Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 October 2024Main stream

Mosbindje Civile, protestuesit i vënë flakën kazanit të plehrave

7 October 2024 at 19:30

Protestuesit e opozitës u larguan nga kryeministria të udhëhequr nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.

Teksa po kalonin nga Tajvani disa protestues i vunë flakën një kazani plehrash për të treguar mosbindjen civile.

Ende nuk dihet për ku është destinacioni tjetër pas Kryeministrisë.

The post Mosbindje Civile, protestuesit i vënë flakën kazanit të plehrave appeared first on Sot News | Lajme.

Before yesterdayMain stream

I vuri flakën gruas me benzinë/ Nëna e 31-vjeçares tregon kërcënimet: Do ju djeg të gjallë të gjithëve

By: user 11
5 October 2024 at 16:10

Nëna e 31-vjeçares Melisa Trëndafili, që u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, ka treguar se si mori fund arratisja e dhëndrit të saj. Në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur”, Ana tregoi se Bledar Trëndafili kishte shkuar i maskuar per ta takuar kur ajo ishte në spital. Madje Trendafili e telefonte duke e kërcënuar atë edhe familjen e saj. Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Mesila Trendafili rrëfeu se 45-vjeçari konsumonte drogë dhe merrte para borxh për të blerë lëndën narkotike, ç’ka solli edhe fundin e martesës së tyre.

Fjala e nënës:

“Kishte shkuar tek familja e së motrës, ndoshta për t’u strehuar, nuk e di. Na lajmëruan njerëz që na njohin dhe na thonë që është tek shtëpia duke shkallmuar derën. Unë kisha policinë tek shtëpia se na ka shoqëruar këto dy javë dhe u thashë zotërinë e keni në Korçë mund ta kapni. Nëse nuk e kapni i bie ta kapim vetë. E arrestuan tek lagjja e shtëpisë së motrës së vet. Numri i vetëm që mbante mend ishte i vajzës, e merrte ne telefon dhe e lokalizonim. Por merrte nga numra të qytetarëve dhe nuk e lokalizonim dot, gjithashtu kishte ndryshuar pamje. Ditën që dolëm nga spitali kishte shkuar në spitalin e djegies i kishte thënë rojës “Jam vëllai i Melisës a mund ta takoj?

Fola dhe personalisht atë ditë me të, tha: ‘Ana kam ardhur të takoj Melisën, por jeni larguar?”. E gënjeva i thashë që: “Jo, do të zbres të të marrë”. Por e kuptoi dhe u largua. Po e mbaja me fjalë sa të shkonte policia, por u largua. Ia kemi referuar polcisë edhe vendin ku flinte. I gjeti djali rrobat që ndërronte. Me ne e kishte inatin sepse nuk e pranuam. Pse strehuam vajzën në shtëpi. Vajza është në gjendje të rënduar, me psikiatër. Plagët janë në sipërfaqe të madhe, mjekohet çdo ditë. Shpenzimet ishin të papërballueshme ndaj dolëm nga spitali, fëmijët e saj po qëndronin në hotele” tha nëna e Melisës.

The post I vuri flakën gruas me benzinë/ Nëna e 31-vjeçares tregon kërcënimet: Do ju djeg të gjallë të gjithëve appeared first on Lapsi.al.

Dogji me benzinë ish-gruan/ Bledar Trëndafili qan para togave të zeza: Më tradhtonte

By: Ela
5 October 2024 at 12:18

Bledar Trëndafili u shpreh i penduar kur doli sot para gjykatës për aktin e rëndë që ndërmori një muaj më parë kur leu me benzinë ish-bashkëshorten dhe i vuri flakën. Gjatë seancës, ai deklaroi me lot në sy se Melida Trëndafili nuk e lejonte të takonte fëmijët dhe e akuzoi ish-gruan për tradhti. “Nuk doja […]

The post Dogji me benzinë ish-gruan/ Bledar Trëndafili qan para togave të zeza: Më tradhtonte appeared first on BoldNews.al.

❌
❌