Elbasan| Ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë pranë një përroi 70-vjeçari
22 September 2024 at 13:00
Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur të shtunën pranë një përroi në fshatin Bërsnik, të qytetit të Elbasanit.
Bëhet me dije se shtetasi në fjalë me inicialet S.H. është larguar nga banesa një ditë më parë, rreth orës 13:00.
Pasi është njoftuar Policia, grupi hetimor ka mundur të konstatojë edhe nga kqyrja paraprake se në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.
Materialet i kaluan Prokurorisë për ngjarje aksidentale.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përplasen tre automjete në Elbasan, raportohet për disa të plagosur
- 80 vjetori i çlirimit të Shqipërisë, Elbasani çel ekspozitën “Muaji i Monumenteve”
The post Elbasan| Ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë pranë një përroi 70-vjeçari appeared first on Euronews Albania.