Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 October 2024Main stream

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Linja të shumta ajrore botërore pezullojnë fluturimet

By: lia rda
3 October 2024 at 15:50

Shqetësimet për shpërthimin e mundshëm të një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme kanë bërë që linjat ajrore ndërkombëtare të pezullojnë fluturimet në rajon ose të shmangin kalimin përmes hapësirës ajrore në zonë.

  • Kompania ajrore “Emirates” nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka anuluar fluturimet drejt Irakut, Iranit dhe Jordanisë deri më 8 tetor.
  • Kompania javën e kaluar anuloi fluturimet midis Dubait dhe Bejrutit deri të paktën më 8 tetor.
  • Etihad Airways me bazë në Abu Dhabi tha se po devijonte një numër fluturimesh nga 2 tetori në përgjigje të kufizimeve të hapësirës ajrore në pjesë të Lindjes së Mesme.
  • Më 30 shtator, kompania ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe “FlyDubai” anuloi fluturimet Dubai-Bejrut deri më 7 tetor. Ajo gjithashtu anuloi fluturimet për në Jordani, Irak, Izrael dhe Iran në 2 dhe 3 në tetor për shkak të mbylljes së përkohshme të hapësirave të shumta ajrore.
  • Iran Air ka anuluar të gjitha fluturimet për në Bejrut deri në një njoftim tjetër.
  • Transportuesi kombëtar irakian “Iraqi Airways” ka pezulluar fluturimet për dhe nga Bejruti deri në njoftimin e mëtejshëm, njoftoi Ministria irakiane e Transportit më 27 shtator.
  • Linja ajrore greke “Aegean Airlines” ka anuluar fluturimet për dhe nga Bejruti deri më 31 tetor dhe për dhe nga Tel Aviv deri më 6 tetor, shkruan Reuters.
  • Kompania ajrore algjeriane “Air Algeria” ka pezulluar fluturimet për dhe nga Libani deri në një njoftim të dytë.
  • Kompania letoneze “Air Baltik” ka anuluar fluturimet për dhe nga Tel Aviv deri më 31 tetor.
  • Kompania ajrore spanjolle “Air Europa” ka planifikuar fluturime drejt Tel Avivit deri më 7 tetor.
  • Më 30 shtator, “Air France” pezulloi fluturimet Paris-Tel Aviv dhe Paris-Bejrut deri më 8 tetor.
  • Kompania ajrore turke “Pegasus” ka anuluar fluturimet për në Bejrut deri më 7 tetor.
  • Linja ajrore më e madhe evropiane me kosto të ulët “Ryaner” ka anuluar fluturimet për dhe nga Tel Aviv deri më 26 tetor.
  • Linja ajrore e Katarit “Qatar Airways” ka pezulluar përkohësisht fluturimet për dhe nga Bejruti deri në një njoftim të dytë.
  • Kompania ajrore gjermane “Sunder” anuloi fluturimet Berlin-Bejrut dhe Bremen-Bejrut deri më 31 tetor.
  • Kompania ajrore amerikane “United Airlines” me seli në Çikago ka pezulluar fluturimet drejt Tel Avivit deri në një njoftim të dytë për arsye sigurie.
  • Kompania ajrore hungareze “Wiz Air” gjithashtu ka pezulluar përkohësisht fluturimet drejt dhe nga Izraeli që nga 3 tetori./abcnews.al
Before yesterdayMain stream

Datat me më rëndësi në tetor sipas horoskopit, duhet ti mbani shënim

By: redi
2 October 2024 at 17:16

2 tetor-Hëna e re dhe eklipsi diellor në Peshore Kjo ditë sjell funde dhe fillime të papritura në marrëdhëniet tuaja. Çiftet mund të vendosin të ndahen, ndërsa disa të tjerë do të adresojnë çështje që janë aty prej kohësh, për të krijuar një themel më të shëndetshëm për të ardhmen. Njëkohësisht, mund të shfaqen mundësi të reja bashkëpunimi apo interesa krijuese që tërheqin vëmendjen tuaj.

Source

PD ndryshon datën e protestës, fton qytetarët: Të bashkohemi në 7 tetor kundër Ramës

By: Mirgen
29 September 2024 at 19:23

Partia Demokratike në mbledhjen e kësajtë diele të Këshillit Kombëtar, vendosi të shtyjë me një ditë mbajtjen e protestës kombëtare. Në vendimin e përbashkët thuhet se protesta do të mbahet në datë 7 tetor në orën 18:00. PD fton të gjithë qytetarët t’i bashkohen thirrjes së saj, për të luftuar sipas saj të keqen e […]

The post PD ndryshon datën e protestës, fton qytetarët: Të bashkohemi në 7 tetor kundër Ramës appeared first on BoldNews.al.

Cili është momenti më i keq i ditës?

By: SCAN TV
23 September 2024 at 15:50
Edel Strazimiri / SCAN   Koha më e keqe e ditës korrespondon me një moment specifik: Ora 5 e mëngjesit. Studiuesit nga Universiteti i Miçiganit dhe Dartmouth Health, një rrjet strukturash dhe shërbimesh shëndetësore në New Hampshire (SHBA), ekzaminuan aktivitetet e mbi 2600 praktikantëve mjekësorë për të kuptuar se si alternohen ciklet e humorit. Për këtë ata përdorën pajisje wireless...
❌
❌