Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 September 2024Main stream

Kënga e tij u bë himn i protestave në vitin 2022, Irani fal këngëtarin

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 09:52

Një fitues i çmimit Grammy iranian tha të hënën se ai u fal nga vuajtja e një dënimi tre-vjeçar për këngën e tij që u bë himn i protestave të vitit 2022 për iranianen Mahsa Amini.

Mahsa Amini, e njohur gjithashtu si Jina Amini, ishte një grua iraniane e cila u arrestua e mëpas humbi jetën në Teheran për kundërshtimin e hixhabit të detyrueshëm.

Shervin Hajipour, të cilit iu dha Grammy në vitin 2023 nga Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden, ngarkoi një video në Instagram, duke u dukur i pushtuar nga emocionet dhe duke thënë: “Një urdhër i ri ishte lëshuar në lidhje me amnistinë, dhe përfshinte rastin tim”.

Dy muaj më parë, Hajipour njoftoi se ishte urdhëruar të shkonte në burg për të vuajtur një dënim prej tre vjetësh e tetë muajsh, të cilin gjykata ia dha në mars . Ai kishte vuajtur tashmë disa kohë burgu, por ishte liruar me kusht në 2023 në pritje të vendimit të gjykatës.

Kënga e tij, “Baraye”, fillon me: “Për kërcimin në rrugë, për frikën që ndjejmë kur puthemi”.

Biden i dha Hajipour çmimin e veçantë të meritës për këngën e re të Grammy-t për ndryshime sociale gjatë ceremonisë vitin e kaluar dhe deklaroi: Kjo këngë u bë himni i protestave të Mahsa Amini, një thirrje e fuqishme dhe poetike për liri dhe të drejtat e grave.

Shervin u arrestua, por kjo këngë vazhdon të rezonojë në mbarë botën me temën e saj të fuqishme: Gratë, jeta, liria.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kënga e tij u bë himn i protestave në vitin 2022, Irani fal këngëtarin appeared first on Euronews Albania.

❌
❌