Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 1 October 2024Main stream

U përplas me Nokën në Kuvend, Petro Koçi zbardh prapaskenat e sherrit

By: M C
1 October 2024 at 16:34

Deputeti socialist, Petro Koçi, ka folur lidhur me situatën e djeshme në Kuvend, ku pati një përplasje mes tij e Sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka.

I ftuar në një program televiziv, Koçi tregoi përpasjen me Nokën, i cili sipas tij i ka thënë se ‘po na provokoni’ dhe i ka ndërprerë fjalën.

“Më hoqën të drejtën e fjalës dhe kjo është shumë e rëndë. Ishte duke thënë që ‘po na provokon’i. I kam thënë ‘je ti që po më provokon mua’. Tha ‘na keni burgosur kolegun’. I thash ‘e keni burgosur vetë, nuk e kemi burgosur ne’. Kaq ka qenë”, tha deputeti socialist.
Ndër të tjera ai i quajti veprimet e opozitarëve ordinere, ndërsa shtoi se ajo që po ndodh me opozitën nuk ka lidhje vendimin e Salianji, sepse sipas tij, togfjalëshi për mosbindje civile ka kohë që qarkullon.

“Në asnjë çast nuk humba qetësinë, por kur ka tension, në fjalorin tim s’ka asnjëherë fjalë të papërshtatshme. Ndjehesha i fyer nga veprimet ordinere të kryera dje edhe ndaj meje. Erdhën të tjerët te unë. Më hoqën të drejtën e fjalës dhe kjo është shumë e rëndë. Ishte duke thënë që ‘po na provokoni’. I kam thënë ‘je ti që po më provokon mua’.

Tha ‘na keni burgosur kolegun’. I thash ‘e keni burgosur vetë, nuk e kemi burgosur ne’. Kaq ka qenë. Aty ka shumë tension dhe veprime të dhunshme… Ajo që po ndodh me opozitën nuk ka lidhje me konfirmimin e vendimit për dënimin e zotit Salianji sepse togfjalëshi për mosbindje civile ka kohë që dëgjohet, më kujton 14 shtatorin, vrasjen e Azem Hajdarit, kur shkruanin Shqipëria në luftë. Lëvizje politikisht vetëvrasëse e opozitës”, tha ai.

The post U përplas me Nokën në Kuvend, Petro Koçi zbardh prapaskenat e sherrit appeared first on Albeu.com.

U përplas me Flamur Nokën në Kuvend, deputeti socialist tregon sherrin me demokratin: Më tha se na keni burgosur…

1 October 2024 at 15:56
Deputeti socialist, Petro Koçi, ka folur lidhur me situatën e djeshme në Kuvend, ku pati një përplasje mes tij e Sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka. I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, Koçi tregoi përpasjen me Nokën, i cili sipas tij i ka thënë se ‘po na provokoni’ dhe i ka ndërprerë fjalën.
Before yesterdayMain stream

Rikthimi i ‘xhiros’ nuk e rigjallëron Rrugën Tregtare në Durrës

12 September 2024 at 10:36

Bulevardi “Epidamn” në Durrës, i njohur më së shumti si Rruga Tregtare është mbyllur dy muaj më parë me urdhër të Bashkisë, dhe po shfrytëzohet si pedonale për kalimtarët vendas dhe të huaj, po ashtu dhe për qytetarët durrsakë. Por ajo ka mbetur e shurdhër, në mungesë të mbështetjes së bizneseve që kërkojnë të gjallërojnë […]

The post Rikthimi i ‘xhiros’ nuk e rigjallëron Rrugën Tregtare në Durrës appeared first on Reporter.al.

❌
❌