Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

Të dhënat sensitive e 6 milionë indonezianëve bëhen publike, ja për sa lekë u shitën

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 15:45

Të dhënat e rreth 6 milionë taksapaguesve në kombin e katërt më të populluar në botë, Indonezi, dyshohet se janë zbuluar dhe shitur.

Miliona numra identifikimi të tatimpaguesve janë “shitur për 10,000 dollarë në faqen e internetit të “Breach Forum” nga një llogari që pretendon se i përket një hakeri të njohur si Bjorka.

Shitja thuhet se u krye të mërkurën.

Të dhënat e rrjedhura përfshijnë numrat e ID-së kombëtare, emailet, adresat, numrat e telefonit dhe informacione të tjera personale, tha ai.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave e kombit të Azisë Juglindore, shtëpia e rreth 275 milionë njerëzve, po heton shkeljen e supozuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të dhënat sensitive e 6 milionë indonezianëve bëhen publike, ja për sa lekë u shitën appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Indonezi/ Papa Françesku: Feja të mos përdoret për konflikte! Kriza mjedisore, rrezik ekzistencial

By: D Marku
5 September 2024 at 17:51

Në vizitën e tij 3-ditore në Indonezi, Papa Françesku dha mesazhe të forta. Ai e tha hapur se feja përdorimit për të nxitur konflikte, ndërsa në një deklaratë që nënshkroi me imamin Umar, në xhaminë Istiqlal në Xhakarta bëri thirrje për harmoni fetare.

Nga xhamia, Françesku tha se “nëse shikojmë më thellë, do të zbulojmë se të gjithë jemi vëllezër, të gjithë pelegrinë, të gjithë në rrugën tonë për te Zoti”.

Gjatë vizitës së Papës në xhaminë Istiqlal, kryemami lexoi pjesë të Kuranit dhe një vajzë e verbër një pjesë nga Bibla. Krahas thirrjes për tolerancë fetare, Papa Françesku tha se kriza mjedisore është kërcënim ekzistencial për njerëzimin.

“Ne duhet të marrim përgjegjësinë që të adresojmë me seriozitet krizat që kërcënojnë të ardhmen e njerëzimit, sikurse luftërat, konfliktet dhe krizat mjedisore, të cilat janë pengesë për rritjen dhe bashkëjetesën e popujve”, tha Françesku.

Pas nënshkrimit të deklaratës me kryeimamin Umar, kreu i Kishës Katolike mbajti meshë në një katedrale në Xhakartë, e cila është lidhur me xhaminë Istiqlal me anë të një tuneli, i njohur si “tuneli i miqësisë”.

I përfunduar në vitin 2021, tuneli 38.3 metra simbolizon angazhimin e Indonezisë për tolerancën dhe bashkëpunimin ndërfetar.

Gjatë vizitës në Indonezi, Papa Françesku u takua me udhëheqësit e gjashtë feve zyrtare në vend, në cilin 87% e popullsisë janë myslimanë dhe vetëm 3% janë katolikë.

The post Indonezi/ Papa Françesku: Feja të mos përdoret për konflikte! Kriza mjedisore, rrezik ekzistencial appeared first on Albeu.com.

❌
❌