Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Harry Kane theu tri rekorde brenda ndeshjes në një natë të jashtëzakonshme për Bayernin

18 September 2024 at 17:37

Harry Kane theu tri rekorde të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma pasi Bayern Munich mposhti Dinamon e Zagrebit 9-2.

Sulmuesi e çoi numrin e tij në 33 gola në garë dhe rrëmbeu një tjetër rekord nga Wayne Rooney.

Kane u bë lojtari anglez me më së shumti gola në historinë e Ligës së Kampionëve pas katër golave ​​të tij në Allianz Arena.

Kapiteni i Anglisë ka kaluar numrin e 30 golave ​​të Rooneyt në 85 ndeshje në këtë kompeticion, të gjitha të shënuara për Manchester United.

Dhe Kane e bëri këtë në 40 ndeshje më pak. Ishte rekordi i golave ​​të Rooneyt që Kane e kishte tejkaluar për Tre Luanët në Mars 2023 – ai tani ka 68 gola të ekipit kombëtar nga 53 që ka Rooney.

Dhe thyerja e rekordit nuk u ndal me kaq të martën mbrëma. Ish-sulmuesi i Spurs u bë gjithashtu anglezi i parë që shënon katër gola në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve.

Dhe lojtari i parë i çdo kombësie që ka shënuar tri gola nga pika e bardhë në të njëjtën ndeshje.

Golat e fundit të Kane e çojnë atë në vendin e 25-të të përbashkët me Fernando Morientes – duke kaluar Rooneyn, Kakan , Samuel Eto’on, Franciso Genton dhe të madhin e Bayernit, Arjen Robben, të gjithë në një natë. /Telegrafi/

The post Harry Kane theu tri rekorde brenda ndeshjes në një natë të jashtëzakonshme për Bayernin appeared first on Telegrafi.

Dominim gjerman, Bayern shkatërron me 9 gola kroatët e Dinamo Zagreb

17 September 2024 at 22:54

Ishte padyshim një fitore spektakolare dhe kjo shihet që nga numri i golave të shënuar, plot 11 të tillë.

“Bavarezët” e Bayern Munich ishin vërtetë të frikshëm mbrëmjën e kësaj të marte, teksa ka arritur të shënojë plot 9 golave, në portën e kroatëve, të Dinamo Zagreb në sfidën e parë të këtij sezoni në Champions League.

Plot katër gola nga “bomberi” Harry Kane, i cili arriti në kuotën e 53 rrjetave me fanellën e Bayern, në vetëm 50 ndeshje, shoqëruar nga një dopietë e Michael Olise, bashkë me rrjetat e Raphael Guerrerio, Leroy Sane e Leon Goretzka arritën fitoren e madhe.

Gola pati edhe për miqtë me sulmuesin kroat, Bruno Petkovic e mbrojtësin japonez Takuya Ogiëara, që shënuan nga një gol, por pa mundur të bënin mrekullinë. /i.m /abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Top 25 lojtarët më të vlefshëm në Ligën e Kampionëve këtë sezon

17 September 2024 at 14:28

Edicioni i ri 2024/25 i Ligës së Kampionëve fillon sonte (e martë) dhe tashmë është publikuar lista me vlerat e fundit të futbollistëve, të cilët janë më të vlefshmin në këtë sezon në garën elitare evropiane për klube.

Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Vinicius Junior,dhe Erling Haaland janë lojtarët më të vlefshëm në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Sipas faqes së specializuar Transfermarkt, vlera e tyre e transferimit është vlerësuar në një shifër prej 180 milionë eurosh.

Pas tyre në listë vjen Phil Foden i pesti me vlerë 150 milionë euro, Bukayo Saka i gjashti me 140 milionë euro, Rodri i shtati me 130 milionë euro, po aq sa ka edhe Jamal Musiala dhe i teti dhe Florian Wirtz i nënti.

Top dhjetëshja mbyllet nga talenti i Barcelonës, 17-vjeçari Lamine Yamal, i cili tashmë ka një vlerësim tregu prej 120 milionë euro, vlerësim i njëjtë me Federico Valverden dhe Declan Rice, të cilët mbajnë vendet 11 dhe 12.

Rodrygo Goes, Martin Odegaard dhe Lautaro Martinez janë të radhës me një vlerësim prej 110 milionë euro, duke lënë pas vetes Harry Kane, Aurelien Tchouameni dhe Eduarto Camavinga me vlerësim prej 100 milionë eurosh.

Në pozitat 19, 20 dhe 21 renditen Julian Alvarez, Rafael Leao dhe Gavi, të cilët vlerësohen nga 90 milionë euro, ndërsa pas tyre top 25-shja kompletohet nga Ruben Dias, Nico Barella, Xavi Simons dhe William Saliba që vlerësohen nga 80 milionë euro. /Telegrafi/

The post Top 25 lojtarët më të vlefshëm në Ligën e Kampionëve këtë sezon appeared first on Telegrafi.

❌
❌