Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 September 2024Main stream

“Kryeqytetit” të turizmit i mungon infrastruktura

22 September 2024 at 13:05

Gjatë muajit Korrik e Gusht, në redaksinë e “Sinjalizo” nuk kanë qenë të paktat rastet e ankesave për pagesat e parkimeve në Sarandë në shumën 1000 lekë apo 1500 lekë, ku kuponi tatimor, nuk ekzistonte si koncept. Andi, një 33- vjeçar i cili  kaloi një javë pushime në brigjet e Jonit, ishte një nga  mijera […]

The post “Kryeqytetit” të turizmit i mungon infrastruktura appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Qytetarët e Komunës së Gjakovës vazhdojnë të raportojnë për problemet infrastrukturore

19 September 2024 at 13:49

Platforma Ndreqe.com, vazhdon të jetë adresa ku qytetarët Komunës së Gjakovës vazhdimisht i adresojnë problematikat e tyre, ku pjesa më e madhe e këtyre problematikave i takojnë infrastrukturës në disa pjesë të ndryshme të qytetit.

Një shqetësim i vazhdueshëm që është në listën e problematikave që raprtohen në Ndreqe.com, janë dëmtimet e trotuarëve në pjesë të ndryshme të qytetit, gjë e cila është një dukuri shqetësuese për kalimtarët, dhe pikërisht një problem i tillë ku trotuari është i dëmtuar është raportuar në Rrugën “Nënë Tereza”, rrugë e cila është rruga në qendër të qytetit, dhe në të cilën vazhdimisht ka lëvizje të këmbësorëve.

Trotuari i dëmtuar – Rruga ”Nënë Tereza” (Qendra e qytetit)

Ndërsa përveç kësaj problematike, qytetarë të ndryshëm kanë raportuar probleme edhe në rrugën që dërgon për në hapësirat rekreative të Parkut në Shkugëz, gjë e cila sjell pakënaqësi për ata të cilët zgjedhin që ta shfrytëzojnë këtë hapësirë për ecje apo për rekreacion.

Përveç raportimeve për gropë në rrugën në drejtim të parkut të Shkugëzes, për një sheqetësim të tillë ëshë raportuar edhe në rrugën pas Parkut të Lirisë, ku njëkohësisht në këtë rrugë kanë ardhur raportime edhe për vendosjen e një shtylle elektrike në mes të rrugës që gjindet pas Parkut të Lirisë, apo siç njihet ndryshe Bulevardi.

Telegrafi kishte kontaktuar edhe me Zyrën për Informin në Komunën e Gjakovës, për të pyetur se kur pritet të bëhet rregullimi i këtyre problematikave në infrastrukrurë që vazhdimisht raportohen nga qytetarët, dhe në përgjigjjen e tyre ishte thënë se : ”Të gjitha prishjet do të rregullohen sipas planit dinamik në kuadër të kodit buxhetor “Sanimi i Rrugëve”.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse.

Vazhdoni të raportoni edhe më tutje për të gjitha problemet në komunat tuaja përkatëse. /Telegrafi/

The post Qytetarët e Komunës së Gjakovës vazhdojnë të raportojnë për problemet infrastrukturore appeared first on Telegrafi.

❌
❌