Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Deputeti i PS del duke qeshur nga SPAK: Nuk u mora i pandehur!

By: user 4
8 October 2024 at 15:37

Ka dalë nga Prokuroria e Posaçme deputeti i PS, Jurgis Çyrbja. Ai qëndroi për 5 orë në SPAK dhe në dalje tha se nuk është marrë i pandehur. ‘Nuk jam marrë i pandehur. Nuk kam tjetër koment’, ka thënë Çyrbja.

Deputeti socialist Jurgis Çyrbja u paraqit pranë SPAK sot rreth orës 10:00. Cyrbja u paraqit në Strukturën e Posaçme për një kallëzim të Edi Palokës në kohën kur ishte drejtor Hipoteke.

The post Deputeti i PS del duke qeshur nga SPAK: Nuk u mora i pandehur! appeared first on Lapsi.al.

Deputeti i PS-së del i lumtur nga SPAK: Nuk jam marrë i pandehur

By: V K
8 October 2024 at 15:54

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dalë pas 5 orësh nga Prokuroria e Posaçme. Burime për mediat bëjnë me dije se ai është marrë në pyetje nga agjentët e BKH-së, në lidhje me një padi të bërë nga deputeti i PD-së, Edi Paloka për kohën kur ka qenë drejtor Hipoteke në Durrës.

Pas daljes nga godina e SPAK, Çyrbja tha shkurtimisht për mediat se nuk është marrë i pandehur, pa dhënë më shumë detaje rreth dëshmisë së tij.

“Nuk jam marrë i pandehur. Nuk kam tjetër koment”, është shprehur shkurtimisht deputeti Çyrbja.

Deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja është paditur nga Partia Demokratike në vitin 2021 nën akuzën për kryerjev e veprës penale “shpërdorim detyre”.

“Çyrbja, ish-drejtor i Hipotekës Durrës, akuzohet për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone”, ka deklaruar Edi Paloka në vitin 2021, kohë kur ishte drejtues politik i Qarkut të Durrësit.

Vlen të theksohet fakti se edhe në vitin 2017, Çyrbja u denoncua nga opozita, si person që rezultonte i ‘përfshirë’ në çështjen e Emiljano Shullazit.

Deputeti aktual i Partisë Socialiste, ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit gjatë kohës kur Shullazi ka marrë Hotel Vollgën.

Çyrbja ka dëshmuar në vitin 2017 në seancën ndaj Shullazit dhe grupit të tij që akuzohen për gjobëvënie, duke folur për lidhjet e tij edhe me biznesmenin Ylvi Beqja. Në atë kohë opozita reagoi ashpër duke kërkuar arrestimin e deputetit socialist, Jurgis Çyrbja.

The post Deputeti i PS-së del i lumtur nga SPAK: Nuk jam marrë i pandehur appeared first on Albeu.com.

Deputeti i PS-së del pas 5 orësh nga SPAK: Nuk jam marrë i pandehur!

8 October 2024 at 15:39

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dalë pas 5 orësh nga Prokuroria e Posaçme. Burime për mediat bëjnë me dije se ai është marrë në pyetje nga agjentët e BKH-së në lidhje me një padi të bërë nga deputeti i PD-së, Edi Paloka për kohën kur ka qenë drejtor Hipoteke në Durrës. Pas daljes […]

The post Deputeti i PS-së del pas 5 orësh nga SPAK: Nuk jam marrë i pandehur! appeared first on BoldNews.al.

Për 5 orë përballë prokurorëve, del nga SPAK deputeti socialist Çyrbja: Ja për çfarë u pyeta

By: sara fuga
8 October 2024 at 15:25

Pas pesë orëve marrje në pyetje nga prokurorët e posaçm, deputeti i PS Jurgis Çyrbja ka dalë nga SPAK.
Ai ka thënë për mediat se nuk është marrë i pandehur, ndërsa ka zgjedhur të mos komentojë asnjë pyetje tjetër nga gazetarët.

Mësohet se deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja është paraqitur për një kallëzim të Edi Palokës, për kohën kur Çyrbja ka qenë drejtor Hipoteke.

Deputeti socialist u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike ne vitin 2021 për “shpërdorim detyre”.
“Çyrbja, ish-drejtor i Hipotekës Durrës, akuzohet për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone”, ka deklaruar në vitin 2021, Edi Paloka.

Kujtojmë se deputeti socialist Jurgis Çyrbja u paraqit pranë SPAK sot rreth orës 10:00. Cyrbja u paraqit në Strukturën e Posaçme për një kallëzim të Edi Palokës në kohën kur ishte drejtor Hipoteke.

The post Për 5 orë përballë prokurorëve, del nga SPAK deputeti socialist Çyrbja: Ja për çfarë u pyeta appeared first on Sot News | Lajme.

“Nëse na shpallin luftë, luftë do të marrin”- Deputeti demokrat tregon prapaskenat: Ja pse sot ishte në SPAK socialisti Jurgis Çyrbja

8 October 2024 at 11:54
Në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi, deputeti i PD, Edmond Spaho ka deklaruar se ajo që ndodhi dje në protestë ishte vetëm fillimi, pasi në ditët e tjera do të marrin një përgjigje më të ashpër. Ai u shpreh se nëse i shpallet luftë opozitës, luftë do të marrin. Po ashtu, Spaho komentoi edhe

Çyrbja në SPAK, Spaho: Shkoi për të dhënë llogari për përgjimet e Sky Ecc me bandat e Durrësit

By: Ardit
8 October 2024 at 12:12

Deputeti i PD-së Edmond Spaho gjatë fjalës së tij në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi ka bërë një deklaratë të fortë për deputetin e PS-së Jurgis Çyrbja. Sipas Spahos, Çyrbja, shkoi në SPAK për të dhënë llogari përgjimet në Sky Ecc për lidhjet me bandat e Durrësit. Ndërsa për mosbindjen civile, deputeti demokrat tha […]

The post Çyrbja në SPAK, Spaho: Shkoi për të dhënë llogari për përgjimet e Sky Ecc me bandat e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Deputeti i PS, Jurgis Çyrbja paraqitet në SPAK

By: V K
8 October 2024 at 10:30

Ditën e sotme, deputeti i PS për Durrësin, Jurgis Çyrbja është thirrur në SPAK. Burimet mediatike bëjnë me dije se; Çyrbja do të japë deklarime në organin e akuzës në lidhje me një kallëzim të bërë nga Edi Paloka, gjatë kohës që deputeti mbante pozicionin e kreut të hipotekës së Durrës.

Drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, Edi Paloka dërgoi 3 vite më parë në SPAK deputetin Jurgis Çyrbja, i akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Në atë kohë Paloka tha se Çyrbja akuzohet mbivendosje prone, pasi brenda një dite ka firmosur dy praktika për të njëjtën pronë.

Në të njëjtën kohë, Paloka tha se disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 Çyrbja ka qenë i pranishëm në Kadastrën e Durrësit, duke shpërndarë certifikata dhe legalizime, njësoj sikur të ishte ende drejtor Hipoteke.

The post Deputeti i PS, Jurgis Çyrbja paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Pse u thirrët në SPAK? Deputeti i PS-së në Prokurorinë e Posaçme, hesht para gazetarëve! U kallëzua 3 vite më parë për…

8 October 2024 at 10:08
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Mësohet se deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja është paraqitur për një kallëzim të Edi Palokës, për kohën kur Çyrbja ka qenë drejtor Hipoteke. Deputeti socialist u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike ne vitin 2021 për “shpërdorim detyre”.
❌
❌