Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

Inflacioni i shtatorit 1,9%, niveli më i ulët nga qershori i vitit…

By: sara fuga
9 October 2024 at 07:54

Indeksi i çmimeve të konsumit (inflacioni) në muajin shtator u rrit me 1.9 për qind, niveli më i ulët që nga qershori i vitit 2021 sipas të dhënave zyrtare te INSTAT. Një vit më parë ky ndryshim ishte 4,1%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin shtator 2024, krahasuar me gusht 2024 është 0,6%.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, rritja vjetore e çmimeve në muajin shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,94 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,30 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,26 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,17 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,13 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,10 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,09 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” shënuan rënie me – 0,28 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Shtator 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,6%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,6% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,5%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,8%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,5%, “Shëndeti” me 1,1%, “Shërbimi arsimor” me 0,9% dhe “Komunikimi” me 0,8%.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 4,5%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 6,5%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4,6%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,9%, “mish” me 3,4%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3,0%, etj.

Krahasuar me muajin Gusht 2024, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 1,9%, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,4%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,5% secili.

“Shërbimi arsimor” pësoi rritje me 0,4%, “Komunikimi” me 0,2%, “Pije alkoolike dhe duhan”, Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 0,1%./MONITOR

The post Inflacioni i shtatorit 1,9%, niveli më i ulët nga qershori i vitit… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌