Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Main stream

Vijojnë efektet e rënies së Euros/ Forcimi i lekut tkurri me 28 miliardë lekë në një vit madhësinë e sektorit bankar

7 October 2024 at 13:52

Rënia e kursit të këmbimit të euros me lekun po vazhdon të japë një efekt negativ mbi madhësinë e bilancit të sektorit bankar. Sipas Bankës së Shqipërisë, në mesin e këtij viti forcimi i lekut ka pasur një efekt negativ prej rreth 28 miliardë lekësh në totalin e aktiveve të sektorit bankar, krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, Banka Qendrore vlerëson se gjatë vitit të fundit, vlera e ndikimit statistikor negativ të kursit të këmbimit ka ardhur në rënie.

Në krahun e aktiveve, forcimi i monedhës vendase ka pasur ndikim më të madh në zërat kryesorë të bilancit si veprimet me titujt, veprimet me thesarin dhe ato ndërbankare (për rreth 10 miliardë lekë, për secilin). Në anën e pasivit, efekti i kursit mbi vlerën e raportuar të depozitave në valutë vlerësohet në rreth 21 miliardë lekë. Efekti pakësues statistikor i kursit të këmbimit është ndjerë edhe për pjesën në valutë të kapitalit të sektorit bankar, për një vlerë rreth 15 miliardë lekë.

Në fund të muajit qershor 2024, kursi i këmbimit euro-lek zbriti në nivelin e 100.3 lekëve, nga 106.4 lekë që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia me 5.8% e kursit të euros rrjedhimisht ka vazhduar të reflektohet në një tkurrje të vlerës së aktiveve në valutë të sektorit bankar. Në terma vjetorë, aktivet dhe detyrimet në valutë u rritën me nga 4%, por të korrigjuara për efektin e ndryshimit të kursit të këmbimit, këto norma rritjeje llogariten përkatësisht në 9% dhe 10%.

Pesha e aktiveve dhe detyrimeve në valutë ndaj totalit të bilancit ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë. Në fund të periudhës, aktivet dhe detyrimet e sektorit bankar në valutë zinin përkatësisht 50% dhe 49% të totalit të bilancit. Nga ana e aktiveve në valutë, zërat me peshën më të madhe janë investimet në kredi dhe ato në titujt e qeverisë. Nga ana e detyrimeve në valutë, struktura paraqitet më e qëndrueshme në vite dhe mbizotërohet nga depozitat në valutë. Zërat e mësipërm kanë përcaktuar në masën më të madhe ndjeshmërinë e kufizuar të sektorit bankar ndaj ndryshimeve në kursin e këmbimit.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se totali i aktiveve të sektorit bankar në mesin e këtij viti ishte 2.03 trilionë lekë, në rritje me 7.2% (136 miliardë lekë) krahasuar me një vit më parë. Kontributin kryesor në rritjen e aktiveve e ka dhënë zgjerimi i aktivitetit kreditues me 11.3% (85 miliardë lekë) dhe i investimeve në tituj me 9.3% (68 miliardë lekë). Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, në mesin e këtij viti aktivet e sektorit bankar përbënin rreth 85% të Prodhimit të Brendshëm Bruto./ Monitor

The post Vijojnë efektet e rënies së Euros/ Forcimi i lekut tkurri me 28 miliardë lekë në një vit madhësinë e sektorit bankar appeared first on Sot News | Lajme.

Shtohet evazioni? Qeveria po mbledh më pak të ardhura nga rritja ekonomike

By: Ke Si
7 October 2024 at 10:40

Ekonomia e vendit po ecën me ritme mbi parashikimet vitet e fundit, por grumbullimi i tatimeve dhe taksave mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto po vjen në rënie.

Të dhënat e fundit të INSTAT në lidhje me rezultatet e reja të Prodhimit të Brendshëm Bruto, tregojnë se nga viti 2018 deri në vitin 2023, taksat dhe tatimet e mbledhura mbi PBB-në kanë pësuar rënie (taksat mbi produktet janë taksat e pagueshme, për njësi të disa mallrave dhe shërbimeve si: Taksa mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), akciza dhe taksa doganore mbi importe. Në këto taksa nuk përfshihen tatimet mbi pagën dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore).

Në vitin 2018, PBB-ja në vlerë arriti në 1,6 trilionë lekë, ndërsa taksat ndaj këtij prodhimi ishin 253 milionë lekë, ose 15.7% e tij.

Në vitin 2023, PBB-ja arriti mbi 2,3 trilionë lekë, teksa taksat ndaj tij arritën në 337 miliardë lekë ose 14.22% e prodhimit.

Përqindja e taksave të mbledhura ndaj prodhimit në vitin 2023, pësoi ulje me 1 pikë për qind në krahasim me vitin 2018.

Gjatë 2018-2023, viti më i mirë ishte 2021, ku taksua 16.03% e vlerës së prodhimit, ndërsa viti më i dobët ishte 2020 kur u taksua vetëm 13.4% e PBB-së.

Raporti i taksave ndaj PBB-së, është një matës i të ardhurave tatimore të një vendi në lidhje me madhësinë e ekonomisë së tij, e matur nga Produkti i Brendshëm Bruto (GDP). Ky raport mundëson efikasitetin e drejtimit të përgjithshëm të politikës tatimore të një vendi.

Vendet e zhvilluara zakonisht kanë raporte më të larta të taksave ndaj PBB-së sesa vendet në zhvillim. Të ardhurat më të larta nga taksat nënkuptojnë se një vend mund të shpenzojë më shumë për përmirësimin e infrastrukturës, shëndetësisë dhe arsimit, të cilat të gjitha janë çelësi për perspektivat afatgjata për ekonominë e një vendi dhe njerëzit e tij.

Të ardhurat nga taksat mbi 15% të PBB-së të një vendi janë një përbërës kyç për rritjen ekonomike dhe reduktimin e varfërisë, sipas Bankës Botërore.

Raporti i taksave ndaj PBB-së në Shtetet e Bashkuara ishte 27.7% në 2022, ndërsa raporti i taksave ndaj PBB-së së Bashkimit Evropian ishte 26.7% në 2022.

Raporti i taksave ndaj PBB-së mat të ardhurat tatimore të një vendi ndaj produktit të brendshëm bruto. Ai tregon se sa nga produkti i brendshëm bruto i një vendi shkon në financimin e qeverisë./Monitor/kb

Before yesterdayMain stream

“Nuk pimë dot një kafe”, Pensionistët të indinjuar me indeksimin 4,1%

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 16:47

Indeksimi i pensioneve ka sjellë pakënaqësi tek pensionistët.

Ata e konsiderojnë të pamjaftueshme rritjen me 4.1%, duke qënë e papërfillshme në kostot që ata kanë në përditshmëri.

“A nuk keni turp që zini në gojë pensionet, ku janë…H gjë, 4 lekë se kam marrë as se dua fare,…unë 80 kam marrë, ka vënë dhe 4 lekë, vajti 84,” –thotë pensionistja, Caje .

Mbi 800 mijë pensionsitë kanë përfituar rritjen.

Pensionet urbane të pleqërisë u rriten me 752 lekë, ndërsa pensionet rurale kanë një shtesë mesatarisht prej 453 lekë. Sakaq edhe pensioni social shkon në rreth 9700 lekë në muaj.

Çfarë mund të ble, si dot një kafe, vetëm këta të pinë kafe, ca jemi në të humbur,” –shprehet pensionistja.

Nëna Caje ka punuar gjithë jetën e saj në koperativë.

Daljen në pension e ka parë si shpërblim për gjithë ato vite punë.

Por realiteti rezultoi të ishte ndryshe nga ç’e kishte menduar.

Pensionistët janë të zhgënjyer për këto vendime, duke u shprehur se indinjatën e tyre do të tregojnë me votë.

“Kam punuar ne koperativë dhe kam punuar dhe për 100 lekë atëherë dhe tani shyqyr dolëm ne pension. Aq e kam inat këtë rradhë dhe ne e kemi votuar sa herë dhe po na tall, ajo është tallje nuk është pension,” –thotë nëna Caje.

The post “Nuk pimë dot një kafe”, Pensionistët të indinjuar me indeksimin 4,1% appeared first on Euronews Albania.

Ekonomia rritet vetëm për oligarkët, shqiptarët shpenzuan 40% buxhet për ushqime

By: Iconstyle
4 October 2024 at 14:40

Ndërsa ekonomia shqiptare raporton rritje, duket se përfituesit kryesorë janë një grup i ngushtë oligarkësh, ndërkohë që shumica e familjeve shqiptare vazhdojnë të përballen me sfida ekonomike. Kjo situatë paradoksale është bërë e dukshme nga të dhënat e fundit të INSTAT-it për vitin 2023.

Sipas raportit, ekonomia shqiptare u rrit me 3.94% në 2023, por kjo rritje duket se nuk është reflektuar në mirëqenien e përgjithshme të popullsisë. Gati 90% e rritjes ekonomike erdhi nga vetëm dy sektorë: ndërtimi dhe turizmi. Këta sektorë, veçanërisht ndërtimi, janë tradicionalisht të lidhur me interesat e oligarkëve, duke sugjeruar një përqendrim të përfitimeve ekonomike në duart e pak individëve.

Ndërkohë, familjet e zakonshme shqiptare vazhdojnë të shtrëngojnë rripin. Shpenzimet për ushqime dhe pije jo-alkoolike zënë 39.6% të buxhetit familjar, niveli më i lartë në Evropë dhe pothuajse i pandryshuar nga viti i mëparshëm. Kjo tregon se, pavarësisht rritjes së raportuar ekonomike, shumica e familjeve ende luftojnë për të përmbushur nevojat bazë.

Shpenzimet mesatare mujore për një familje shqiptare prej 3.7 personash arritën në 91,675 lekë, një rritje nominale prej 3.7% krahasuar me 2022. Megjithatë, duke marrë parasysh inflacionin prej 4.8%, konsumi real i familjeve ka rënë me 1.1%.

Struktura e shpenzimeve tregon se:

  • 39.6% e buxhetit shkon për ushqime dhe pije jo-alkoolike
  • 9.7% për banesën, ujë dhe energji elektrike
  • 7.4% për restorante dhe hotele

Sektori i turizmit, një tjetër kontribuues kryesor në rritjen ekonomike, duket se gjithashtu favorizon kryesisht investitorët e mëdhenj dhe oligarkët. Pavarësisht numrit të lartë të turistëve, përfitimet nuk duken se po rrjedhin në ekonominë e gjerë. Shumica e mallrave për të furnizuar industrinë e turizmit importohen, ndërsa prodhimi bujqësor vendor ka rënë nën nivelet e katër viteve më parë.

Kjo situatë reflekton një problem të thellë strukturor në ekonominë shqiptare. Ndërsa oligarkët përfitojnë nga projektet e mëdha të ndërtimit dhe investimet në turizëm, shumica e popullsisë nuk po sheh përmirësime reale në standardin e jetesës.

Ekspertët theksojnë nevojën urgjente për një shpërndarje më të barabartë të rritjes ekonomike dhe zhvillim më të balancuar të sektorëve të ndryshëm ekonomikë. Vetëm kështu mund të përmirësohet mirëqenia e përgjithshme e popullsisë dhe të zvogëlohet hendeku midis oligarkëve dhe qytetarëve të zakonshëm.

The post Ekonomia rritet vetëm për oligarkët, shqiptarët shpenzuan 40% buxhet për ushqime appeared first on iconstyle.al.

Bujqësia nuk njeh më rritje, edhe blegtoria në krizë

By: fra nc
2 October 2024 at 16:49

Pesha e bujqësisë në ekonominë shqiptare po zbehet nga viti në vit. Kontributi i saj këtë vit është 2% më i ulët se një vit më parë, duke arritur në 16.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa sektorët që po marrin hov në ekonomi janë ndërtimi dhe turizmi.

Në tremujorin e dytë, bujqësia u rrit me 0.16%, ndërsa për të njëjtën periudhë një vit më parë ra me 0.04%. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ky ishte tremujori i 8-të radhazi që sektori qëndron në vendnumëro.

Ndonëse çmimet e prodhimeve bujqësore janë rritur dhe kërkesa nga jashtë për prodhime shqiptare është e lartë, prodhimi nuk u është përgjigjur zhvillimeve të kohës. Të dhënat nga tregu sugjerojnë se dobësitë më të mëdha po shfaqen në sektorin e blegtorisë, ku rënia e numrit të krerëve ka qenë e fortë. Në vitin 2024, numri i bagëtive në vend shënoi rënie me mbi 12%. Blegtoria është dega e dytë më e rëndësishme e bujqësisë, dhe rënia e saj ndikon në gjithë sektorin bujqësor.

Ndërkohë, zhvillimet kanë qenë pozitive në sektorin e serrave, ku çmimet e larta të eksportit kanë nxitur zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella. Nga ana tjetër, zhvillimet klimatike me një pranverë me shira dhe mot të ftohtë, si dhe korrikun shumë të nxehtë, kanë dëmtuar frutat dhe prodhimin bujqësor në fusha këtë vit.

Sektori bujqësor po përballet me emigrimin të lartë të forcës punëtore jashtë vendit dhe drejt sektorëve të tjerë të ekonomisë, ku pagat janë më të mëdha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bujqësia nuk njeh më rritje, edhe blegtoria në krizë appeared first on Euronews Albania.

Ekonomia rrit varësinë nga ndërtimi, ulet pesha e bujqësisë në PBB

By: user 11
2 October 2024 at 08:20

INSTAT ka korrigjuar kontributin e aktiviteteve ekonomike në Prodhimin e Brendshëm Bruto me rastin e rishikimit të metodologjisë së matjes së PBB.

Korrektimi më i madh është bërë për sektorin e bujqësisë i cili tashmë ka një kontribut më të ulët në ekonomi se më parë, gjithashtu ndërtimi do të ketë një kontribut më të lartë sipas të dhënave të reja nga INSTAT.

Para rishikimit, kontributi i bujqësisë në PBB ishte rreth 18.2% në 2023, ndërsa pas rishikimit ishte 16.2% po në 2023. Ulja e peshës së bujqësisë në ekonomi e zvogëlon efektin negativ që ka rënia e sektorit në PBB totale.

Me gjithë rishikimin me ulje, bujqësia mbetet sektori me kontributin më të madh në PBB, me rreth 16,2% të totalit. Në anën tjetër, rritjen më të madhe të peshës në përllogaritjen e PBB e ka ndërtimi me 1.84 pikë %. Kontributi i ndërtimit ishte 10.2% e totalit të PBB-së më 2023, por pas rishikimit pesha e tij shkoi në 12.1%.

Me këtë rishikim sektori i ndërtimit rrit më tej peshën në ekonomi dhe në rezultatin e përllogaritjes së PBB-së në vijim. Gjithashtu me rritje u rishikua edhe pesha e sektorëve të lidhur me turizmin. Aktivitet “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor” pas korrektimit kontribuuan në 18.5% e PBB-së, nga 17.1% që ishte me metodën e vjetër më 2023. Me rritje u rishikua edhe aktiviteti i shërbimeve profesionale, të cilat do të kontribuojnë me 7.2% të PBB-së nga 5.9% që ishte pesha e këtij grupi me metodën e vjetër.

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme rishikohet me rënie. Pas korrektimit ky grup do të kontribuojë me 4.8% të PBB-së me 2023 nga 5.9 që ishte para korrigjimit.

Gjithashtu me ulje rishikohet kontributi i grupit “Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi” i cili pas korrektimit do të kontribuojë me 1.9% të PBB nga 2.3% që ishte më parë. Kontributi i grupit informacioni dhe komunikimi u rishikua me ulje. Nga 3.2%që u përllogarit kontributi i këtij grupi në PBB më 2023 pas rishikimit do të jetë 2.4%.

Gjithashtu pesha e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit u rishikua me ulje në 1.6% të totalit të PBB nga 2.1 që ishte më parë. Pak ditë më parë INSTAT njoftoi se bëri një rishikim madhor të mënyrës se si matet PBB.

Pak ditë më parë INSTAT njoftoi se bëri një rishikim madhor të mënyrës se si matet PBB ja. Rishikimet madhore janë procese të rregullta të sistemit të Llogarive Kombëtare, të cilat kryhen të paktën një herë në 5 vjet, në mënyrë të koordinuar dhe në bashkëpunim me Eurostat. Ato kanë si qëllim përfshirjen e burimeve të reja të informacionit, përmirësimin e burimeve ekzistuese si dhe zbatimin e ndryshimeve metodologjike statistikore ndërkombëtare. Rishikimi i mëparshëm i Llogarive Kombëtare u krye në vitin 2014, kur INSTAT për herë të parë u bë pjesë e ciklit të rishikimit sipas standardeve të BE-së. Rishikimi i vitit 2024 është rishikimi i dytë i Llogarive Kombëtare dhe përfshin rishikimin e të dhënave që nga viti 2018./Monitor

The post Ekonomia rrit varësinë nga ndërtimi, ulet pesha e bujqësisë në PBB appeared first on Lapsi.al.

“Ekonomia në Lindje të Gjermanisë po lulëzon”/ Analiza e DW: Por pse shumë njerëz janë të pakënaqur me politikën?

29 September 2024 at 11:24
Pse kaq shumë njerëz në Gjermaninë Lindore votojnë veçanërisht për partinë ekstremiste të krahut të djathtë AfD dhe partinë e re populiste të krahut të majtë BSW? Në zgjedhjet në Tyringi, Saksoni dhe Brandenburg, Alternativa për Gjermaninë (AfD) fitoi 29 deri në 33 për qind ndërsa Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW) fitoi 12 deri 14 për qind të votave. Raporti vjetor i

Kina zbulon planin e masave për të nxitur ringjalljen e ekonomisë

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 08:34

Banka Qendrore e Kinës ka zbuluar një paketë masash që synojnë ringjalljen e ekonomisë së vendit.

Guvernatori i Bankës Popullore të Kinës, Pan Gongsheng njoftoi planet për të ulur kostot e huamarrjes dhe për të lejuar bankat të rrisin kreditimin e tyre.

Kjo vjen pasi një sërë të dhënash kanë rritur pritshmëritë se ekonomia e dytë më e madhe në botë do të humbasë objektivin e saj të rritjes prej 5% këtë vit.

Masat që synojnë të nxisin tregun e pronave të goditur nga kriza e Kinës, që përfshijnë uljen e normave të interesit për hipotekat ekzistuese dhe uljen e parapagimeve minimale për të gjitha llojet e shtëpive në 15%.

Industria e pasurive të paluajtshme në vend po lufton me një rënie që nga viti 2021, duke lënë një numër të madh shtëpish të pashitura dhe projekte ndërtimi të papërfunduara.

Masat e reja stimuluese ekonomike të PBOC vijnë vetëm disa ditë pasi Rezerva Federale e SHBA uli normat e interesit për herë të parë në më shumë se katër vjet me një ulje më të madhe se zakonisht.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kina zbulon planin e masave për të nxitur ringjalljen e ekonomisë appeared first on Euronews Albania.

Sezoni veror në Durrës, e braktisin “besnikët” e Kosovës, por shtohen italianët e gjermanët

19 May 2024 at 05:19
Sezoni turistik në Durrës është zgjatur të paktën me një muaj, ndërsa pritet të ketë një numër rekord turistësh të huaj, madje edhe më shumë sesa kapaciteti pritës ofron. Sipas operatorëve, nga rezervimet e deritanishme vihet re largimi i qytetarëve të Kosovës, të cilët pas liberalizimit te vizave duket se po e “tradhtojnë” bregdetin e …
❌
❌