtat me pritshmëritë.

“8.5 mln të huaj erdhën deri në gusht, duke shënuar rritje 20% dhe në shifra ekonomike kemi 23% më shumë të ardhura që kanë hyrë nga sektori në raport me vitin e kaluar”, shtoi ajo.

Ministrja Kumbaro ishte në konferencën me temë, Turizmi në Evropën Qendrore dhe Juglindore, në një panel ku u diskutuan mundësitë për zgjerimin e paketave turistike dhe promovimin e mëtejshëm të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Turizëm me shpejtësinë e anijes”- Kumbaro: Jemi vend tërheqës, duam cilësi appeared first on Euronews Albania.

❌
❌