Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

Skandal në Shkodër/ Vëllezërit Doçi dhunojnë efektivët e “Shqiponjave” brenda Drejtorisë së Policisë

30 September 2024 at 08:43

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedent është regjistruar pasditen e djeshme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës. Burime për mediat bëjnë me dije se dy vëllezërit Marjan dhe Mateo Doçi kanë dhunuar me grushte efektivët e forcave “Shqiponja” brenda ambienteve të Policisë së Shkodrës. Mësohet se rreth orës 14:00 të ditës së djeshme […]

The post Skandal në Shkodër/ Vëllezërit Doçi dhunojnë efektivët e “Shqiponjave” brenda Drejtorisë së Policisë appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Shkodër/ Dy vëllezërit dhunojnë efektivin brenda komisariatit (EMRAT)

By: V K
30 September 2024 at 08:53

Ditën e djeshme rreth orës 14:00, një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës, ku dy vëllezër Marjan Doçi dhe Mateo Doçi, kanë goditur një efektiv të forcave “Shqiponja”, brenda mjediseve të policisë së Shkodrës duke i rënë me grusht.

Dy vëllezërit janë futur me forcë brenda oborrit të policisë dhe aty kanë goditur policin e “Shqiponjave”. Gjithçka ka ndodhur pasi policia ka ndalur në rrugë një automjet për kontroll rreth orës 14:00 të 29 shtatorit, por dy personat që ndodheshin brenda kanë kundështuar forcat “Shqiponja”, duke mos iu bindur dhe më pas janë shoqëruar në komisariat.

Pas këtij shoqërimi në mjediset e policisë, kanë mbërritur vëllezërit Marjan dhe Mateo Doçi, duke qenë se makina e ndaluar është e tyre. Ata janë njoftuar nga dy personat që ndodheshin në automjet për ndalimin nga ana e policisë.

Këta dy shtetas, kanë kërkuar që automjeti të nxirret me forcë nga mjediset e komisariatit dhe aty janë konfliktuar edhe me një efektiv të Shqiponjave, duke e goditur me grusht.

Pas kësaj ngjarje forcat e policisë kanë arrestuar dy vëllezërit Doçaj, të cilët janë të dyshuar për veprën penale “goditje për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të ndodhur në Shkodër. Ndërkohë shpesh herë efektivët e policisë përballen me të tilla raste me persona me rrezikshmëri, për shkak se nuk iu binden ndalimeve që bëjnë uniformat blu.

The post E rëndë në Shkodër/ Dy vëllezërit dhunojnë efektivin brenda komisariatit (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

❌
❌