Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 October 2024Main stream

“Falli” , fenomeni i fallxhores vjen përmes komedisë së skenaristit Marius Dervishi

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 17:24

Që prej 26 shtatorit në kinematë e kryeqytetit po shfaqet komedia “Falli” me skenar të Marius Dervishit.

Një film me një temë sociale që bën fjalë për një fallxhore të quajtur Landa e cila pretendon se mund parashikojë fatin si dhe që njihet për magjitë e saj të suksesshme, ka mbajtur publikun peshë nga të qeshurat.

Vetë skenaristi, Marjus Dervishi, tregoi se ideja për filmin nisi nga një histori personale.

 “Unë në filmat që bëj gjithmonë trajtoj problematika të ndryshme dhe këtë herë duke qenë se është një fenomen që ndodh rëndomtë në shoqërinë tonë, mendova ta trajtoj në formë komike këtë pjesë dhe e dyta është një histori personale që më ka ndodhu,’ –tha Dervishi.

Zhanri i komedisë sipas Dervishit ishte zgjedhja e duhur për të përcjellë këtë fenomen te publiku shqiptar dhe jo vetëm.

 “Për fat të keq është shumë i përhapur. Po do kisha një  këshillë për njerëzit që nuk ka nevojë për një ndërmjetës për të shkuar të zgjidhësi i halleve. Unë jam fans i komedisë, dhe duke parë dy filmat e mi që e vetmja që goditi ishte komedia, thashë ok do rri këtu sepse ajo dëshirohet nga publiku. Njerëzit sot kanë nevojë të qeshin,”u shpreh më tej Dervishi.

Me aktorë Behar Merën, Mariana Kondin, Margen Çauashi, Selma Bakalli, filmi komedian sipas Dervishit ka dalë jashtë pritshmërive të tij.

 “Ky film po pëlqehet në masë dhe po shpërndahet lajmi që Shqipëria ka një komedi të pastër dhe ja vlen të shihet nga të gjitha grupmoshat.  Mesazhi që përcillet është që të mos besojmë askënd që pretendon se ka në dorë të ndryshojë fatin tonë,” –tha skenaristi.

Filmi aktualisht po shfaqet në kinematë Cineplex në Tiranë, në Elbasan dhe pas përfundimit të turit në qyetet e Shqipërisë do vazhdojë një tur në shtetet e Europës e më pas do të shfaqet në kinematë e Londrës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Falli” , fenomeni i fallxhores vjen përmes komedisë së skenaristit Marius Dervishi appeared first on Euronews Albania.

❌
❌