Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Humbje për Bajramin e Muçin, dy “yjet” e Kombëtares tituallarë në disfatat e Europa League

4 October 2024 at 13:56

Të dy titullarë dhe me një fat të njëjtë në sfidat e dyta të Europa League.

Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi zbritën në fushë nga minuta e parë, por iu desh të jetonin zhgënjime të mëdha me skuadrat e tyre.

Pas golit rekord në debutiumin europian me Glasgow Rangers, Bajrami nuk arriti të linte shenjë në humbjen 4-1 që skocezët pësuan në fushën e tyre kundër Olympique Lyon.

Rangers rezistuan deri në minutën e 14-të, kur barazuan përkohëshsiht epërsinë e shpejtë të francezëve. Më pas u dorëzuan pa kushte, duke lejuar rivalët të gjejnë edhe tre herë të tjera rrugën e rrjetës.

Pavarësisht humbjes, Nedim Bajrami bëri një tjetër paraqitrje pozitive personale, duke qenë lojtari me notën e dytë më të lartë për skuadrën e tij.

I njëjti diktutim edhe për Ernest Muçin, që luajti për herë të parë në këtë sezon një ndeshje të plotë me “Shqiponjat e Zeza” të Stambollit.

Sulmuesi “kuqezi” gjithashtu mori një vlerësim të lartë për paraqitjen e tij, por turqit u mundën në shtëpi 3-1 nga Eintracht Franfurt.

Gjermanët vendosën shpejt fatin sfidsës, ndërsa në llogaritë e Beshiktash mungon edhe një 11-metërsh i gabuar nga Ciro Immobile, megjithatë pavarësisht se humbja rëndon, pozitiv është fakti që Muçi ka rigjetur hapësirat e munguara në fillim të sezonit me Besiktas. /i.m /abcnews.al

Trajneri i del kundër tifozëve për Ernest Muçin: Nuk duhet të jenë në stadium

4 October 2024 at 12:43
Ernest Muçi dhe portieri i Beshiktash u vërshëllyen dje në momente të ndryshme nga tifozët, ndërsa skuadra e tyre humbi 1 me 3 përballë Frankfurt. Klubi turk pas ndeshjes ka shprehur gjithë mbështetjen për Muçin me një postim në rrjetet sociale. Po ashtu dhe trajner Van Bronkhorst ka dalë në mbrojtje të lojtarëve. “Nëse dikush

Europa League/ Ernest Muçi titullar me Besiktas, Bajrami nuk diskutohet te Rangers

By: armand
3 October 2024 at 20:13

Shqiptarët pritet të jenë protagonistë edhe në ndeshjet e mbrëmjes së Europa League. Besiktas do të luajë në shtëpi përballë Eintracht Frankfurt, ndërsa Rangers do të ndeshet me Lyon. Te Besiktas bie në sy që nga minuta e parë e ndeshjes në lojë do të jenë Ernest Muçi dhe Milot Rashica. Trajneri i ka besuar […]

The post Europa League/ Ernest Muçi titullar me Besiktas, Bajrami nuk diskutohet te Rangers appeared first on BoldNews.al.

Muçi titullar, Besiktas fiton thellë në transfertë

By: armand
30 September 2024 at 21:49

Besiktas triumfoi 0-3 në kampionat, ndaj Kayserispor. Spikat goli i Fernandes, ndërsa Immobile realizoi dopietë. Për ekipin e Giovanni van Bronckhorst, titullar në këtë ndeshje ishte Ernest Muçi, i cili luajti 65 minuta por nuk ia doli dot të lërë gjurmë. Futbollisti tjetër shqiptar, Milot Rashica dhuroi një asist. Besiktas, pas 6 ndeshjesh, renditet në […]

The post Muçi titullar, Besiktas fiton thellë në transfertë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌