Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Skënderbeu triumfon ndaj Teutës, skudara e femrave në volejboll e nis me fitore

By: rom ario
14 September 2024 at 15:28

Skënderbeu fiton me rezultatin 3-1 me Teutën në javën e parë të kampionatit kombëtar të volejbollit për femra.

Më përjashtim të setit të tretë, në setet e tjera ka patur pak histori, pasi Skënderbeu edhe duke aktivizuar lojtare te reja, ja ka dalë të fitojë setin e parë 25-18, të dytin 25-21 dhe setin e katërt me rezultatin 25-15.

Edhe për trajnerin Orlando Koja, Skënderbeu këtë sezon është skuadra për t’u mundur, edhe në kushte kur ndryshe nga rivalët që kanë investuar më shumë me lojtaret e huaja, Skënderbeu ka një gërshetim me lojtare vendase dhe të huaja.

Sipas trajnerit edhe këtë sezon Skënderbeu, Tirana e Partizani janë skuadra që do të luftojnë për trofetë.

Lojtarët e dy skuadrave pranojnë se lojtaret e huaja i kanë dhënë me shume rivalitet kësaj loje, por të dyja kërkojnë më tepër vëmendje për lojtaret shqiptare.

Skënderbeu vetëm pak dite më parë ka fituar kupën e FSHV për femra, duke treguar se edhe këtë sezon mbetet ekipi për t’u mundur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Skënderbeu triumfon ndaj Teutës, skudara e femrave në volejboll e nis me fitore appeared first on Euronews Albania.

❌
❌