Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 September 2024Main stream

Java Kultuore Kineze, hapet në Tiranë ekspozita “Miqtë, arti dhe historia”

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 16:31

Këtë të hënë ka hapur siparin e të gjitha aktiviteteve Java Kulturore e Kinës, pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare.

Në Galerinë e Artit të Tiranës u çel ekspozita “Miqtë, Art dhe Histori”, kuruar nga piktori Helidon Haliti, ndërsa i pranishëm ishte dhe ambasadorja e Kinës në Shqipëri.

“Kjo ekspozitë përkon me 75 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-Kinë. Në ekspozitë kemi më shumë se 60 piktura nga më shumë se 20 piktorë nga Kina dhe Shqipëria. Besoj se kjo ekspozitë do të luajë një rol pozitiv në forcimin e miqësisë midis njerëzve të dy vendeve. Në epokën e re, marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar në mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Pala kineze dëshiron të forcoje koordinimin me palën shqiptare për të forcuar marrëdhënien dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në të ardhmen”, tha ambasadorja e Kinës në Shqipëri,” –u shpreh ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Pang Çunxue.

Veprat e ekspozuara janë të realizuara në mediumin e akuarelit, nga mjeshtrat botëror të njohur kinezë, si Liu Yi, Zhou Tianya, LI Xiaoçeng, Rick Huang, Wang Hai Tao, Hu Xiaoxing etj.

Në telajot e këtyre artistëve mbizotron natyra, folklori dhe pejzashi.

“Kemi disa muaj që po punojmë. Kemi ftuar absolutisht artisët më me zë ndërkombëtarisht. Janë punime që i kanë bërë gjatë udhëtimit në Shqipëri. Është një ekspozitë e mbajtur kryesisht në teknikën e akuarelit. Do jetë një ekspozitë që do të qëndroje një javë e hapur,” –tha kuratori Helidon Haliti.

Java kulturore Kineze do të zgjasë deri më 28 shtator ndërkohë përgjatë ditëve do të zhvillohen koncerte, lojëra argëtuese, demonstrime të kaligrafisë kineze, ndërsa do të ofrohet një gamë e gjerë pjatash tradicionale kineze.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Java Kultuore Kineze, hapet në Tiranë ekspozita “Miqtë, arti dhe historia” appeared first on Euronews Albania.

❌
❌