Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 September 2024Main stream

Sanija 77-vjeçare: As ulem, as ngrihem dot nga tensioni, marr 159 mijë lekë pension

By: rom ario
24 September 2024 at 18:56

Pensionistja Sanije Shehu ka rrëfyer në emisionin ‘People’ në Euronews Albania vështirësitë që po kalon, për shkak të pensionit të ulët që merr.

Shehu tha se ajo as nuk ulet e as nuk ngrihet dot për shkak të një sëmundjeje të kockave dhe shtoi se jeton fare e vetme pasi burri i ka vdekur, ndërsa fëmijë nuk ka pasur.

E moshuara tha se merr 159 mijë lekë pension dhe është në shtëpi me qira e sikur të mos mjaftonte kjo, ajo shtoi se i duhet t’i blejë ilaçet me para, pasi ato me rimbursim nuk i bëjnë efekt.

“Unë jam 77-vjeçe. Jam e vetme, kam një pension shumë të vogël 159 mijë lekë. Jamë me qira sepse më kanë prishur në ‘5 Maji’ shtëpinë. Jam vetëm fare se edhe burri më ka vdekur dhe fëmijë nuk kam pasur asnjëherë. Jam shumë e sëmurë, kam dhimbje kockash. Kam dhimbje kockash.

As mund të ulem, as mund të çohem prej gjunjve. Duhet të gjej pozicionin të çohem me zor. Kam yndyrna në gjak. Kam tensionin që herë më shkon 19 dhe herë më bie 4.5. Marr ilaçe, i marr vetëm me ato paret e pakta që kam. Se ato me rimbursim nuk më bëjnë mirë fare, veçse me i pi kot sikur pi gëlqere”, tha Sanija.

The post Sanija 77-vjeçare: As ulem, as ngrihem dot nga tensioni, marr 159 mijë lekë pension appeared first on Euronews Albania.

❌
❌