Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut, zgjidhen 41 filma mes 3500 aplikimeve

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 18:07

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut vjen në edicionin e tij të 19-të  te “Marubi”.

Tema e sivjetshme është  “Vepro gjelbër tani dhe në të ardhmen” dhe i kushtohet mjedisit bashkë e efektet që kanë veprimet e njeriut në të.

Nga rreth 3500 aplikime, festivali ka përzgjedhur 41 filma, të cilët do të shfaqen te Akademia “Marubi” në Akademinë e Sigurisë, në COD te kinemaja “Maks Velo” në Laprakë etj.

Luftrat dhe konfliktet në të cilat është përfshirë bota, nga Ukraina, në Gaza vijnë të trajtuara me filma si “Bliks not Bombs”, apo “Të përgjuarit”.

 “Më pas trajton çdo gjë që ndodhi me irakun dhe vjen çdo gjë me aktualitetin në Ukrainë dhe ngre një dilemë të madhe. Nëse diplomacia është në gjendje që të zgjidh luftrat. Luftrat shpeshëherë krijojnë dhe patologji kolektive,” –u shpreh drejtori i festivalit, Kujtim Çashku.

Përballë nesh, festivali shtron një sërë pyetjesh dhe ngre një sërë dilemash, që shpesh gjejnë paralele me shoqërinë shqiptare, e cila për Çashkun është ende e papërgatitur.

 “Politikat, i ngrenë fenomenet e heronjve thjesht duke i motivuar ato për vrasjet që kryejnë. Ta vë njeriun në pozicione reflektimi.  Mendoj se jemi akoma larg kulturës qytetare dhe kulturës së reflektimit,” –tha Çashku.

Duke besuar se filmi nuk është vetëm një formë argëtimi, por edhe një mënyrë për të treguar të vërtetat, Festivali i Filmit të të Drejtave të Njeriut  ka si qëllim dhe mision të vetin, t’i sjellim spektatorit tonë sa më shumë të vërteta, që vijnë përmes artit të filmit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut, zgjidhen 41 filma mes 3500 aplikimeve appeared first on Euronews Albania.

❌
❌