Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 October 2024Main stream

A e pushton dot Izraeli Turqinë? Përgjigjet eksperti: Ja e vërteta

2 October 2024 at 12:17

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritan Hoti ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se Erdogan me deklaratën se Izraeli do ushtojë edhe Turqinë ka luajtur me një retorikë që i përshtatet masave.

sipas tij është absurde të mendohet se Izraeli mund të tentojë të pushtojë Turqinë, pasi as e ka si objektiv dhe as nuk mund ta sulmojë, pasi Turqia është aleat i NATO-s dhe ka një ushtri tepër të fuqishme.

“Erdogan ka përdorur një retorikë populiste që u përshtatet masave në lindjen e mesme, të botës arabe dhe masat, siç shprehet edhe Gustave le Bon në “Psikologjia e turmave” masat janë të ideologjizuara. Në këtë rast kanë pasur vështirësi edhe vendet arabe hera herës, qeveritë që kanë qëndrime disi më të ekuilibruara për të ruajtur vërshimin e masave.

Erdogan kërkon të josh nëpërmjet një retorike të niveleve populiste. Por do ishte një lloj absurditeti që Izraeli të pushtojë Turqinë. E para nuk e ka si objektiv, e dyta Turqia është aleat i NATO-s, është absurde që ta sulmojë Izraeli mik i Amerikës. Tjetra, Turqia është një vend me 90 milionë banorë dhe ka një kult ushtarak që nga perandoria otomane. Izraeli gjithashtu e mban si rezervë në një moment të dytë për të normalizuar marrëdhënien me Turqinë që është një vend, sunit, por jo arab”,-tha Hoti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post A e pushton dot Izraeli Turqinë? Përgjigjet eksperti: Ja e vërteta appeared first on Euronews Albania.

❌
❌